NJE ORE BIBLIKE PER DY NGJARJE HISTORIKE

0
522

…ne kishen e Shen Palit ne Detroit, perkujtohet 40 – vjetori i themelimit te saj dhe pesevjetori i shejterimit te Nana Terezes!

ZEF PERGEGA
Krejt rastesisht, per keto dy ngjarje te medha ne jeten e komunitetit me rendesi historike e mora vesh nga nje bisede telefonike me aktivistin Luigj Gjokaj. Ne fakt e mora ne telefon Luigjin, per ta pyetur per nje ngjarje te hidhur dhe pikelluese ne komunitet, humbjen e jetes se Terezes, bijes se dashur, te aktivistit Rrok Dedvukaj. Pra krejt spontanisht ne mbyllje te bisedes me Luigjin me tha se ishte ngarkuar nga ACTV per ta pasqyruar aktivitetin. E krejt rastesisht ne nje bisede telefonike me aktivistin e njohur Mark Gjokaj mora ftesen ne resekt, nepermjet kryetarit te keshillit te kishes, Mark Gojcaj, per te qene prezent ne kete aktivitet.
Ndoshta nuk duhej ta nisja shkrimin me kete hyrje, por s’kam c’fare ti bej te vertetes. Ne fakt e verteta peshon me rende se Guri i Sizifit! Nga eksperienca e gjate e kam se kur nuk shkruhet e verteta manipulohet historia!

