Vula e turpit/ Estrada e vulës/ Minoranca në PD regjistrohet në KQZ si partia e Bashës

0
194

Minoranca që ka uzurpuar vulën, përfaqësimin dhe financat e PD-së, pasi fitoi një proces farsë në gjykatën e apelit, nuk ndalet në komportimet qesharake. Ajo është regjistruar së fundi në zgjedhjet lokale si Parti me kryetar Lulzim Bashën të dorëhequr këtu e një vit më parë, pas disfatës elektorale në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Në dosjen që ka dorëzuar grupimi Alibeaj është marrë një dokument nga gjykata e Tiranës, ku vërtetohet se Lulzim Basha është kryetar i Partisë Demokratike (Dokumenti poshtë).

Po të shihet me kujdes data e shkresës së mësipërme ajo është 1 mars, pra përpara se të zhvillohej seanca e apelit gjë që tregon se që kur kanë përgatitur dosjen për regjistrimin në KQZ njërëzit e Alibeajt e dinin se do ta fitonin gjyqin. Po kjo është histori tjetër. Këtu e rëndësishme është të shihet karagjozllëku i atyre që pretendojnë se përfaqësojnë Partinë Demokratike. Pra për tu regjistruar në zgjedhje, ky grupim, pasi mori në 1 mars vërtetimin e gjykatës, i bashkëngjiti atij një shkresë tjetër. Atë kur Basha kishte dhënë dorëheqjen formale (të pa çertifikuar asnjëherë në gjykatë) duke i kaluar kompetencat tek Enkeleid Alibeaj dhe Gaz Bardhi.

“Unë Lulzim Basha, me funksion kryetar i Partisë Demokratike, lidhur me zgjedhjet vendore të 2023, sipas datës së caktuar nga Dekreti i Presidentit të Republikës, në përmbushje të kompetencave të kryetarit të Partisë, autorizoj ushtrimin e tyre nga nënkryetari i Partisë Enkelejd Alibeaj dhe/ose Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi dhe/ose Sekretari për çështjet ligjore dhe zgjedhore Indrit Sefa…”, thuhet në këtë dokument të depozituar në KQZ.

Dhe bashkëngjitur me këto të dyja gjendet edhe letra e kryetarit të detyrë Alibeaj, që nuk është formalizuar kurrë në këtë post pasi s’ ka qenë në gjendje një herë të vetëm të mbledhë Kashillin Kombëtar. Këtu Alibeaj i kapërcen edhe kufijtë e fantazisë më të shfrenuar. Argumentimi është: meqë unë drejtoj një parti që ka siu kryetar Lulzim Bashën, unë kërkoj regjistrimin e saj në zgjedhje! (Dokumenti poshtë)

Natyrisht, kushdo e kupton që e gjithë kjo kacavjerrje pas letrave, duke e paraqitur Bashën si kryetar reral të PD-së është një truk ligjor për të të qenë në rregull me Ilirian Celibashin. Pra për të njohur vazhdimsinë që i jep “legjitimitet” Enkeleid Alibeajt. Dhe deri këtu ajo mund të interpretohej si një manovër avokatësh apo këshilltarësh ligjorë për ti pasur letrat në regull.

Por ana qesharake e gjithë kësaj fillon kur problemi bëhet politik. PD-ja e Basha Alibeajt pretendon se është përfaqësuesja e shumicës së demokratëve pasi riktheu dhe monopolin  mbi vulën. Po si mund të merret seriozisht një parti e tillë e cila mbën ende kryetar formal një të dorëhequr prej mëse një viti? Si mund të mos qeshësh kur mëkëmbësi i tij nuk arrin dot të mbledhë Këshillin Kombëtar për tu çertifikuar? Si të mos gajasesh kur një forcë që e quan veten të madhe nuk gjen kurajon të zgjedhë një lider të ri, po vazhdon ende të drejtohet me dekretin e ish kryetarit se s’ka forcë dhe as njërëz të mbledhë  forume apo të organizojë votime?

Vetëm pasi ke bërë këto pyetje e kupton se pse Ramës i interesonte ta kishte vulën kjo lloj PD-je./ Marrë nga LAPSI.AL

Mos qeshni më me këta të vulës

Nga Andi Bushati

Që nga momenti kur Gjykata e Apelit dha vendimin skandaloz për ta rikthyer mbrapsht çështjen se kujt i takon realisht PD, duke i hapur rrugën legale të përfaqësimit në zgjedhje minorancës së Alibeaj & Co, shumë opozitarë kanë shpërthyer në akuza, fyerje, tallje për vëllezërit e tyre armiq që po rrëmbejnë një gjë që nuk u takon.

Në fakt, e kanë gabim!

