Reagon ministria :Keqardhje për shpifjet ndaj Sorecës,

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka i ka dalë në mbrojtje Z. ambasador i BE-se

0
488

Olta Xhaçka i ka dalë në mbrojtje Ambasadorit të BE-së në vend pas u padit në SPAK për ndikim në vendimin e Gjykatës Kushtetuese nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Xhaçka thotë se ndjen keqardhje për akuzat shpifëse ndaj tij.

Luigi Soreca është një mik i mirë i Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Një mik i cili ka shkuar dhe përtej detyrës së tij, për të ndihmuar shqiptarët me pasojat e tërmetit dhe pandemisë COVID-19. Një mik i vërtetë i cili ka mbështetur integrimin e vendit tonë, edhe duke kritikuar qeverinë dhe politikën në rastin e gabimeve të bëra. Keqardhje për akuzat shpifura të bëra ndaj tij. E sigurt që Ambasadori Soreca gëzon respektin dhe mbështetjen e shumicës së popullit shqiptar”- shkruan në postimin e saj Xhaçka.