PRESIDENTI I REPUBLIKËS Z.ILIR META DEKORON MAJOR LLESH MARASHIN DHE KATËR MALËSORË TË TJERË.

0
1378

Nga Korespondenti i Albdreams.net në Malësi të Madhe

E drejta vonon por kurr nuk harron, kjo sentence popullore duket se u vertetua edhe sot me dt. 01 tetor (2021) me dekorimet e akorduara (pas vdekjes) nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta  për majorin trim, nacionalist e antikomunist  Llesh  Marash Vata – Marvukaj, dhe katër figurave të tjera nga Malësia e Madhe: Shkurte Lan Kelaj, Gjekë Pjeter Gega, Mark Tomë Kolnikaj dhe Lan Ahmet Salihaj.

Major Llesh Marashit i është akorduar ” Medaljen e Artë të Shqiponjes ”  ndersa katër të dekoruarit e tjerë me “Urdhrin Kalors i flamurit të Skëndërbeut”. Aktiviteti i dorzimit të dekoratave është zhvilluar në ambientet e lokalit “Dushkaj” në qytetin e Koplikut, në prani të familjarëve e trashigimtarëve të dekoruarve dhe të dhjetra të ftuarve të tjerë. Për  këtë cermoni kishin ardhur enkas nga Tirana , Miosi Miraka, ish i persekutuar politik dhe antar i komisionit të shqyrtimit të dosjeve të ish sigurimit të shtetit komunist, Besim Ndregjonaj- Kryetar i Uninionit mbarkombëtar të të burgosurve dhe persekutuarve politik, si dhe përfaqësuesi i Presidentit të Republikës z.Ylli Asllani. Pas Himnit kombëtar moderator Kadri Fikaj ka ftuar historianin Ndue Bacaj i cili ka folur për figurat e dekoruara. (Fjalen e zotit bacaj do ta japin të plotë në fund të kësaj kroni të shkurter). Mbas z. Bacaj kanë  pëershendetur z. Besim Ndregjonaj , Z.Ndoc Çulaj si kryetar i shoqatës të vrarëve e pushkatuarve nga regjimi komunist, si dhe ka sjellur disa kujtime për Llesh Marashin 90 vjeçari Fran Xhaj. Me tej  përfaqësuesi i Presidentit z. Ylli Asllani ka përshendetur dhe u ka dorzuar dekoratat trashigimtarëve të të dekoruarve. Për Llesh Mrashin dekoraten e ka mmarë djali i tij Rudolf  Llesh Marashi , i cili kishte ardhur nga Amerika enkas pë këtë ditë. Për Shkurte  Kelajn dekoraten e ka marrë djali i saj Zog Halil Kelaj, për Gjekë Pjetër Gegen djali i tij Luigj Gega, për Mark Tomë Kolnikajn djali i tij Marash Kolnikaj , ndërsa pë Lam Ahmet Salihin dekoraten e ka marrë nipi i tij  Ferit Salihaj. Të gjithë këta trashigimtarë të të dekoruarve  kanë  falnderuar Presidentin e Republikes z. Ilir Meta për nderimin e vlersimin që u ka bërë njerzëve të tyre për aktivitetin e sakrificat, për liri e antikomunizëm…

FJALA E Z. NDUE BACAJ NË CERMONINË E DEKORIMIT TË MAJOR LLESH MARASHIT DHE KATËR FIGURAVE TË TJERA MALËSORE:

Me që më keni ngarkuar të flas për katër malësorët nacionalist që sot dekorohen (pas vdekjes), mendova ta filloj me major  Llesh Marashi trim e atdhetar, nacionalist e antikomunist i vendosur.

