Ramadan Lika / Kemi vendosmeri për tu shkuar çeshtjeve deri në fund

0
859

Ramadan Lika:
Deputet i PD-se sot shkruan në statusin e tij në Facebook
Prania jonë sot në sallën e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese tregon hapur vendosmërinë tonë për të zgjedhur një numër të madh çështjesh dhe për të diskutuar problematikat e qytetarëve.
Nuk mund t’iu jepet zgjidhje halleve dhe kërkesave të qytetarëve që na kanë votuar për të qënë afër tyre, nëse mazhoranca vazhdon me neglizhimin total të kërkesave jo vetëm të opozitës, por të të gjithë qytetarëve tanë. Varfëria ekstreme, rritja e çmimeve, mungesa e transparencës dhe shumë probleme të tjera që kërkojnë zgjidhje, nuk mund të anashkalohen në mënyrë të vullnetshme nga qeveria në fjalë.
Ne do të vazhdojmë të kërkojmë të drejtat e shqiptarëve në çdo kohë dhe moment, sepse ju detyrohemi qytetarëve tanë!