Pavarësisht se gjithçka kanë bërë deri më tani Alibeaj dhe idiotët e dobishëm që e mbështesin është një tradhëti ndaj opozitarizmit të vërtetë; Pavarësisht se ata miratuan përjashtimin arbitrar të Berishës nga PD-ja; Pavarësisht se ata kanë bashkuar votat me Ramën për zgjatjen e mandatit të komisionerëve të vettingut dhe nxjerrjen e Ilir Metës jashtë politikës; Pavarësisht se po punojnë së bashku me rilindjen për një projekt ligj që nuk lë të garojë Partinë e Lirisë (me kryetar Metën); Pavarësisht se shpëtuan mandatin e ministres së jashme Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese, pra pavarësisht kësaj rruge kolaboracionizmi të hapur me regjimin, ata as nuk duhen fyer, as nuk duhen tallur e as nuk duhen përqeshur.

Specie të tilla demokracisë shqiptare i rrinë ngjitur si deputeti pas këpucës që prej 30 vjetësh. Si Berisha, po ashtu dhe Meta, kur kanë qenë në pushtet, për të ardhur tek Rama sot, të gjithë kanë ndjekur të njëjtën taktikë. Ai që pas zgjedhjeve të vitit ‘96, u njoh si fenomeni Sali Rexhepi, me emrin e mjekut socialist të Librazhdit që luante kllounin opozitar në mesin e një parlamenti monist të dalë nga masakra elektorale e zgjedheve të ‘96-ës, u shndërrua në një epidemi ngjitëse. Ilir Meta kryeministër përkrahu PDr dhe i lejoi asaj me anë të gjykatave të vidhte siglën e PD-së. Berisha vetë e mbylli mandatin e tij me tre deputetë të rekrutuar, të zgjedhur me vota të majta. Rama e çoi në lartësi të papara pompimin e opozitave fallco teksa bëte sikur zhvillonte debat me një kosh karavidhesh që përfunduan në kuvend pas djegies së mandateve nga PD- LSI. Selami Jenisheri, Majlinda Halili (kërpërata), Kostaq Papa (kaçurelësi i uiskit) u bënë përfaqësues të denjë të Sali Rexhepit. Stafetën e tyre e kanë marrë sot, me të njëjtin zell për shërbim, në këmbim të favoreve (si marrja e vulës) Alibeaj & Co.

Në këtë kuptim, ata as nuk duhen anatemuar, as nuk duhen përqeshur. Nuk janë as të parët, as të fundit që bëjnë politikë me brekushe të rëna poshtë gjunjëve.

Dhe kjo s’ka aspak lidhje me ndjenjën e mëshirës për ta, por me thelbin e problemit. Pasi mëkati më i madh nuk janë dobësitë njerëzore që të yshtin të shitesh, por forca korruptive që e bën të mundur stimulimin e këtyre veseve. Pra, në hierarkinë e pamoralitetit, sistemi i Edi Ramës, i programuar për të krijuar opozita fallco, si në parlamentin e shkuar edhe në këtë të sotmin, është ku e ku më keq sesa ata që bëhen me vullnet “viktima” të tij.

Të para në mjedisin tonë demokratik fyerjet, talljet, vënia në lojë e palës më vulnerabël, të japin përshtypjen e një ndeshje mes dy opozitave. Në fakt nuk është kështu. Alibeaj & Co janë efekt kolateral i regjimit të Ramës.

Prandaj, për askënd që e quan vetën opozitar, nuk mund të shndërrohet në prioritet denigrimi i tyre, para denoncimit të atij që i ka katandisur në atë gjëndje. Në qendër të betejës opozitare duhet të vihet Edi Rama dhe jo ata që i shërbejnë si vegla të përkohëshme të forcimit të regjimit të tij./Lapsi.al/

Propozimi i Alibeajt për bashkim, Paloka: Hipokrizi, marrëveshja nuk u arrit sepse ata nuk pranuan pikërisht primaret!

Në një intervistë për Ora News, kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka u shpreh se ishte i pritshëm vendimi i Apelit për vulën e PD-së nga gjykata e kontrolluar nga Rama.

Sipas tij, kur Alibeaj dërgoi në kundërshtim me ligjin ankimim për një çështje ku nuk ishte palë në Apel, që në atë moment ka pasur një bashkëpunim me Ramën,

Paloka: A kemi pritur një vendim të tillë dhe nuk është se kemi pasur ndonjë zhgënjim, pasi e kemi denoncuar. Kur Alibeaj dërgoi në kundërshtim me ligjin ankimim për një çështje ku nuk ishte palë në Apel, që në atë moment ka pasur një bashkëpunim me Ramën, sepse diçka e tillë mund të bëhej vetëm duke marrë garanci nga Rama që t’i jepej e drejta Alibeajt. Vendimi ishte i shkruar në zyrën e Edi Ramës. Çështja nuk duhet të shqyrtohej fare sepse grupi i Alibeajt nuk ishte palë qysh në fillim. Se kështu mund të bëhej palë edhe Taulant Balla, e t’ia japin atij partinë me gjykatë.

