“Një Grua midis dy Burrave” – “A Woman Between Two Man”, Romani, që përmban dramë, frikë, dhe shpresë……

0
752
Intervistë me shkrimtaren Amerikane Carrie Hooper
Intervistoi : Beqir SINA 
Carrie Hooper, është amerikania që jep mësime private të gjermanishtes, spanjishtes, pianos, dhe kantos në Elmira, Nju Jork, e cila ka një histori shumë të veçantë : ajo është e verbër, por kjo nuk e ka penguar të zotërojë gjashtë gjuhë të huaja, mes tyre edhe shqipen, të përfundojë studimet universitare për muzikë, të këndojë dhe interpretojë në disa vegla muzikore, të shkruajë poezi dhe të jetë një admiruese e historisë dhe zakoneve shqiptare.
 Mirë po ajo që edhe tërhoqi vemendjen tone, dhe po zhvillojmë këtë intervistë është fakti që për here, të pare një shkrimtare amerikane Carrie Hooper dhe një shkrimtar shqiptar në Amerikë, sjellin për lexuesin amerikan,  shqiptar dhe të huaj librin “Një Grua midis dy Burrave” – “A Woman Between Two Man”.
 robrakipllari@hotmail.com, qemalmuraku@hotmail.com
@hotmail.com dhe e zevendesit te tij, qemalmuraku@@hotmail.com.@hotmail.com dhe e zevendesit te tij, qemalmuraku@@hotmail.com. amerikanoshqiptare, është botuar në Amerikë nga Enti Botues dhe ka bashkëautorë dy shkrimtarë, një amerikane dhe një shqiptar, Carrie Hooper dhe Skifter Kellici Dhe është hera e parë që në Amerikë botohet një roman me temë amerikano-shqiptare, shkruar nga një autore amerikane, Carrie Hooper, (Kerri Huper), dhe një autor shqiptar, Skifter Këlliçi, i cili prej 22 vjetësh jeton në Boston dhe veç shumë veprave letrare të botuara edhe vitet e fundit në Shqiperi, njihet gjithashtu për punime publicistike të botuara gjerësisht në mediat shqiptare dhe shqiptaro-amerikane, ”Bota sot”, “Illyria” dhe “Dielli” dhe portale e media sociale.
Për më shumë flet bashkëautoria e librit “Një Grua midis dy Burrave” – “A Woman Between Two Man”, Harrie Cooper
Si arritët deri në këtë vepër, duke shfrytëzuar sinopsin e Këlliçit?
 Harrie Cooper :   Së pari, ju falënderoj, Zoti Sina për mundësinë që më dhatë të bisedoja me ju rreth romanit, Një grua midis dy burrash. U njoha me Zotin Këlliçi në telefon në vitin 2018 nëpërmjet shkrimtares shqiptare, Sabije Veseli kur qëndroja te ajo dhe familja e saj. Atëherë Shoqata e shkrimtarëve shqiptaroamerikanë organizoi një promovim të volymit tim poetik, Piktura në fjalë. Që nga ajo kohë, unë dhe Zoti Këlliçi vazhdonim të shkëmbenim emaile dhe të bisedonim në telefon. Më tregoi për romanin e tij në dorëshkrim, Një grua midis dy burrash, më dërgoi përmbledhjen e tij, dhe më ftoi të bashkëpunoja me të në këtë roman sepse donte ta botonte në Amerikë dhe i pëlqeu ideja e një bashkëpunimi shqiptaroamerikan. Unë lexova romanin, bëra disa ndryshime të vogla në variantin shqip, dhe e përktheva në anglisht, duke bërë më shumë ndryshime. Pastaj një shoku im më ndihmoi ta futja në faqen e Internetit të vetëbotimit, Lulu.
Çfarë përmban libri “Një Grua midis dy burrash: dramë, frikë apo shpresë për jetë?
 