NANA TEREZE ESHTE KYPA E LOTIT TE HUMANIZMIT
Pas nje dokumetari te dhene mbi jeten e Nana Terezes, shenjtores shqiptare te shejteruar pese vjet me pare ne Seline e Shenjte, ne Rome dhe disa valleve te pregatitura profesionalisht nga Joli Paparisto, e mori fjalen Dom Ndue Gjergji, famullitar i kishes “Zoja Pajtore” ne Detroit, i cili nder te tjera tha:
“ Agnez Gonxhe Bojaxhi u lind ne Shkup me 26 gusht 1910. Te nesermen e asaj dite u pagezue ne kishen “Zemra e Krishtit” ne Shkup, qe ne ate kohe ishte shqiptar dhe qender e Vilajetit te Kosoves. Nga Prizreni familja vendoset ne Shkup mesa dihet per arsye tregtare. Me vdekjen e Koles, babait te saj me 1918, drejtimin e familjes e merr e ama Dranja. Edukimin fetar e merr ne kishen qe u pagezue, qe drejtohej nga Eterit Jezuite. Me vone Gonxhes i lind thirja qe te behet misionare, qe ne moshen 12-vjecare. Nje dite me 14 gusht 1928 ne shtegtimin e Zojes Cernagore, naten e festes iu lut Zotit e Zojes se Bekueme te plotesonte vullnesen e saj per tu bere misionare…deri sa arriti pas studimeve te larta fetare te perfshihej ne Kongragacionin e murgeshave te “Motrave te Loretos” per te sherbyer me pas ne Bangali te Indise, atje ku dhe prehet perjetesisht motra e jone shenjore e dashurise njerezore. Ka mbetur e arte dhe monumentale thenja e saj:
“Gjanat e vogla me dashni te madhe!”
Ajo mbeti besnike e thirrjes ne thirrje, per te qene “Rrezja e dashnise se Zotit ne bote”…edhe ne “heshtjen e Zotit” ne naten e erret e te gjate, kaq te veshtire, tue e harrue veten, per me jetue vetem per Zotin, dashurine me vellane e motren Njeri!
Papa i madh Gjon Pali II-te ka thene per Nana Terezen: “Ne buzeqeshjen dhe veprat e Nanes Tereze, Jezuesi edhe njehere kishte udhetue neper rruget e kesaj bote si Samaritani i Mire”
Kardinali i Kongregates per shpalljen e shenjteve, Jose Saraiva Martins, qe ka qene edhe profesori yne, pat thene: “Zoti e don boten dhe te ka dergue ty Nana Tereze, per te qene shenja e dashnise se Tij. Nese njeriu i sotem eshte prekur aq shume nga verimtaria jote eshte se ajo e ka misherue dashnine e Zotit, sidomos per njerezit e braktisun!”
Papa Benedikti XVI: “E lumja Nane Tereza e Kalkutes asht nje shembull shume i dukshem i faktit se kohen qe ia kushtoi Hyut ne lutje, jo vetem nuk demtoi efektin dhe zellin e dashurise per te afermit, por ne te vertete eshte burim i pashterrshem i saj!”
Me 5 shtator 2006 ne Rome mbahet mesha e shenjte per shejterimin e Nana Terezes, ku mori pjese nje delegacion i dy kishave katolike ne Detroit. Aktivitetin e percolli televizoni I shqiptarve te Amerikes me drejtur Gani Vilen me origjine nga Korca dhe gazetarin me origjine nga Tropja me banim ne New – York, Beqir Sina te besimit islam.
Nanes Tereze i pelqenta ta quante veten “nje laps ne duart e Zotit!” Sa e sa poema te dhimbjes njerezore, me nje dashuri te pakufishme per njeriun ne nevoje, diti me perkushtim shpirteror, te shkruaje ky laps, qe ua kushtoj jeten te varfereve te bores!
Ne grigjen e dy kishave katolike ne Detroit jane ngritur shtatoret e Nana Terezes me konributin e vellezerve Gojcaj me banim ne New-York.
Disa kujtime dhe veshtiresi mbi ngritjen e kishes katolike te “Shen Palit” ne Rochester Hills, i solli Gjon Gojcaj, ne ate kohe kryetari i keshillit te kishes.
Ai tha se per ngritjen e kesaj qendre te madhe eshte kaluar ne disa peripeci e pengesa sidomos te nje pale qe e kundershtonte ndertimin e kishes ne nje kohe kur ishte nje gjendje e rende e lufte ne Kosove. Po ashtu duheshin edhe fonde te medha. Keshtu me propozimin e nje djaloshi te ri te fisit Gojcaj, te rinjet e te rejat e famullise organizuan “Pizza Party” dhe me kete aksion filloj edhe grumbullimi i te hollave. Me ndihmen e brokerit, Rrok Lulgjuraj u be e mundur blerja e truallit per kete kishe me nje vlere shume te leverdisshme prej rreth 95 mije dollare. Ishim ne fillim 12 vete dhe vendosem qe edhe nese nuk mbidhen te hollat ta paguanim ne kestin mujor te tokes dhe te mos e linim kete rast te mire te na humbte. Dhuntire dhe bujaria malesore u shfaq me njehere sa kjo rriti entuziazmin dhe sigurine se kjo veper do te realizohej. Ne kishim mbi dy million, por duheshin pesevishi me shume, por nuk u dekurajuam dhe keshtu u ngrit nje keshill i ri per ngritjen e kesaj vepre fetare e atdhetare, nen drejtimin e Dom Antonit…!”
Ne kete mbremje Dom Fred Kalaj solli disa momente historike te kishes katolike te Shen Palit. Sipas tij ne vitin 1976 ne muajin korrik shugurohet prift Prek Camaj qe me vone do te behej famullitar i kesaj kishe. Meshen e pare Dom Preka e celebroi me 28 qershor 1981 ne gjuhen shqipe. Me me 12 tetor 1989 erdhi ne Detroit per te marre drejtimin e kishes nga Kosova, Dom Anton Kcira dhe meshen e pare e mbati me 15 tetor te atij viti, duke qendruar ne krye te kishes, jo pa probleme per 22 vjet.
Mbi veprimtarite sportive e kulturore qe jane zhvilluar ne kete kishe mbajti nje kumtese aktivisti Mark Prela Gjoka, ndersa ate per katekizmin dhe klasat me nxenesit e bajti, Franc Grishaj. Disa kujtime nder vite i shpalosi edhe ish famullitari i kishes, Prek Camaj. Ne kete mbramje solemne foli edhe Prof. Ndue Gjelaj. Dom Antoni nuk mori pjese ne kete aktivitet. Programin e ketij aktiviteti e moderuan Joli Paparisto e Edvin Hoti. Kengetari Fran Lucaj kendoj kenge patrotike.
CELEBRIMI I KISHES NE KUJTIMET E MIA
Me 19 janar te vitit 1999 u vendos qe kisha me te njejtin emer te ndertohej e re ne Rchester Hills ne permasa me te medha nga jo qe ishte ne 12 mile ne qytetin Waren. E pata pyet Dom Antonin ne qelen e tij, kur me mbajti per dreke. Ne tyeze me vuri veze, djathe dhe hudra kopeshti me nje gote raki. Kishte shume dilema dhe kontradita ne komunitet. Me shume lufte mendimesh dhe pengesa nga me te ndryshme. I dhashe te kuptonte Dom Antonit se ne komunitet per shkak te gjendjes ne Kosove, nje pjese e madhe eshte per te mos u ndertuar kisha, por fondet te shkonin per luften. Dom Antoni me fytyre disi te vrejtur uli goten e rakise e tha: “…Do ta greme te re se komuniteti eshte rrit shume, salla ekzistuese eshte e vogel. Edhe ne lufte ndertohet e behen gjera te medha. Kosoven nuk kemi me e lan vetem. Token qe na e ka siguruar Rrok Lulgjuraj nuk mund ta gjeme ma me kete cmim…!”
E ashtu kjo kishe u be realitet ne fillim shtatorin e vitit 2006. Me kujtohet qe kur u boshatis kisha e vjeter ndodha ne meshe dhe pas saj me nje ngrup malesoresh u ngarkuan te gjitha materialet ne kamione te medha . Me ka ra rasti te jem afer ne krah me Marin Ucin e Dom Antoni qe edhe ai mbajti karriket dhe tavolinat e kishes se vjeter, per ta liruar si objekt qe me vone qyteti e ktheu ne shkolle.
Ne ceremonine e inagurimit te kishes se re, Ipeshkevi i Detroit Leonard Blair nder te tjera tha:
“Kjo kishe e Krishtit eshte fryt i sakrifices dhe besimit, shprehje e idealit te krishtere. Zoti me kete dhurate e ndau endrren me shqiptaret…!”

