Kurti për situatën në Veri: Kur hiqen të gjitha barrikadat do të shtyhet vendimi për 30 ditë

0
180

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për situatën e tensionuar në Veri të vendit.

Ai ka deklaruar se nëntë barrikada me njerëz të armatosur kanë ndaluar qytetarët me automjete e ata këmbësorë, dhe shtoi se strukturat ilegale janë bërë banda kriminale e agresive si kurrë më parë.

Kurti tha se pikat në Bërnjak e Jarinjë ende janë të bllokuara.

“E përsëris zotimin se në momentin që hiqet barrikada dhe vendoset liria e lëvizjes në të gjitha rrugët shtyhet vendimi i qeverisë për 30 ditë për fletëdekalrimet”, tha Kurti, shkruan Reporteri.net.

Ai shtoi se dhuna nuk do të tolerohet dhe se dhunuesit do të përballen me ligjin.

“Nuk do të lejojmë destabilzimin e rendit të Republikës sonë”, tha Kurti.

Ai tutje tha se e çmon lart shqetësimin e ambasadorit amerikan i cili kontribuoi në zbutjen e gjendjes, duke mbështetur qeverinë dhe vendimet.

Kurti tregoi poashtu se ka biseduar me shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell. /Reporteri.net/.