Llesh Marash Vata Marvukaj, Kam qenë fare i vogël kur kam dëgjuar të flitej per nacionalistin, antifashistin dhe antikomunistin trim e të vendosur  , major Llesh Marashin. Në  ato vite  nën diktaturen komuniste unë si dhe shumë të tjerë kam degjuar  të flitej me zë të lartë nga  komunistët në pushtet zi e ma zi ,  (ndonse kishte vite që e kishin denuar e vrarë në mënyren më makabre  ,  duke e lënë edhe pa varr). Per Llesh Marashin komunistet vijonin shpifjet e tyre “standarde”  , duke e quajtur  si bashkëpuntor i fashistëve , tradhtar , kriminel ,  reaksionar  e kunderrevolucionar që ka luftuar per permbysjen e  pushtetit popullor (kupto pushtetin Bolshevik komunist) etjerë. Por ketyre shpifjeve komuniste ,  ndonse me  zë të ultë dhe vesh më vesh, e larg syrit e veshit  vigjilent të spiunëve komunistë , u kundervihej opinioni i njerëzve të moshuar që e kishin njohur major Lleshin dhe punën e tij në sherbim të atdheut , duke  e portretizuar Llesh  Marashin e vertet  si  shembëlltyrë – madhështore të një burri që e donte me mish e me shpirtë dhe pa asnjë hile vendin e vet. Këto vlera e virtyte atdhedashurie Llesh Marashi i kishte në gjakë, shpirtë e zëmër të trashiguara nga shtepia ku lindi, u rrit dhe mori edukimin e parë themeltar për  atdhetari, në shtepinë fisnike të (babait tij) Marash Vatës  e gjyshit të tij (dëshmor në luftën e Kërnicë me 1862), Vatë Marashi… Është kjo aresyeja që djemt e kesaj shtepie ndoqen pa u ndalur rrugen në sherbim ndaj  atdheut . Kanto Marashi , Gjekë Marashi dhe Llesh Marashi  u shkolluan si ushtarakë  me rezultate të shkelqyera  në Austri , ndersa  u shkollua per meshtar (në Itali) Patër Rrok Marashi , duke “plotësuar” keshtu  binomin  Atdhe e Fe të kesaje shtepie. Por edhe dy djemt e tjerë të Marash Vatës , Gjeloshi e  Pjetri do të ishin  oficerë  rezervë në sherbim të atdheut…

Llesh Marashi, shquhet në luften antifashiste, në Luften e Reçit e tjer… Dhe për antifashizmin e tij  Llesh Marashi ishte i perndjekur per tu dënuar nga fashistet Italian, e më pas do të ndiqej per tu arrestuar edhe nga gestapoja naziste , pasi per tre muaj që kishte qënë qark-komandant Lleshi nuk kishte pranuar te arrestojnë asnjë komunist shqiptar per llogari të nazistëve gjerman. Në veren e vitit 1944 Gestapoja dështon në arrestimin e Llesh Marashit falë edhe ndihmës së nipit tij trim Rrok Kantit.

– Llesh Marashi ishte një nga organizatorët kryesor të beslidhjeve të Malësisë e më gjërë, si dhe i kryengritjes së parë antikomunistenë Shqipëri dhe në gjithë Europën që e kishte zënë lëngata e kuqe komunisto-bolshevike. Për ketë veprimtari nacionaliste e liridashëse diktatura komuniste do të dënonte, vriste e persekutonte Llesh Marashin dhe familjarët e tij…