Ndersa Dom Antoni u shpreh:
“…Kisha e Shen Palit qe sot mori bekimin do te jete nje liman i madh ku do te presi e percjelli anijet e krishtera te shqiptareve. Ded Gjo’luli ishte i madh se luftoj bashke me malesore. Fishta ishte kolos i madh qe e mblodhi ne Lahute heroizmin dhe jeten heroike te malesoreve dhe une ndjehem krenar se e realizova kete veper me malesore ne diasporen shqiptare te Amerikes!”
Ne meshen e shenjte te kesaj kishe moren pjese edhe Arqipeshkevi i Tivarit Mons. Zef Gashi, Ishkevi i Kosoves Mark Sopi, Administratri I Pultit Dr. Prele Gjurashaj, Famullitari i Tuzit,, P. Pashhku Gojcaj, bashme me 18 meshtare shqiptare. Darka zgjati gjashte ore dhe pershendeten 26 vete. Referatin krysor e mbajti Gjon Gojcaj, kryetar i keshillit te kishes. Pershendeten dhe guvernatorja e Michiganit, Debbe Stabonow dhe senatori Levin!
Kompleki i Qendres katolike te “Shen Palit eshte e ndertuar mbi nje siperfaqe prej 48 mije skuer feet. Kisha ka gjashte salla per aktivitete e sallen e madhe me rreth nje mije vende. Salla e lutjeve eshte e mjaftueshme per nje mije vete, ndersa ka nje parkim per 500 vetura. I gjithe kopleksi kushtoi 11 milion dollare dhe kisha eshte e liruar nga kredite. Shume vete kane kontribuar per ngritjen e kesaj qendre, por nuk pati nje evidence.
Per bujarine e malesoreve ate dite gjate intervistes qe i mora per gazeten “Illyria” Dom Antoni u shreh: “…Populli vigan dhe kreshnik i Malseise askush nuk mund te ia marre bajrakun e bujarise dhe krenaria ime merr kuptim dhe eshte e ligjshme se une jam tash famullitari i tyre!”
Detroit nga kisha e Shen Palit, 25 shtator 2021

Rrok Lulgjuraj kontriboi per blerjen e truallit te kishes me nje cmim shume me te lire qe ai kishte.