Vjosa Osmani dhe Donika Gervalla në Nju Jork, takohen me Eliot Engel

0
565
Nga Beqir SINA – New York City
Vjosa Osmani takohet në New York, me Eliot Engel, mikun e madh amerikan të shqiptarëve ish Kongresistin amerikan që kurrë nuk u ndalë së përkrahuri popullin Shqiptar
NEW YORK : Në ditën e tretë të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, të hënën, në mejdiset e rinovuara të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, Preisdentia e Kosovës, znj. Vjosa Osmani, së bashku me ministren e jashtme znj. Donika Gërvalla – Schwarc, është takuar me mikun e madh të shqiptarve kongresistin Eliot Engel.
Në këtë takim morën pjesë edhe John Calvelli – N/nkryetar i Shoqatës Kombëtare për ruajtjen e kafshëve të egra, një nga shoqata më të mëdha të ruajtjes së kafsheve të egra në botë, dhe veprimtari njohur Harry Bajraktari
Presidentja e Kosovës, Osmani, e cila ndodhet së bashku me delegacion qeveritar të Kosovës në New York, ku po zhvillon punimet Sesioni i 76të i Asamblesë së Përgjithshme të  Kombeve të Bashkuara, ka falënderuar kongresmenin amerikan, Eliot Engel, për shërbimin dhe miqësinë e tij për Kosovën.
“Faleminderit për shërbimin dhe miqësinë tuaj të çmuar, Kongresmen Eliot Engel,  njohja juaj e nevojës për drejtësi dhe vendosmëria juaj në mbështetjen e shtetndërtimit të Kosovës ishin të domosdoshme. Njerëzit tanë janë përjetësisht mirënjohës dhe ju urojmë çdo të mirë në përpjekjet tuaja të ardhshme” citohet të ketë thënë Presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani.
Më pas Presidentia e Kosovës, ka folur rreth situatës në veri të Kosovës,  dhe rreth takimeve të dialogut Prishtinë – Beograd, me mikun e shqiptarve Eliot Engel.
Presidentja e Kosovës, tha në këtë takim se ajo ka falemnderuar në emër të popullit të Kosovës,  presidentin amerikan, Joe Biden, që në Prill të këtij viti, në mbështetjen e ShBA-së për vendet e pazhvilluara, ai bëri dhurimin e vaksinave antiCOVID, 500 mijë ia dhurojë Kosovës.
 Ndërsa, duke folur për inisiativën e treshes Rama- Vuçiç – Zajev, burime të sigurta brenda takimit, thanë se ajo ka ripërsëritur qëndrimin e saj se :  “Open Balkan është i rrezikshëm, dhe e vonon integrimin evropian, dhe provon të zëvendësojë Procesin e Berlinit, gjë që është e pamundur dhe ne nuk do të lejojmë që të ndodh”, ka thënë presidentja Osmani.
Eliot Engel  është larguar vitin e kaluar nga Kongresi në SHBA, pas 32 vjetëve karrierë.
Kongresmeni i njohur ndryshe si “miku i shqiptarëve” për shkak të mbështetjes që ka dhënë për Kosovën.
Engel njihet si miku më i mirë i shqiptarëve për vetë rolin e tij vendimtar për Çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës, bombardimet e NATO-s ndaj serbëve dhe parandalimin e një genocidi në masë. Kosova ka emëruar një rrugë dhe një autostradë për nder të Engelit dhe madje, ka lëshuar një pullë postare me fotografinë e tij.
Engel pohoi se do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën, për zhvillimin e saj dhe shtetndërtimin e Kosovës.
Pasioni ballkanik:
“Nuk e dija pasionin që do të zhvilloja për një cep të vogël të Evropës, të quajtur Ballkan”, ka thënë Engel në seancën e lamtumirës dëgjimore, në Kongres, në të cilën ishte thirrur për t’i dhënë rekomandime mbi rajonin administratës së Presidenti Biden.
“Kam udhëtuar në çdo vend të Ballkanit Perëndimor disa herë, jam takuar me aq shumë udhëheqës nga aq shumë parti dhe kam dashuruar larminë e pasur të kulturave, etnive dhe feve”, ka thënë Engel.
“Por, asnjë vend nuk më ka prekur zemrën më shumë se Kosova”, ka shtuar ai.
Eliot Engel : 
Engel, 73 vjeç, ka thënë se nuk e ka në plan të pensionohet pas humbjes së tij të befasishme në zgjedhjet paraprake, në verën e 2020, dhe të vijojë politikën aktive.
Ai ka thënë se është pyetur nëse do që të jetë ambasador ose nënsekretar në administratën e Joe Bidenit dhe se po i shqyrton opsionet. Kjo ngre pyetjen nëse ai do të vazhdojë të ndikojë politikën e SHBA-së në Ballkan.
“Ka shumë gjëra të ndryshme që mund t’i bëj… Nuk do të marr ndonjë vendim tani, por e dini se jam duke menduar”, ka thënë Engel për Washington Examiner, në fillim të dhjetorit 2020.
”Ndoshta bëj diçka me administratën… Disa njerëz kanë sugjeruar që mbase unë mund të jem ambasador”, ka thënë ai.