Ka përfunduar numërimi i votave në shkallë vendi në zgjedhjet brenda PD-së, për kreun e ri.
Burime për SYRI.net kanë bërë të ditur se ka përfunduar numërimi në total i votave në të gjitha degët e PD-së në të gjithë vendin.
Nga rezultatet paraprake del se kryetari në detyrë Lulzim Basha është rikonfirmuar me një shumicë të madhe votash.
81.7 për qind e anëtarëve të PD-së kanë votuar Bashën si kreun e ri të Partisë Demokratike.
I dyti pritet të jetë Agron Shehaj, i cili edhe në Vlorë nuk mundi të marrë shumicën.
Konfirmimi zyrtar i fituesit do të bëhet paraditen e nesërme.
Më poshtë, rezultatet paraprake:
Fatbardh Kadilli: 763 vota
Edith Harxhi: 991 vota
Agron Shehaj: 6038 vota
Lulzim Basha 32882 ose 81%
40674 vota të vlefshme
Kanë votuar në total: 41095 anëtarë të PD
Në përqindje: 54.7%