Zgjedhjet e 14 majit 2023…

0
216
Nuk ka fitues por vetem humbes…

Adriatik Riza Dosti

…Dhe humbesit e medhenj jane Shqiperia e shqiptaret…
…15 maj…dite e zymte…trishtim, coroditje totale …hutim e mosbesim …askush nuk do ta besoje enderren e keqe te nje dite me pare….
Re te zeza sterre ani pse ne ngjyre kuqo-mavi kane mbuluar Shqiperine dhe kudo ka pllakosur ajo qe mua me vjen per shtat ta quaj Zi mbarekombetare…
Nuk ka fitues…edhe ju qe gezoni sot ju siguroj se jeni humbes…madje humbes te medhenj e fitues te genjeshtert…kemi humbur te gjithe…si vend e si popull …ne dac besojeni ose jo e ne dac tu vije mire apo keq…ky eshte realiteti yne i trishte mbarekombetar…qe ju kokefortesisht ende refuzoni ta kuptoni e ta besoni…
E nese i Pari i kuqalasheve deri dje thoshte se …ne ecim vetem perpara dhe kurre se kthejme koken mbrapa…qe nga sot Shqiperia eshte kthyer plot 78 vjet pas…ne vitin e saj fatkeq 1945 kur komunistet gjakatare e antishqiptare moren zyrtarisht pushtetin ne ate vend e me pas per dekada me radhe bene kerdine mbi ate vend e ndaj atij populli…
Une s’dua ta besoj ate c’ka ndodhi dje…kurresesi …zhgenjim total…e zemerim llogjik e shpirteror mese i perligjur.
Kur nje shtet e nje qeveri e tera ne kembe u versul e terbuar dhe egersisht mbi Voten e shqiptareve…nje administrate e tera ne kembe e aktive si ne kohen kur nazistet kerkonin ne cdo vrime hebrejte per ti zhdukur nga faqja e Dheut…ministra e deputete, police ne krye e ne mbrojtje te tyre…drejtore e shefa administrate, patronazhiste e ”aktiviste” militante e fanatike …”socialiste & specialiste”…te gjithe si ujqer te terbuar per te rrembyer me cdo kusht voten e 14 majit…
Dhe nje makineri e tere shteteroro-qeveritare krejtesisht agresive perballe nje opozite te coptuar e te percare pikerisht prej tyre e sidomos prej ciftit Rama – Kimete e te ndihmuar edhe nga tradhetaret Bashe – Alibeajt me shoke e shoqe…e perballe nje populli fukara qe vazhdon te komandohet me se shumti nga Stomaku se nga nga Mendja …ja doli…po po ja doli ta veshe dhunshem e poshtersisht Shqiperine teresisht te kuqe !
Dhe qe nga neser …me shume do te ikin nga syte kembet prej Atdheut tim…edhe ata qe ishin ne medyshje …sot e kane ndare me siguri mendjen…ikje nga tmerri ku sundojne te tmerrshmit …horrat, hajdutet, banditet e kriminelet…
Me shume inceneratore qe do tu lene fare pa breke ne bythe o shqiptare…me shume Bechete e Mc Gonigale qe do tu nxijne jeten…me shume skandale qe do tu lene pa pike morali , dinjiteti, personaliteti e integriteti si komb e si popull…me shume vuajtje e varferi…
Me shume porte, aeroporte, dete…pasuri tokesore e nentokesore te shitura oligarkeve tuaj te pangopur e te babezitur…por edhe Cakejve te huaj qe mezi presin llokmen e radhes… e ju do vazhdoni te ecni kembe zbathur, barkezbrazur e te keq veshur …mbi token tuaj Flori !
Pse fituan Kucedrat e pse humbi opozita Dele …per njemije e nje aresye…ku kryearesyeja je ne shumice ti o popull i tallavave, i thesit te miellit, i nje pakoje ushqime, i nje 50-100-apo edhe 200 euroshi…e i nje vendi te premtuar pune si roje, magazinier…ne ujesjelles a ne Oshe…sa turp e cfare mjerimi moral…kombetar…
Plumbi vret armikun tend…ndersa vota e keq-perdorur vret femijet e tu – thoshte nje nga baballaret e kombit amerikan…A.Lincolni…
Sa e vertete kjo thenie per ty o populli im …qe fatkeqesisht ti se kuptove dot kurre…ndaj dhe u cove kendove e kerceve ne valle me Ujkun ani pse ai ka vite qe te ha e sot te shqeu fare !
Opozita e percare dhe drejtuesit e saj natyrisht qe kane fajet e gjynahet e tyre jo te pakta ne kete histori…sikurse kryebanditi Rama e banda e tij kriminale jane mekataret me te medhenj te kesaj tragjedie mbare -kombetare…por vecmas ti o populli im [ te pakten me shume se gjysma ] mbetesh fajtori kryesor e i pa kontestueshem nga cdo lloj kendveshtrimi…sepse ti votove…ty ta vodhen e percudnuan, ta shiten e ta blene …ta devijuan e ta bene pis voten tende e ti sot hesht kaq turpshem…kaq neveritshem e me siguri qe ne mbremje do shkosh edhe ne darken me tallava e fishekzjarre te fituesve te kercesh e te besh aheng pa e vrare mendjen fort per krimin e bere…sepse te genjen mendja se ai thesi i miellit e ajo pakoja me ushqime e ajo monedha 100 a 200 euroshe do te shpetojne jeten njehere e mire ty , familjes e femijeve te tu…popull pa moral e dinjitet…e riperseris…nje pjese e tij …ata qe mundesuan sot sterrosjen kesisoj te Qiellit te Atdheut tim…
