11 qytete italane në garë për ta organizuar Eurovisionin e vitit 2022

0
526

Që kur grupi italian “Måneskin” fitoi edicionin e 65-të të “Eurovision Song Contest” dhe tashmë 11 qytete italiane kanë shprehur interesimin e tyre për të organizuar festivalin e vitit të ardhshëm.

Italia ka tri fitore në Eurovision, ndërsa ka organizuar festivalin në vitin 1965 dhe 1990.

Kryebashkiaku i Romës, Virginia Raggi shprehu interesimin e tyre për të organizuar konkursin. Në Romë Eurovisioni ishte mbajtur në vitin 1965 në “Teatro 15 di Cinecittà”, ndërsa vendi i propozuar për 2022 është “PalaLottomatica” ndërtuar në 1960 dhe ka një kapacitet ulësesh prej 11.200 personash, raporton Zeri.info.

Torino po ashtu, ishte ndër qytetet e para që shprehu interesin e tyre. Vendi i propozuar “Pala Alpitour” priti ngjarje të hokejve në akull në Lojërat Olimpike Dimërore 2006 dhe shumë koncerte në shkallë të gjerë. Kapaciteti i tij i ulëseve është midis 12,350 dhe 15,800, në varësi të ngjarjes. Për koncertet me skenë, kapaciteti i tij maksimal është 13,347.

Herën e parë që Italia priti Eurovisionin, ishte në Napoli në 1965 në Auditorium RAI. Vendi i propozuar i Napolit për 2022 është “PalaBarbuto”, i cili ka një kapacitet ulësesh prej 5,500 personash, transmeton Zeri.info.