Kur u shfaq “Rilindja” sikur u hap “Kutia e Pandorës”

0
480

Nga       Marash Gilaj  Nga mitologjia kemi mësuar se Pandora ka qënë gruaja e Zeusit, i cili urdhëroi ta dërgonin në tokë që të sillte mjerimin. Ajo ishte e bukur, guximtare dhe dinake. Pandorë do të thotë dhuratë për të gjithë. Kutia do t’i dhurohej atij që do të martohej me të, por nuk duhej hapur në asnjë mënyrë. Pandora, nga kureshtja, e hapi dhe prej andej dolën të gjitha fatkeqësitë njerëzore si: sëmundjet, vuajtjet, epidemitë, luftrat, uria, etj.  Ishte një dhuratë e bukur, që sillte fatkeqësi. Boll e ngjashme me Rilindjen socialiste. Kështu edhe emri” Rilindje”, me të cilin u prezantua Partia socialiste, 8 vjet më parë, nuk kishte të sharë. Vërtetë, ne e dinim se nga PPSH, u bë PSSH dhe  se emri “Rilindje” ngjante si emer i dashur e i përkëdhelur nga ai që e sajoi. Në anën tjetër, sipas ideuesit, do të thoshte se ai dhe shokët, me të cilët do tē sundonte, do të sillnin mrekullira. Gati-gati, sikur do të ngjallte edhe të vdekurit, duke i ngjarë Mesisë. Prej asaj kohe do të fillonte “ Viti zero” dhe çdo gjë do të çertefikohej me damkën “Rilindje.” Pra, e kishte ndarë mendjen. Do të na çonte drejt zeros gjithçka që ka vlerë.

Edhe kryeqeveriu e kishte ndrruar emrin, siç kishte ndodhur edhe me shumë të tjerë që do të thirreshin nën armë për të shqeverisur bashkë me të. Më vonë u kuptua se ndrrimi i emrit për këta sojsëzë, do të thoshte fshehje krimesh, të kryera gjithandej neper botë, kur ishin emigrantë për t’u marrë me punë të pista ose gjoja për t’u shkolluar. Disa e kishin ndrruar emrin 4-5 herë dhe, ndoshta, aq krime kishin kryer ose më shumë. Qellimi i tyre ishte të fshiheshin , të mos njiheshin e t’i iknin burgut. I madhi, por i madhi fare, ama, do t’i afronte këta rreth vetes, duke i bërë kryebashkiakë, deputetë apo ministra. Natyra njerëzore e pranon se njeriut i pëlqen i ngjashmi i vet. Nga të urtit kemi mësuar se drejuesi, udhëheqësi, sunduesi, vlerësohet duke e parë kë mban afër, me kë qeveris apo bën sikur.

Shpejt u kuptua se “një diktator nuk respekton ligjin as drejtësinë, vullnetin e popullit, moralin as të vërtetën”, siç na meson Epikteti.

Kujtojmë se në Kongresin e 10-të, PPSH-ja, e kundërshtoi fort fjalimin e të ndjerit Dritero Agolli, kur po insistonte se duheshin njohur gabimet e fajet e së kaluarës komuniste, të pranoheshin ato si krime, duhej të kërkohej falje, e dënuar me fjalë e vepra ajo e kaluar e zezë diktatoriale, se duheshin flakur dogmat dhe duhej mbyllur ai kapitull turpi e mizorie. Ndryshe, shtonte shkrimtari, nuk kemi rinovim, por as rilindje do të shtoja unë për kohën që jetojmë.

Lazarati ishte problem me kanabisin, por pasi iu sulën atij, u lejua në 2-3 mijë fshatrat që ka Shqipëria. Kjo ishte shfaqja e dytë e spektaklit, pasi u sigurua mbrojtja, ndihma dhe  mbarëvajtja e tij me anën e policisë politike të pushtetit. Ishte dhe mbetet hambari i votave, makineria elektorale e rilindjes. Rritja  dhe prodhimi u qindrafishua. Pandora, nga Kutia e saj, lëshonte çdo ditë fatkeqësinë e radhës, tashmë , me emrin “Rilindje.” Të huajt kapnin nganjëherë ndonjë ton drogë, ndersa tonët fiknin radarët që trafikantët të manovronin lirshëm. Dalëngadalë shteti u kriminalizua. Krimi ndjell krimin. Një horr bir horri, që abuzon me alkol e drogë, duke ngarë një makinë shumë të shtrenjtë, është i pakontrollueshëm nga policia, sepse i ka dhënë fuqi deputeti, ministri, mafia, paratë e pista e çdo gjë tjetër që e bën të paprekshëm. Ndersa ai vret njerëz në udhëtimin e tij të çmendur. Grupet që shesin drogë vrasin njëri-tjetrin për rivalitet ose për prishje pazaresh. Del pastaj , I gjati dhe i ngushllon me shprehjen: “Hëngshi kokat e njëri – tjetrit!” Këtë urim do t’ia bëja edhe atyre që i lejojnë, i përkrahin dhe i ndihmojnë. Çfarë papërgjegjësie! Vrasje në plazh nga zaptuesit, duke vënë në rrezik pushuesit. Si gjithmonë, krenar me Rrosha, Frroka e Ko-dosha.

Më shumë se 100 shefa e inspektorë policie kanë ikur pa lënë gjurmë, sepse na qënkan marrë me drogë, por këta që mbeten në detyrë mos janë më të mirë se ata dhe dy ministrat e larguar nga puna për të njëtat arsye. Lëvizi sa të duash e ku të duash, ata janë. Nuk ka reformim, ka vetëm tymçe, pluhur syve ndaj atyre që s’kanë aftësinë të mendojnë.

