Nga Gjovalin LUMAJ – SHBA
. . .
Pretash Nilaj, mik i vjeter,
Prej se largu te shkruaj nji leter,
Mik i dashtun dhe koleg,
Me dt. 7 Gusht në vere me zheg,
Ne “Log të Bjeshkeve” me jehone,
Nji freski per shpirtin tone,
Na e solle si gjithmone,
Fjala jote e kanga jote,
Paçin force në vite e mote..!
* * *
Fjalet e tua jane mesazh,
Mos me i ba trunit lavazh,
Per traditen, per Kelmëndin,
Si zot shpie me mbajte vendin,
Ja u ke thanë taman açik;
– Miku te vine e të rrinë si mik..!
Ky asht “Logu i Bjeshkeve” tona,
Ne kohet e lashta e te vona..!
* * *
Le te bahet si kushtrim,
Në Kelmend e në mergim,
Jo kurr mâ logu i tradites,
Me u ba prone, për prone-plaçkites,
Per biznes e interesa,
Politika e ngatrresa,
Me ja humbe identitetin,
Kush ka forcen e pushtetin,
Me e kthye logun në skandal,
Ne nje show preferencial…!
* * *
Si murla qe vjen me turra,
Flet si burre e kendon per burra,
Fjala jote ne na zgjon,
Kanga jote na frymzon?
Në bjeshket e kuqe të Prek Calit,
Zot do te jene Shqipet e malit,
Per tradite e amanet,
Zot Kelmëndi në voter të vet,
Kush na vjen per leqe të Hotit,
Vjen si mik, mir se e bjen Zoti.
Kush vjen me delir madheshtie,
Në shpi tone me u ba Zot shpie,
Me ndryshua tradite “bidat”
Ti shajne by… e te rrine rehat…!
…
**Shenim : Titulli i postes është redaktuar nga portali,një ndryshim i vogel krahasuar me origjinalin e autorit
https://www.facebook.com/100065324617901/videos/1957349957989135/