TA MBASH RRADHËN ME B… SOT NË SHQIPERI

0
356

Redaksionale:

Dikur në monizëm përdornim kavanozët, gurët, trajstat prej beze për të mbajtur rradhën. Në vend të këtyre sot përdoren b…..Zakonisht bankat të pajisin me numër-letër për tu orientuar me rradhën e klientëve që presin të marrin shërbimet. Por në Credins Bank nuk ndodh kështu. Klientë ulen në dy rreshta të gjatë dhe sapo i pari lë vendin e tij, të tjerët spostohen pas urdhërit të punonjësit aty pranë që mban rendin. I bie që ta lëvizësh prapanicën 20 herë derisa të mbërish te sporteli. Vërtet që nuk është aspak dinjitoze, por në fund të fundit je shumë më mirë se disa të tjerë që presin jashtë në diell apo në të ftohtë për të hyrë në bankë. Brenda duhet të jenë vetëm 20 b..-lëvizësit. Po ta mendosh kjo nuk është asgjë para halleve të shqiptarëve. Por ja si agravohen gjërat. Credis Bank, është bankë e nivelit të dytë, e cila ka komisione më të larta se homologet e saj. E megjithatë ka më shumë punë se bankat e tjera. Kjo falë monopolizimit që i është bërë pagesave për: aftësi për punë, librezë shëndetesore, etj.etj. Këto janë dokumente që i duhen çdo shtetasi mbi 18 vjeç i cili eshte në marrëdhenie pune, apo duke u pajisur me patentë, etj. Çdo shtetas, fillimisht shkon pranë qendrës shendetësore dhe kërkon pajisjen me dok. “Aftësi për punë”. Për tu pajisur me këtë, ai duhet të paguaje prane Credins Bank shumën prej 100 lekësh. Komisioni për shifrën më lart shkon 200 lekë. Dhe qytetari, në vend që të paguajë te qendra shëndetesore 100 lekë, paguan gjithsej 300 lekë, ku zhvatjen ia bën banka. Kështu funksionojnë pagesat edhe per librezën shëndetesore. Nga 200 lekë, paguan 400 lekë. Këto jane dokumente që kërkohen 1 herë ne vit, por po te mendosh se sa rë punësuar në shtet apo privat janë, bëhet lehtë llogaria për milionat që vilen. Jo vetëm paguajnë komisione te larta, por shqiptarët kanë humbje kohe te madhe teksa presin rradhët e gjata. Ata nuk kanë kurrfarë te drejte t’i kryejnë pagesat në bankën që duan, ku komisionet janë më të ulta dhe shërbimi më dinjitoz. Ata e kanë të përcaktuar që tek qendrat shëndetësore se pagesa do kryhet vetëm te Credins Bank. Përveç shtetit, askush tjetër nuk ka fuqinë t’ua diktojë shqiptarëve bankën tek e cila kryhen veprimet. Pse qeveria favorizon kaq hapur Credins Bank? Kush është pronari dhe cilat janë interesat mes tij dhe qeverisë shqiptare? Përse qeveria shqiptare shton vazhdimisht faturat e panevojshme, burokratizmat duke ua zbrazur xhepat shtetasve te saj dhe mbushur ato të Credis Bank. Tani gjërat nuk bëhen më te fshehta në Shqipëri. Klientët vijojnë të paguajnë në heshtje dhe ta bëjnë këtë më mirë sesa të reagojnë. Ata janë aftësuar tashmë ta mbajnë rradhën me b….