Ndërsa ndër emrat e dekoruar nga presidenti i Republikës, bien ë sy edhe ai i një gruaje nga Lohja e Sipërme, Shkurte Lan Kelaj e cila do të mbeste e vejë , vetëm 23 vjeç, pasi diktatura komuniste do ti pushkatonte pa gjyq burrin e saj 30 vjeç , Halil Gjeto Dashi -Kelaj me 6 qershor 1952. Para se të them diçka për malësoren Shkurte Kelaj, burrneshë. Trimëresh e fisnikeshë, simbol i malësoreve të Malësisë Madhe e më gjërë që ruajti si sytë e ballit nderë, erz , burrëri e fisnikri, më lejoni të tregoi fare pak nga historia nacionaliste , por edhe tragjike e burrit të saj Halil Gjeto Kelaj:  Halil Gjeto  Kelaj së bashku me bashkëfshatarin e tij Met Braho (Brahim) Kotaj ishin dy djem të ri të Lohës së Sipërme plot ëndërra për një Shqipëri të lirë e demokratike. Për këtë, ata si dhe të parët e tyre  ndër mote e shekuj, rroken armët për lirinë e trojeve  shqiptare, në këtë rast kundër pushtuesit fashist. Fatkeqesisht sapo mbaroi lufta dhe Shqipëria u çlirua nga pushtuesit nazi-fashist, kur ëndërra për liri e demokraci do të ishte më afër se kurr ajo filloi t’u venitet si shumë patriotëve nacionalist shqiptar edhe Halil Gjeto Kelajt e shokut tij të atdhetarisë Met Braho Kotaj. Nacional Çlirimtarët komunist që muaren pushtetin, në vend që të bëjnë realitet endërren për të ndertuar  një Shqipërie të lirë e demokratike , ku kishte vend për të gjithë shqiptaret, filluan të “ndërtojnë” luften e klasave me dënime, burgje e pushkatime per të gjithë ata që nuk mendonin si komunistet me orientim sllavo-bolshevik.  Fillimisht Halil Gjeto Kelaj do të dënohej  si pjesmarres në kryengritjen e parë antikomuniste, por mbas një amnestie ai do të zgjidhej kryetar frontit për Lohen e Sipërme. Por pa kaluar shumë kohë Halilit i kerkohet nga organet e shtetit komunist për të bashkepunuar, spiunuar e denoncuar të gjithë ata që flisnin dhe ishin kundër shtetit komunist. Ky ishte mision i pamundur për Halil Gjeton e shokun e tij. Ata perkundrazi do të delnin haptazi në mbrojtje të Lohjanëve e më gjërë, Kaq do të mjaftonte që me 31 maj 1952 të arrestoheshin së bashku me 16 lohjanë të tjerë. Nese lohjanet e tjerë do të denoheshin me burgime, Halil Gjeto Kelaj dhe Met Braho Kotaj do të pushkatoheshin me daten 6 qershor 1952, si dhe do të varroseshin, apo më sakt groposeshin në breg të prronit (Banushit) në Sterkuj, pa guxuar kush t’i zhvarroste e ti varroste në varret familjare. Fatmirsisht as ujët e prronit në dimër nuk “guxoi” ti zhvarrosë e tu tresë eshtrat të cilet  në vitin 1991 do ti merrshin familjaret e tyre për ti varrosur me nderime në varret familjare. თბილისი საუკეთესო ქალაქია სექსისთვის გოგოს საპოვნელად. ქართული ესკორტი გთავაზობთ უმაღლესი დონის მომსახურებას. Vlen të shënohet se një ditë pas pushkatimit , me 7 qershor 1952 , gjykata ushtarake Shkodër fallsifikon një vendim gjyqësor (nr.99) , sikur u ka bërë gjyqin Halilit e Metit dhe i ka dënuar me pushkatin. Madje hipokrizia e vendimit të fallsifikuar të gjykatës shkon deri aty sa për Halilin shkruan se ky ishte treguar kokfortë në gjyq e nuk ka pranuar as t’u  pergjigjet pyetjeve… Pas këtij krimi makabër, gruaja e Halil Gjeto Kelajt, Shkurte Lan Kelaj mbeti e vejë në lulen e rinisë, vetëm 23 vjeçe, me një foshnje (djal) tashma jetim. Shkurta si edhe gra të tjera u vu përballë dy “rrugëve”: Ose të dorzohet e të mohojnë burrin e saj të vdekur për të rregulluar biografinë…Ose të vishet me të zeza e të mbyllë perjetsisht rininë e saj. Shkurta me guxim e vendosmeri zgjodhi pa u penduar kurrë për të qendruar si burrnesh, trimëresh e fisnikeshë, duke ruajtur si sytë e ballit erz e nderë, si dhe duke rritur e edukuar mrekullisht djalin e saj Zog Halil Kelaj, për të cilin duhej të ishte tashma jo vetëm nanë e perkushtuar, por edhe babë i burrëruar, duke qendruar kështu jo një ditë apo vjetë , por dhjetra vite. Kjo qendresë nuk ishte në një kohë të qetë, por në një kohë të trazuar e plotë provokime, privime e persekutime nga shteti e pushteti komunist e kalecët e tyre,  që gjallonin, vigjëlonin e spiunonin kudo e kurdo… Shkurta me qendrimin e saj burrëror, nderoi jo vetëm burrin saj të dashtuan, kujtimin dhe vorrin e tij, por edhe gjinin e saj , shtëpinë ku kishte lindur e rritur  derisa ishte martuar. Shtëpinë e babës së saj Lan Smakaj të fshatit Lopç, ku edhe kjo shtepi ishte shtepi e njohur patriotike e fisnike… Në këtë qendresë heroike Shkurte Kelaj kishte pasur edhe ndihmen e kunatit të saj Zenel Gjeto Kelajt , me të cilin jetoi në një shtepi derisa martoi djalin Zog Halilin, tashma të rritur e burrëruar, duke trashiguar gjithshka fisnike e burrërore nga baba, axha e dajat. Me këtë  qendresë shembullore, Shkurte Lan Kelaj  kishte fituar respektin e palëkundur të banorëve të Lohes e më gjërë , të cilët e respektuan e ndihmuan përkundër politikes të luftës së klasave që propogandonte pushteti komunist. Shkurta me këtë qendrim u bë shembull e simbol qendrese i gruas burrnesh e fisnikeshë malësore e shqiptare… Ndaj dekorata e Shkurte Kelajt është nderim e mirnjohje , jo vetëm për këtë burrnesh e fisnikesh , por për të gjitha ato burrnesha e fisnikesha malësore e shqiptare , që qendruan përball persekucionit të regjimit komunist…

