Gentiana Mara : Pastrimin e baltës dhe rikthimin i dinjitetit të figura të anatemuar nga sistemi komunist, detyre parësore

0
308

Raporti i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në Kuvend:

“Përballja e shoqërisë shqiptare me të shkuarën komuniste;reforma në drejtësi, vettingun në diplomaci dhe Policinë e Shtetit; deklasifikimin e dosjeve sekrete dhe zbardhjen e ngjarjeve të shumëdiskutuara të regjimit komunist; publikimin e studimeve mbi dokumente, ngjarje dhe personalitete të historisë sonë kombëtare, brenda dhe jashtë vendit, në shqip e anglisht; nderimin e figurave historike dhe shembujve frymëzues mes njerëzve të thjeshtë; për pastrimin e baltës e rikthimin e dinjitetit emrave të anatemuar e stigmatizuar nga sistemi komunist; kthimi në vendkujtese të vendeve të vuajtjes së dënimit dhe të ndëshkimit, kontributin në çështjen e të pagjeturve të regjimit komunist, plagë e shoqërisë shqiptare, me rëndësi të drejtësisë tranzitore, e mbështetur fuqishëm nga BE dhe Kombet e Bashkuara” – janë disa nga çështjet më të rëndësishme për të cilat raportoi sot në Kuvendin e Sqipërisë, kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, zj. Gentiana Mara.

Pavarësisht pandemisë, më shumë se 286 dosje funksionarësh janë kaluar nga institucionet e vetingut, ku rivlerësimi i funksionarëve të lartë dhe krijimi i organeve të sistemit të vetingut ka prodhuar rezultate konkrete dhe të besueshme.

Autoriteti ka marrë pjesë në takimin e përvitshëm të ENRS, Rrjeti Europian i Kujtesës dhe Solidaritetit, në Institutin Polak të Kujtesës, e cila në propozoi ndryshimet ligjore të miratuara në korrik 2021 që rriten rolin e Autoritet në vendimarrjes e saj ligjore. Anëtarësimin me të drejta të plota në Rrjetin Europian të Arkivave të ish-Policive Sekrete, ekspertizë nga IPN polake, në arkivat digjitale, studimet shkencore dhe eksperiencën me të zhdukurit.
U ofrua mbështetje nga ICMP dhe BE, me financime dhe ekspertizë të thelluar për të zhdukurit në komunizëm.
Përfaqësi të huaja në vend iu bashkuan kontributit të tyre në drejtësisë tranzitore, OSBE, Ambasada Amerikane, Gjermane, Suedeze, Zvicerane, KAS, FES, etj.

Në lidhje me verifikimin e kandidatëve dhe figurave në institucionet e larta shtetërore, në organet e vettingut në drejtësi dhe të policisë, si një ndër hallkat e sistemit të drejtësisë. Është vijuar rregullisht vlerësimi i pastërtisë së figurës së kandidatëve. Kështu nga 1.840 kandidatë janë verifikuar nga Autoriteti që nga viti 2017, nga të cilët 1.777 e kaluan filtrin si të pastër. Nga 63 kandidatë rezultuan në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit si bashkëpunëtorë, ose punonjës të strukturave të ish-Sigurimit, ose anëtarë trupi gjykues në procese politike që lidhen me fushën e veprimit të ligjit nr. 45/2015 i ndryshuar.

Më tej në fjalën e saj, kryetarja e AIDSSH-së tha se: “Po hidhen hapa për të institucionalizuar procesin e të pagjeturve që në komunizëm dhe qartësimin e fatit të tyre, në koordinim me institucionet e tjera në vend, një tjetër pikë e rëndësishme e ndryshimeve ligjore të miratuara, që u hapën udhë proceseve bashkërenduese ndërinstitucionale me familjët.”

Shërbimi ndaj publikut gjatë vitit 2020, raporton se 214 kandidatë apo zyrtarë janë verifikuar, kanë përfunduar procedurat për 509 kërkesa individuale, për 99 kërkesa janë mbyllur procedurat lidhur me faktin e qenies në internim për motive politike të kërkuesve për efekte pensioni, 120 kërkesa studimore e mediatike të përfunduara me 451 dosje të trajtuara e të zbardhura.52.867 dokumente të deklasifikuara, 12.0478 fletë dokumente arkivore të digjitalizuara, 6 marrëveshje bashkëpunimi të nënshkruara.

“Të zhdukurit në komunizëm dhe qartësimi i fatit të tyre, në koordinim me institucionet e tjera në vend, janë një tjetër pikë e rëndësishme e ndryshimeve ligjore të miratuara, që u hapën udhë proceseve bashkërenduese ndërinstitucionale me familjet.

Autoriteti, në vijim të qasjes përbashkuese dhe kontributit për çështjen e të zhdukurve ka bërë kërkesë për riorganizim të strukturës sa u takon të pagjeturve, për të siguruar rezultate konkrete, përveç akteve ligjore dhe marrëveshjeve ndërinstitucionale, që janë në proces e sipër dhe në zbatim ndërinstitucional të rekomandimeve për Grupin e Zhdukjeve me Forcë në Kombet e Bashkuara, bashkëpunime me Prokurorinë e Përgjithshme; Ministrinë e Brendshme; Policinë e Shtetit; Institutin e Integrimit të të Përndjekurve Politikë; Ministrinë e Drejtësisë; Institutin e Mjekësisë Ligjore; Institutin e Arkeologjisë; Avokatin e Popullit; pushtetin lokal dhe familjet.” – tha me tej në raportin e saj kreyarja e Autoritetit.

AIDSSH është në vitin e pesë të funkionimit të saj dhe në misioniin e saj ligjor udhëhiqet për dhënien e informacionit mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, që edukon shoqërinë me vlerat demokratike të drejtësisë, së vërtetës, pajtimit dhe përgjegjësisë për brezat e ardhshëm, ku përkujtimi synon mospërsëritjen e së shkuarës.

/DRONI.al/