Salianji: Nuk ka përjashtime nga PD sepse s’ka vendime të grupit parlamentar dhe as mbledhje të tij

0
181

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaron se nuk ka përjashtime të deputetëve pasi nuk ka pasur vendime të grupit parlamentar dhe as mbledhje të tij.

Salianji shpreh keqardhje për deklaratat personale që nuk i bëjnë mirë askujt sipas tij.

Duhet bërë gjithçka për bashkimin dhe dhënien forcë demokratëve! Nuk ka përjashtime, sepse s’ka vendime të grupit parlamentar as mbledhje të tij! Kam keqardhje kur lexoj deklarata personale dhe në dëshpërim të cilat nuk i bëjnë mirë askujt. Sakrificat e demokratëve kërkojnë bashkim jo ndarje! Shqipëria meriton opozitë reale dhe dinjitoze, fati politik i çdokujt varet nga votat jo nga mllefet personale!

Partia Demokratike nuk është pronë e askujt, dhe inatet e vogla nuk bëhen dot vendime! Grupi Parlamentar do të reagojë me përgjegjshmëri dhe përpjekja për bashkim, do duhet te shihet me shumë respekt për ata qe e bëjnë realitet në interes të vendit dhe demokratëve. Kjo do te ndodhë! Vetëm kjo rrugë e bën fituese Partine Demokratike!”-shkruan Salianji.