“Zari” që Luli e mashtroi si Kryetar pa letra

0
241

Natyrisht që në fund të kësaj historie personazhi më qesharak është Aibeaj. Ky besonte se Luli e kishte lënë Kryetar. Shfaqej në media si personazhi më grotesk i këtyre 30 viteve të fundit duke deklaruar se “ndjehej Kryetar i PD”. Sikurse po dëshmojnë edhe ngjarjet e fundit, ai është vetëm zari i keqpërdorur nga të gjithë, sa nga Luli po aq edhe nga Taulanti. Tashmë është e qartë se Luli e mashtroi edhe zarin e tij duke e shfaqur si Kryetar, por pa letra, pra Kryetar në të zezë sepse vulën Luli e do vetëm për vete për të bërë pazar. Këtë të shkretin e mashronte duke i thënë je Kryetar, por në Gjykatë nuk e dorëzonte dorëheqjen dhe ishte ai me letra.

GAZETA RD