Nuk ka asnjë mundësi që Alibeajt të vijë të na kërkojë partinë. Edhe sikur ta marrë nga ana proceduriale, ai nuk është një vendim i formës së prerë. Ata duan që të dëmtojnë PD-në. Kërkesa për bashkim nga Alibeaj është një turp edhe për vetë Taulant Ballën. Ne kemi folur prej kaq kohësh dhe kemi bërë negociata për tu bashkuar në një kandidat, dhe dihet tashmë ato negociata nuk i pranuan sepse nuk donin primaret. Tani që morën vulën e Edi Ramës dhe duan që t’ia vënë vulën e tij kandidatëve të PD-së. Ata ishin kundër primareve, se negociata ishin para tyre, sepse ata janë ftuar që të kandidojnë me kandidatët e tyre.

Propozim per kandidate te perbashket! Manjani: Kurth/ PD i ka ndare rruget me AliBashet

Nga Ylli Manjani!
Sot paradite mësova për disa përpjekje deputetësh të PD për të gjetur zgjidhje për regjistrimin e partisë me një logo.

Në pamje të parë, kur dëgjon përpjekje të tilla, duhen shenja pozitive. Me këtë përshtypje ti fillon të mendosh se kush mund të ishte zgjidhja më e mirë teknike në këto kushte…

Mirëpo ky është një kurth i madh, me thënë të drejtën. Se çfarë zgjidhje teknike mund të gjesh në kushtet kur nuk ka pajtueshmëri parimore?!

Ky është momenti kur del nga kurthi dhe konkludon se:

1. Deputetët e një partie si fillim,që të quhen të partisë,duhet të njohin vendimet e anëtarësisë së saj. Ndaj ato deputetë që s’e njohin anëtarësinë s’kanë se si të propozojnë, apo bëjnë kompromis me të.

2. E kuptoj se ka deputetë që nuk e ndjekin verbërisht Lulzim Bashën dhe aq më pak Autorizim Alibeun, por këta deputetë nuk mund të flasin më nëpër dhëmbë. Ata duhet të pranojnë publikisht se janë me anëtarësinë dhe jo me pengmarrësit e saj. Vetëm pas kësaj flitet me ta.

3. Çdo negociatë për bashkim fillon nga qëndrimi parimor. Si fillim shprehet dakordësia me anëtarësinë dhe në vijim heqja dorë nga përdorimi i gjykatës si mjet pengmarrje, ose minimalisht dënimi publik i këtij akti antidemokraci.

4. Përshtypja ime është se PD i ka ndarë njëherë e mirë rrugët me Lulzim Bashën dhe Autorizim Alibeun. Me të tjerët edhe mund të ketë kompromis, por jo me këta të dy.

Si mund të bëhet kompromis me persona që kërkojnë të ndalojnëmarrjen pjesë në zgjedhje të gati gjysmës së votuesve?!

Kjo sjelle i kalon përmasat e interesit të një partie politike.

Lulzim Basha dhe Autorizimi i tij, janë rrjeshtuar haptazi në anën e dhunuesve të demokracisë, jo thjesht kundër demokratëve!

Ata sduhet të kenë më vend në politikë. Le të luajnë me letra me Suden po të duan, por jo me të drejtën e shqiptarëve për të zgjedhur!

Alibeaj u regjistrua me firmën e Bashës si kryetar, Harxhi: Luli, politikani më i pavlerë, më i pa udhë dhe më i pa fe, në historinë e vendit

Edith Harxhi dorëzoi më 22 nëntor të vitit 2022 në ndryshim në objekt-padinë e depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë, për çrregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së nga regjistri i partive politike.

Sot, grupimi i Alibeajt dorëzoi në KQZ kërkesën për regjistrim me firmën e Bashës që autorizonte Enkelejd Alibeajn të dorëzonte kërkesën. Harxhi ka reaguar me një postim në Facebook, ku ripërsërit kërkesën që i ka drejtuar Shkallës së Parë.

Harxhi thotë se me veprimin e bërë Basha ka firmosur aktin më të rëndë të demokracisë.

POSTIMI

Miq të nderuar, së bashku me një grup anëtarësh të Partisë Demokratike kam që në vitin 2017 që them Lulzim Basha ka qenë kolona e pestë në PD që kur ai u kthye në Shqipëri dhe iu bashkua KOP-it.

Ai sot përfundimisht tregoi se është politikani më i pavlerë, më i pa udhë dhe më i pa fe, në historinë politike të Shqipërisë së 32 viteve të fundit. Nuk krahasohet me asnjë personazh tjetër që nga kohët e vjetra!

Kam dorëzuar në Gjykatën e shkallës së parë Tiranë një padi në 30 qershor 2021 për pavlefshmërinë absolute të zgjedhjeve të 13 qershor 2021 për Kryetar Partie.

GAZETA STANDARD