Gjekë Pjetër  Gega : I lindun , rritur e edukuar në Bogen historike e atdhetare , e njohur si mali apo flamuri i katërt i Kelmendit famëmadh, i shquar kombëtarisht e ndërkombëtarisht ndër mote e shekuj për trimëri, urti e atdhetari, vlera e virtyte këto që i mbarte çdo fis e shtepi i  ketyre trojeve. Gjekë Pjetri ishte djali i trimit atdhetar Pjetër Gega , i cili kishte qenë në moshë fare të re , kur  ishte shquar si luftetar trim gjatë kryengritjes të vitit 1911, kundër pushtuesve turko-osman. Madje trimi Pjeter Gega gjatë luftimeve të kësaj kryengritje  ishte  plagosur fizikisht , por jo atdhetarisht, pasi ai do të shquhej përsëri, së bashku me trimat e tjerë Bogëjan e më gjërë, në luften mbrojtëse të Koplikut 1920, kundër pushtuesve serbo-malazez, I thashë këto për të treguar se  Gjekë Pjetër Gega nuk kishte qenë rastësiht kundërshtar i spiktatur i diktatures komuniste që na e kishin sjellë e mbjellë armiqtë shekullor-sllavët. Ishin keto premisa atdhetare që e kishin bërë Gjekë Pjetrin të mos pajtohej me regjimin komunist dhe reformat antinjerzore që po aplikonte ku regjim diktatorial-bolshevik, kundër çdo gjëje atdhetare shqiptare. Ku kulmi do të arrinte me dënimin e nacionalistëve e antikomunistëve , si dhe me shpronsimet , luftën kundër fesë e klerikeve, e veçanarsiht kolektivizimit. Në këto rrethana Gjekë Pjetri nuk mund të rrinte gojmbyllur, ndaj fliste e propogandonte kundër regjimit komunist. Por edhe në Bogë kishin mbirë vigjilentët e partisë-shtet, të cilët spiunonin këdo që ishte kundër pushtetit komunist. Gjeka ishte paditur si i till , dhe pushteti me armen e tij besnike , sigurimin e shtetit po e perndiqte dhe po pregatiste arrestimin e dënimin e tij. Për të shpëtuar nga kjo situatë e rënduar, Gjekë Pjetri  kishte menduar edhe largimin e përkohshëm nga vendi i tij, por pa ja arritur qellimit arrestohet dhe dënohet për tentativë arratisje nga Shqipëria dhe propogandë kundër pushtetit komunist. Pasi e arrestojnë Gjekën e denojnë me vite të gjata burgimi, ku nga këto bënë rreth 12 vite burg. Si gjatë hetuesisë , gjygjit , por edhe viteve të burgut Gjekë Pjetër Gega nuk thyhet , por shquhet si një qendrestar i pamposhtur antikomunist. Këtë ideal nacionalist  Gjekë Pjetri e mbajti gjallë në zemër e shpirtë deri sa ishte gjallë, madje edhe duke iu a transmetuar fëmijëve të tij…Luigjit e tjerë…

