Zyrtarizohet koalicioni i Opozitës me listë të përbashkët

0
324

Zyrtarizohet koalicioni i opozitës së Bashkuar, mes PD-së, PL-së, DBDNJ-së dhe PDK-së.

Sipas marrëveshjes mes palëve kandidatët për bashki do të jenë ata të dala nga primaret e PD-së, ndërsa në këshillat bashkiakë nga Partia e Lirisë dhe partitë e tjera.

Pritet që ditën e sotme lista e këtij koalicioni partish opozita re të dërgohet në KQZ për tu regjistruar për lokalet 2023.

Ndërkohë, duket se PD zyrtare do të ngelë jashtë zgjedhjeve të 14 majit, pasi KQZ dje nuk pranoi regjistrimin e kësaj partie.

Mësohet se ditën e sotme do të dorëzohet në KQZ koalicioni i opozitës, ku do të marrin pjesë partitë, PL, PBDNj, PDK, ndërsa ka bisedime të hapura me Ballin Kombëtar Demokrat.

Zbulohet koalicioni i Berishës për 14 majin. Pakt për të mbështetur kandidatët e Primareve. Ja si do të ndahen këshilltarët

Në limitet e afateve ligjore për të regjistruar koalicionet, opozita pritet të dorëzojë sot në KQZ marrëveshjen mes disa forcave politike që do të përbëjnë edhe koalicionin opozitar.

Deri tani janë të paktën katër parti të kampit të djathtë që do të jenë pjesë e koalicionit ku do të futen edhe kandidatët e Primareve të Sali Berishës.

Mësohet se Partia e Lirisë e Ilir Metës, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e Vangjel Dules, Partia Demokristiane e Nard Ndokës dhe Partia Balli Kombëtar Demokrat i Artur Roshit do të jenë katër forcat politike, pa përjashtuar edhe parti të tjera që mund të bashkohen deri në mbrëmje, që do të përbëjnë koalicionin opozitar.

“Bashkimi për Ndryshim”, është njëri prej varianteve që po diskutohet për tu quajtur koalicioni i djathtë, ndërkohë që në orët e pasdites do të mësohet edhe emri zyrtar.

Burimet bëjnë të ditur se partitë kanë rënë dakord që në zgjedhjet për kryetarin e bashkive të mbështesin kandidatin e dalë nga Primaret të organizuara nga ish kryeministri Berisha. Ndërkohë që në zgjedhjet për këshillat bashkiakë, partitë do të dalin me një listë të përbashkët ku pesha e secilës forcë politike do të jetë vendimtare në renditjen e kandidatëve, veçanërisht në pjesën fituese të listës.

E gjithë kjo lëvizje e ish kryeministrit Berisha erdhi pasi Gjykata e Apelit vendosi që t’ia lërë Enkelejd Alibeajt vulën dhe logon e Partisë Demokratike, duke e lënë Berishën pa parti në këto zgjedhje.