Senati amerikan miraton rezolutë për t’i dhënë fund emergjencës kombëtare të COVID-19

0
311
Nga Beqir SINA – New York
Rezoluta S.J. Res. 38, kaloi me 48 vota pro dhe 47 kundra, dhe shkon në votim në Dhomën e Përfaqësuesve
WASHINGTON DC: Senati amerikan  miratoi të enjten vonë një rezolutë të përbashkët simbolike që bën thirrje për t’i dhënë fund emergjencës kombëtare të shpallur nga ish-presidenti Trump më 13 mars 2020, në lidhje me COVID-19.
Rezoluta, (S.J. Res.38) e cila kaloi 48-47 , tani shkon menjiher në votim në Dhomën e Përfaqësuesve. Kjo rezolut u prezantua nga Senatori Roger Marshall, R-Kansas, Senatorët Mike Braun nga Indiana, Mike Lee nga Utah, Ron Johnson nga Wisconsin, Ted Cruz i Teksasit dhe Rand Paul i Kentakit që gjithashtu e mbështetën atë.
“Rezoluta nga Senati dhe nëse kalon edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës , thuhet se është, në përputhje me seksionin 202 të Aktit Kombëtar të Emergjencave (50 USC 1622), e njohur si Emergjenca kombëtare e shpallur nga « fuqia » e Presidentit më 13 mars, 2020, në Proklamatën 9994 (Rregullimi 85 i Fed. 15337) quhet e mbyllur me këtë miratim nga të dy dhomat e përfaqësuesve”, thuhet ndër të tjera në Rezolutë.
Senati në « fjalën » e tij : 
«  Ne jemi gati t’i japim fund emergjencës kombëtare COVID – 19 si shumica e amerikanëve,” shkroi senatori Marshall në Twitter. “Shpresojmë që edhe kolegët tanë të Dhomës së Përfaqësuesve të bashkohen me ne, për t’i kthyer popullit amerikan aftësinë për të marrë vendime në lidhje me pandeminë globale Covid-19 »
Votimi në Senat 48-47: 
Senatori Paul, i cili nënshkroi i pari rezolutën, ka qen nga te vetmit i cili kohët e fundit paralajmëroi për pasojat e mundshme të deklaratave të vazhdueshme të mbajtjes së emergjencës kombëtare , për të vazhduar edhe disa muaj nga kjo administrat.
Duke komentuar mbi Aktin e Emergjencave që kryeministri kanadez Justin Trudeau thirri kohët e fundit për të shuar protestat e autokolonave të kamionëve, Paul tha se një ligj i tillë është “shumë, shumë i rrezikshëm” dhe paralajmëroi kundër ligjeve të ngjashme në Shtetet e Bashkuara.
“Unë mendoj se statutet që lejojnë presidentët ose krerët e shteteve të thërrasin emergjencat janë shumë, shumë të rrezikshme,” tha Paul gjatë një interviste të podcastit BASED Politics.
“Ne kemi të njëjtin lloj statuti këtu, dhe unë kam qenë prej kohësh kundërshtar i tyre. Ne në fakt kemi në Shtetet e Bashkuara një Akt Emergjence , që i lejon presidentit të mbyllë edhe internetin duke shpall Emergjencen kombëtare” tha senatori Paul një nga zerat e fuqishem republikan në Senat.