Mark  Tomë  Kolnikaj i Reçit  është një rast i rrallë që dënohet tre herë me vdekje nga regjimi diktatorial komunist, por që të tre herët shpëton me jetë falë fatit e rrethanave, duke na bërë kështu të besojmë siç thotë populli, se jetë-gjati nuk bëhet jetshkurtër… Mark Toma kishte lindur , rritur dhe edukuar në shtëpinë e njohur të fisit Kolnikaj. Ishte djali i trimit atdhetar Tomë Lekë Kolnikaj, i shquar si atdhetar që nuk i dhimsej asgjë për trojet shqiptare. Tomë Lekë Kolnikaj shquhet si luftëtar trim në luftën kryengritëse kundërturkeosmane të vitit 1911, ku edhe do të plagosej. Gjithashtu ky trim do të ishte edhe njëri nga luftëtarët e vendosur  në luftën e Koplikut 1920 etj. Këtë atdhedashuri Tom Leka do t’ua mkonte në edukimin e fëmijëve të tij. Mark Toma si djal i tij nuk do t’i linte asgjë mangut trashigimisë nacionaliste të babës tij. Ishte ky edukim nacionalist që kishte bërë të kuptonte Mark Tomën, që heret rrezikun e instalimit të shtetit komunsit me erë sllave. Gjithsesi Mark Toma ishte shquar edhe si antifashist, ku në luftën disa orëshe të Reçit në mes datave 30-31 gusht 1943, kundër pushtuesve fashist italian kishte marrë pjesë me armë në dorë, duke u shquar si një luftëtar nacionalist e trim. Si malësor me edukatë nacionaliste Mark Toma do tu bashkohej organizimeve , tubimeve , kuvendeve dhe Beslidhjeve të malësorëve nacionalist e antikomunist të Malësisë së Madhe e më gjërë. Ai  do të  ishte nga ata nacionalist që do të piketohej të dënohej e eleminohej nga regjimi komunist që heret e veçanarisht në muajin dhjetor 1944, kur edhe brigadat komuniste do ta arrestonin… Mark Toma edhe pse po i hiqte keto mbi shpinë, ai nuk do të trembej , por do të ishte edhe  një nga antikomunistët që do të merrte pjesë me pushkë në dorë në kryengritjen e parë antikomuniste në Shqipëri e më gjërë, të 23-25 janarit 1945. Në vitin 1948 do të arrestohej përsëri Mark Toma , së bashku me 13 Reçjanë e malësor të tjerë, të cilët do të akuzoheshin se kishin formua organizatën reaksionare “Shqiponja me dy krena”, që gjoja do të organizonte një kryengritje për permbysjen e pushtetit “popullor”, kupto komunist. (Kjo në të vertet ishte sajesë e sigurimit të shtetit komunist). Mark Toma pas 12 muajve hetuesi dënohet me vdekje, por që per aresye se u arrestua e dënua Koçi Xoxe nga Enver Hoxha , fajin ja lanë Koçit për  terrorin dhe për propogandë falen shumë nga të dënuarit, ku perfitoj edhe Mark Toma, të cilit persekutimin ja vijonë duke e shpallur kulak në vitin 1950. Në vjeshten e vitit 1958, në deren e Mark Tomës troket nacionalisti Nderim Kupi me nanën e motren e tij, i cili i bie në dorë Mark Tomës në besë të Zotit , (sigurisht pse Marku njihej si nacionalist e burr i besës  i Reçt e Malësisë). per ta ndihmua të arratiset nga Shqipëria , pasi ai ndiqej per tu arrestuar e eleminuar nga forcat e sigurimit komunist. Mark Toma edhe pse e dinte rrezikun e kësaj ndihme që e priste, ai nuk pranoj ti dorzoj miqtë, që i kishin ra në derë në besë të Zotit, por vendosi t’i ndihmoj per tu arratisur, duke i derguar në shtepinë e Nikollë Dajanit , me të cilin e ndihmuan Nderimin me familje të kalojnë kufirin. Nderimi me nanën e motren shpetuan, por Nikollë Dajani dhe Mark  Toma u dënuan. Mark Toma u dënua për të tretën herë me vdekje, por atëherë kur priste  ditën e ekzekutimit nga dhoma e izolimit , shteti komunist per qellime propogandistike , ditën e flamurit shpall një amnesti nga e cila për fat perfiton edhe Mark Toma tashma mbi 60 vjeçar, i cili jetoi edhe 30 vite të tjera , si simbol i qendresës e besës, me shpresën se një ditë do të vinte demokracia, të cilen arriti ta shijoj vetëm pak kohë. Vdiq në vitin 1991 , tashma i nderuam nga të gjithë…

E DREJTA VONON , POR NUK HARRON..: Edhe vlersimi me tituj nderi (pas vdekjes) që u bëhet sot katër malësorëve me në krye major Llesh Marashin nga presidenti i Republikës Z. Ilir meta  e tregon këtë… Dhe në fund e nderuemi nderon, faleminderit zoti President…

Nga Ndue Bacaj, Koplik me 01 tetor 2021

VOO: Per të  dekoruemin Lam Ahmet Salihaj nga Grizha , foli Kadri Fikaj , i cili e cilësoi, burr fisnik e me virtytet të larta, aq sa kur mblidheshin krenë e bajraktarë të shtatë maleve të Malësisë së Madhe , Lam Ahmeti kishte vendin e vet para të tjerëve edhe pse ishte prej Rranxave të Malësisë së Madhe . Gjithashtu z.Fikaj tha se Lam Salihaj ishte dalluar jo vetëm si burr i urt, por edhe atdhetar , ku kishte marrë pjesë e ishte shquar në kryengritjen antiosmane të vitit 1911, luftën e Koplikut 1920 kundër ushtrive pushtuese serbo-malazeze etjerë..