Rilindja ua ka dorëzuar Shqipërinë kriminelëve. Rendi dhe siguria kanë ikur me pushime. Thonë dijetarë e filozofë se krimi që lejohet nga shteti, financon shtetin, se ai që nuk e ndëshkon të keqen, do që ajo të bëhet dhe e nxit atë. Mjafton kaq për ta kuptuar e besuar se ku kemi arritur dhe sa shumë i ngjan Kutia e hapur e Pandorës fatkeqësive që solli Rilindja për kombin. Sa që, pa frikë mund të themi, se tejkalon dy termetet dhe pandeminë që po përjetojmë.

Kemi varfëri të skajshme e vajtuese, shpopullim, korrupsion, përdhunim ligjesh e zgjedhjesh. Arritëm deri aty sa të bënim zgjedhje moniste lokale. Nostalgjia për komunizmin la në detyrë 30 vjet ish ministrin e brëndshëm të asaj kohe, sh. Gramoz, bëri deputete stërgjyshen që desh na bindi se Enveri me shokët e vet kishin më shumë anë të mira dhe se kryerilindasi gati desh na bindi se ata ishin në anën e duhur të historisë. Patronazhistët zëvëndsuan spiunët, lufta e klasave, e kohës tonë të pushon nga puna nëse nuk je “I joni”. Pra, rilindja thotë se “jemi ne “dhe “ata”. Dhe se ata janë armiqët tanë. Meqënëse integrimin me BE-në nuk e arritëm , po shikohet varianti B dhe C: Minishengeni ose Lindja. Dhe sa bukur e thotë I madhi! Tamam si rapsod i vjetër: “ Dështoi BE, nuk dështuam ne.”

Drejtësinë po e reformojmë duke e shkatrruar. Tani ligjet janë të paligjshme dhe të pavlera. Për ta vënë në rrugë të mbarë drejtësinë, ca prokurorë dhe gjyqtarë i morën nga koha e Qoftëlargut. Ligjet zbatohen vetëm për “armiqët” e qeverisë sepse qeverisemi nga një paligjshmëri e thellë. A ka më qesharake, cinike dhe tallse se t’i thuash popullit në mandatin e tretë që pas dymbëdhjetë vitesh në pushtet do t’u sigurojmë ujë të pishëm 24 orë në ditë?! Kjo është paturpësi arrogante siç është edhe prishja e ndertimeve nepër plazhe, pasi fillon vera. Pse kaq papritmas? Pse jo, kohë më parë?!

Shumë intelektualë shprehën gëzim që “theu qafën” Kuvendi i sajuar i turpit, parlamenti i krimit, i llumit e i zullumit. Sepse ikën deputetët e pazarit, disa kryebashkiakë të korbave e qyqeve.

Shkarkimi i dytë i presidentit, si arrogancë dhe hakmarrje për të kaluar në një dorë çdo institucion. Mjekë të pushuar nga puna në kohë pandemie sepse kanë thënë ca të vërteta, që nuk i gëlltit rilindja gënjeshtare.

Bash si Vëllai i madh i Big Brother-it, do që çdo njeri të jetë nën vëzhgim e kontroll 24 orë nga I madhi, bazuar në ligjin e paligjshëm.

Tashmë, njeriu normal e ka kuptuar se, pavarësisht nga skandalet e shumta që kanë ndodhur në 8 vite, kryeqeveriu kërkon gjithë vëmëndjen, admirimin e vazhdueshëm, duke e ditur veten si të veçantë dhe se, sipas tij, ai ka gjithmonë të drejtë, se nuk i detyrohet askujt asgjë dhe se fajin, kurdoherë, e kanë të tjerët. Kudo e vazhdimisht do të bëjë protagonistin. Të krijohet përshtypja se rilindasit dhe ideja e tyre që partia duhet të jetë mbi të gjitha dhe I gjati mbi partinë, tregon se jemi kthyer pas në kohë. Ai ligjëron gënjeshtrën dhe reklamat fasadë, duke u dukur si drejtues i shtëpive publike, ku bëhen përpjekje të bindin klientët për virgjërinë e prostitutave.

Vargu i fatkeqësive që solli rilindja për popullin tonë duket pa mbarim, si e ngjashme me Kutinë e Pandorës, pasi u hap, por, sidoqoftë, një konkluzion duhet nxjerrur.

Nuk ka gabim më të madh se t’i japësh pushtetin njeriut që e kërkon atë me çdo mjet e marifet, sado të paligjshme qofshin ato. Sepse, në fund të fundit, pasi ta marrë pushtetin, ai do të marrë nepër këmbë, do të shpërfillin e do të tallin menderën, do të përdor bullizmin dhe poshtrimin, duke injoruar të ndershmit, të drejtët, duke e kthyer në standard jetese, siç po e jetojmë çdo ditë.

Ky njeri, i dashuruar me veten, si narcist i thekur, si adhurues i kriminelëve, që ktheu në normë survijimin, që nxit servilizmin, nënshtrimin e hipokrizinë, kurrë nuk u përpoq të ishte ashtu siç e përshkruajnë lajkatarët, qoftë si Skenderbé, Ismail Qemal apo Guru.

Duket sikur po ndjek sloganin e Ramiz Alisë, pas vdekjes së Enverit, kur u betua para varrit të tij për “ Vazhdimësi” në rrugën e tij.

Mjaft me Zylo, Demkë e kriminelë në çdon zyrë!

Ish – Prtesidenti i tretë i SHBA, Thomas Jefferson, i pat thënë një herë djalit të vet: “ Ka edhe fitore të turpshme gjatë jetës.” Edhe kjo e jotja e tillë është. Pra, keni fituar duke humbur. Dorëhiqu dhe lejo përsëritjen e dy pale zgjedhjeve. Çdo mendim e veprim tjetër është turp dhe krim.

17 Korrik 2021