Si renditet ushtria e Maqedonisë së Veriut në nivel botëror?

0
289

Internet-portali “Global firepower” publikoi së fundmi një listë me 142 vende të renditura sipas fuqisë së tyre ushtarake për vitin 2022. Në listën e fuqisë ushtarake të vendeve, Maqedonia këtë vit është në pozitën e 135-të, shkruan Sloboden Peçat, transmeton Portalb.mk.

Maqedonia deri më tani është përfshirë vetëm gjashtë herë në renditjen e “Global firepower”. Për herë të parë në vitin 2017 faqja e renditi ushtrinë tonë në vendin më të lartë të të gjitha kohërave, në vendin e 116-të në listën e shteteve. Në vitin e ardhshëm, 2018, ARMV ra për gjashtë pozicione më poshtë, pra në vendin e 122-të të tabelës. Në vitin 2019, ARMV u rendit sërish në vendin e 118-të, ndërsa vitin e kaluar u pozicionua në vendin e 133-të në listën Global firepower.

Ndërkohë, njohësit e zhvillimeve, megjithëse prisnin që vendi ynë të ishte më lart në renditjen e re, sepse ARMV është pjesë e NATO-s prej dy vitesh, edhe pse në kuptimin praktik të fjalës kjo rrit indeksin e fuqisë sonë ushtarake në nivel global, megjithatë as këtë vit nuk erdhi deri aty. Nëse merret parasysh se sivjet “Global firepower” ka shtuar dy shtete të reja në listën e ushtrive, mund të konstatohet se ushtria e Maqedonisë praktikisht ka mbajtur të njëjtin vend nga viti i kaluar.

Ndërkohë, sipas ueb-faqes, ushtria më e fuqishme aktualisht në rajon është Serbia, e cila është në vendin e 61-të. Pasohet nga Kroacia (vendi 62), Bullgaria (vendi 67), Sllovenia (86), Shqipëria (115), BiH (123), Mali i Zi (132), Maqedonia (135) dhe Kosova, që është hera e dytë që gjendet në listën dhe zë vendin e 140-të.

Tani për tani, pozitat drejtuese sipas fuqisë së ushtrive mbeten të pandryshuara, ku ushtria amerikane është ende më e fuqishmja në botë. Pasohet nga Rusia në vendin e dytë dhe Kina në vendin e tretë. Ndryshe, sipas asaj që shkruhet në përshkrimin e faqes, renditja bëhet sipas një njësie matëse të quajtur indeksi i fuqisë, që rezulton nga llogaritjet e ndërlikuara të marra nga informacione nga burime publike, si p.sh. ueb portali i CIA, rrjeti social Facebook, internet- enciklopedia Wikipedia dhe të tjera. Në renditje nuk janë marrë parasysh aftësitë bërthamore të vendeve të vlerësuara.