Ne Himare …per inat te sime vjehrre …populli vajti te flere me mullixhine…a e kupton se c’mendje menxyre ke o popull…e nderkohe PD e Alibashes e dyta ne tre Bashki dhe vetem kaq dhe ende guxon e luan Kalin e Trojes dhe ende vazhdon e uleret per ”non graten” sipas porosive te Rame – Kimetes …dhe ende na cudit trapin teksa kerkon te na mbushe mendjen se ajo eshte e nesermja e Shqiperise [???]…
Plus…qe PD – percarja me Alibeajn e co . ne krye i humbi koalicionit opozitar dhe i dhuroi Rames edhe 4 Bashki te tjera …ne Mallakaster, Kucove, Kelcyre e Finiq…
Te fitojne leket e Benet Becit ne Shkodren den baba den antikomuniste e demokratike…te civilizuar e te qyteteruar …te Kalase qe edhe pse u la ne gjak nder dekada prej soji-llojit te tyre bastard kurre su dorezua e pra …kete s’ka shqiptar te kete guxuar ta mendoje e jo me ta pertype dot…
Te fitoje ne Kamez injoranca klasike e Rakip Sulit perballe nje juristi e petagogu por dhe nje qytetari dinjitoz si Arjan Hoxha…kete nuk ka qenie normale mendore ne bote qe ta pranoje…
Llatja i asgjeje dhe i lidhur me bandat kriminale te Elbasanit te fitoje bindshem ndaj Profesor Luciano Bocit…pfffff qofshi ju qe e degjoni e jo me ta besoni…
Ne Durres …Vangjush Dakua me fustan…Emriona Sako…qe sot per skandalet e shumta te saj qe e kane nxjerre Durresin ne ankand e ju a kane ulur koken durresakeve si kurre me pare ne historine tyre…duhej te ishte ne burg…mund ”bindshem” qytetarin e ndershem e fisnik te Durresit…njeriun qe gezon respektin e gjithkujt madje edhe te kundershtareve te tij politike …Igli Caren…e pra kjo histori te kujton ato perrallat lozonjare te Andersenit …ku femijet argetoheshin e zbaviteshin aq fort…
Te votosh nje vemje te peshtire e nje mafioz te perzjere koke e kembe me boten e krimit, vjedhjen e grabitjen….lincuesin barbar te Tirones si qytet e kryeqytet Erion Veliajn…perpara nje qytetari dinjitoz e fisnik dhe birit tuaj te nje dere patriotike si ajo e Belind Kellicit…kete cmenduri mund ta beje vetem nje popull i cmendur si ti ne kete rast o popull…
Lere me pastaj te shohesh, te lexosh e te degjosh se c’lloj baterdie , kasaphane, maskarade e masakre eshte bere qe nga Vermoshi ne Konispol …ku Hienat e kuqe kane bere kerdine per te dale fitues gjalle o vdekur…
Mos valle ju duket krejt rastesi juve qe sapo u mbyllen qendrat e votimit krye horri i tyre postoi ne faqen e tij te FB …rrezultatin perfundimtar te zgjedhjeve …ku gaboi vetem ne 2-3 Bashki…?
Mos ju duket rastesi juve qe krye -qelbesira i tyre ne krye te KQZ …palacua Celibashi nuk e dinte fare qe makinat elektronike do te prisheshin asisoj e do funksionin ne ate forme te cmendur ku vota per Bocin shnderrohej ne vote per Llatjen brenda nje minute ?
Une jam e mbetem deri ne frymen time te fundit shqiptar …i mire e i ndershem…patriot e nacionalist, demokrat e antikomunist…kurre nuk me vjen turp ta pohoj perpara kujtdo e kudo se jam Shqiptar e se Atdheu im eshte Shqiperia…por ama qe prej sodit…do me duhet ti shoh fort mire, thelle e mencurisht raportet me Atdheun tim te uzurpuar prej Djajve te kuq…e me popullin tim te shnderruar ne Skllav te kesaj natyre…ku nuk ma nxe goja ta them por…mire ju a bejne kur ju gjejne !
Qe nga sot …nje dite pas zgjedhjeve te 14 majit 2023 …ai vend nuk ka fitues por vetem humbes…dhe humbesit me te medhenj jeni pikerisht JU o shqiptare e fatkeqesisht edhe Atdheu juaj e i imi bashke…
Dhe qe nga sot hartes se kuqe boterore famekeqe …te perfaqesuar nga Korea e Veriut, Rusia, Kuba, Bjellorusia ,Vietnami etj…i rikthehet edhe Shqiperia…cfare tmerri !
…Dhe kemba ime nuk do te shkele me kurre ne ate vend te cilin ju e shitet dhe e tradhetuat kesisoj…kurre…derisa bishes se kuqe antishqiptare ti jete keputur koka njehere e mire e te jete zhdukur me rrenje e me fare nga ai vend…e deri kur ti o popull te dish te ruash e te mbrosh dinjitetin e moralin tend fillimisht e me pas edhe ate te Atdheut tend …sigurisht !
A.R.D