Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike ka zbuluar emrat e drejtuesve të 9 degëve, disa në Tiranë dhe rrethe, që dolën fitues nga zgjedhjet e djeshme.
Procesi u hap në orën 8:00 dhe u mbyll në pjesën më të madhe të degëve në orën 18:00. Për shkak të numrit të lartë të votuesve, në degët e Kuçovës, Tropojës dhe Tirana 11, procesi vijoi deri sa edhe anëtarit të fundit t’i jepej e drejta e votës.
Pas numërimit të fletëve të votimit, sipas procesverbaleve zyrtare të mbërritura nga Komisionet e votimit në degë, Kryetarë të degëve të PD u shpallën si më poshtë:
1. Dega 6 Tiranë:
Morën pjesë në garë dy kandidatë.
Fituese u shpall znj. Onelda Zefi me 79.7% të votave
2. Dega PD Skrapar:
Morën pjesë në garë dy kandidatë.
Fitues u shpall z. Hajredin Bakiasi me 69% të votave
3. Dega 16 Tiranë:
Morën pjesë në garë tre kandidatë.
Fitues u shpall z. Eduard Rexha me 69.7% të votave
4. Dega Paskuqan:
Morën pjesë në garë dy kandidatë.
Fitues u shpall z. Anton Pjetërnikaj me 86% të votive
5. Dega 10 Tiranë:
Morën pjesë në garë tre kandidatë.
Fitues u shpall z. Andi Beliu me 65% të votive
6. Dega PD Kucovë:
Morën pjesë në garë dy kandidatë.
Fitues u shpall z. Myslim Haxhi, me 57% të votive
7. Dega PD Elbasan:
Morën pjesë në garë pesë kandidatë.
Fitues u shpall z. Blendi Himci, me 66% të votive
8. Dega PD Tropojë:
Morën pjesë në garë tre kandidatë.
Fitues u shpall z. Besnik Dushaj, me 54% të votive
9. Dega PD Tirana 11:
Morën pjesë në garë katër kandidatë.
Fitues u shpall z. Shkëlqen Mustafa me 48% të votave.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.GAZETA STANDARD.AL