Harrie Cooper :     Romani Një grua midis dy burrash përmban dramë, frikë, dhe shpresë. Tregon historinë e infermieres, Mary Davenport, e cila fejohet me shkencëtarin Charlie smith. Ndërkohë dashurohet me Kreshnik Gërmenin, birin e një shqiptari, Lonit, të arratisur nga Shqipëria komuniste dhe të emigruar në Amerikë. Për fat të keq, disa grabitës e vrasin Babain e Kreshnikut kur përpiqet ta shpëtojë jetën e një polici. Pas vrasjes së babait, Kreshniku rritet nga shoku i Lonit, James Clemens, i cili është alkoolist dhe luan lojrat fati. Për të paguar një borxh të babait të tij, Kreshniku detyrohet të bëhet trafikues droge por faktikisht ka aftësi si poet dhe i pëlqen muzika klasike. Kur Mary njihet me të, e nxit ta lërë jetën e felliqtë të shitjes së drogës.
Veç faktit që është roman me temë amerikano-shqiptare, a mendoni  se ai sjell diçka të re në letërsinë amerikane?
 
Harrie Cooper :    Patjetër që ky roman sjell dukuri të reja në letërsinë amerikane. Lexues amerikanë do të mësojnë për Shqipërinë dhe pak për historinë e saj. Shqipëria nuk përmendet shumë as në mediat as në letërsinë amerikane dhe edhepse është vend i vogël duhet vlerësuar më shumë. Shpresoj se duke lexuar romanin tonë, lexuesit amerikanë do të interesohen të mësojnë më shumë për këtë vend të veçantë.
Cilat janë disa nga veçorite e këtij romani?
 
Harrie Cooper :     Një grua midis dy burrash tregon anën njerëzore të një keqbërësi. Kreshniku nuk trafikon drogat sepse e dëshiron por sepse rrethanat e detyrojnë ta bëjë. Nuk është një histori e thjeshtë dashurie por është një histori të njerëzve komplekse që udhëtojnë në rrugën e ndërlikuar të dashurisë.
A gjykoni se romani “Një Grua midis dy burrash me një autor amerikane dhe një autor shqiptar, do të pritet mirë nga lexuesit shqiptarë, amerikanë dhe të huaj?
 
Harrie Cooper :    Po, besoj se do të pritet mirë nga të gjithë.
Ju shkruani në mos gabohem në gjashtë gjuhë . Ndjenja juaj kur shkruani Shqip, dhe kur veprat tuaja filluan të shkruhen edhe në gjuhën Shqipe?
 
Harrie Cooper :    Ndihem të çliruar në një farë mënyre kur shkruaj në çfarëdo gjuhë të huaj. Mund të shpreh idetë për të cilat nuk i gjej fjalët për t’i shprehur në anglisht, gjuhën time amtare. Për mua të shkruaj në gjuhë të huaja është si të përdorja ngjyrë të ndryshme për të pikturuar mendimet e mia. Meqë shkruaj në brail, çdo gjuhë ka texturën e saj të veçantë.
Çfarë lexon Carrie Hooper? Çfarë përzgjedh për lexim? Nga autorët Shqiptar?
 
Harrie Cooper :    Nuk kam lexuar ndonjë vepër shqiptare që nga shumë kohë, por më pëlqejnë poezitë e Migjenit, poezitë e Naim Frashërit, veprat e Ismail Kadaresë, dhe poezitë e Fan Nolit.
Çfarë keni mësuar nga veprat që keni lexuar të autorëve Shqiptarë?
Harrie Cooper :    Leximi i veprave të shkrimtarëve shqiptarë më ka ndihmuar ta përmirësoj shqipen dhe ta kuptoj më mirë historinë shqiptare, dhe më ka afruar me Shqipërinë, një vend që do ta doja ta vizitoja një ditë.
Sipas jush, Çfarë është letërsia shqipe dhe çfarë do të donit të ishte?
Harrie Cooper :  Do të thoja se letërsia në çdo gjuhë duhet ta pasqyrojë përvojën njerëzore me fjalë hyjnore. Veprat letrare nuk duhen shkruar vetëm për të fituar para por për ta sjellë kulturën njerëzve. Kemi nevojë për më shumë fjalë shëruese dhe kuptimplote.
Ju faleminderit, që gjetët kohë!
Harrie Cooper :  Ju faleminderit, Suksese! Ju