Prostitucioni……urgjenca e nje zeri global.

0
1417

Ç’eshte Prostitucioni?
Sipas fjalorit enciklopedik te gjuhes frenge,La Petit Larousse,Prostitucioni eshte nje akt,me anen e te cilit,nje person,pranon te ofroje sherbime seksuale me nje numer te panjohur njerezish te tjere,kundrejt shperblimit.
Qe nga definicioni i ketij fenomeni, dicka nuk tingellon bukur ku paraja duket se fshihet pas tij.Prostitucioni eshte nje tregti,ku njeri i shet dhe tjetri i blen sherbimet seksuale.
“Mouvement Du Nid” eshte nje shoqate mjaft aktive , e ligjit 1901 ne France, shoqate jofitimprurese, e cila ka vendosur ne dispozicion te gjitha menyrat e mundshme ,per zhdukjen e fenomenit te Prostitucionit.Kjo shoqate njihet ndryshe per nga politika e funksionimit,si Shoqata e pare Abolicioniste Feministe,ne Territorin Francez.Nje Stazh per Formimin e Militanteve te kesaj Shoqate,u mbajt ne datat 19 dhe 20 qershor ,ne Rajonin Parisien,ne zyren Qendrore ,ne Clichy,me pjesemarres nga gjitha rajonet e Frances.Ne kete Event,asistoi edhe ALBDREAMS MEDIA,si Gazetare por edhe si perfaqesuese e delegacionit te Moselle,ne Rajonin Grand Est,France.
Gjate nje analize te bere nga Presidentja Nacionale e kesaj shoqate ,Znj.Claire Quidet ,mbi sistemin Prostitucionel ne France,ALBDREAMS MEDIA,nderhyri me nje pyetje mbi ekzistencen e Prostitucionit ne kete shtet kaq te fuqishem si Franca,e cila mund ti ofroje kushtet jetesore cdo individi,pa perjashtim gjinie,race apo feje.Si ka mundesi, qe ne Francen e ‘’TRE PARIMEVE’’kryesore,Liri,Barazi dhe Vellazeri,ka vend per nje dhune te tille, sic eshte dhe ushtrimi i Prostitucionit?
Dolem ne konkluzionin qe fenomeni eshte i lidhur ngusht me qeverite e shteteve.Tashme Prostitucioni eshte nje menyre Tregtie,diku e lire,diku e ndaluar rreptesisht por e fshehte.
Mbi historite e fillimit te ketij rrugetimi,ne menyre te vullnetshme apo te pavullnetshme,spikat femijeria apo adoleshenca e vjedhur,te ketyre femrave,nga ‘’perverset e seksit’’.
Nga femije te abuzuar seksualisht,apo femije te refuzuar nga familja dhe rrethi shoqeror,apo viktima te mashtrimeve,keto femra iu futen nje stili jetese te pasigurt,duke e humbur dinjitetin dhe veten e tyre.Disa nga te mbijetuarat, me perkrahjen qe ‘’LEVIZJA E NIDIT’’ u dha,arrijn sot te deshmojne,pa frik,per jeten e pa imagjinueshme qe pranuan te bejne.Nje dokumentar rreth 52 mInuta,”Survivantes de la Prostitution”,(Te mbijetuarat e Prostitucionit )shkruar dhe realizuar nga Hubert Dubois,realizator Francez i pavarur, na e ilustron me se miri zanafillen e Prostitucionit.
Z.Dubois u shpreh per Mediat Franceze mbi idene e gabuar qe kishte patur per ushtrimin e prostitucionit te lire dhe te vullnetshem,ide e cila u permbys pasi filloi te germonte me thelle per kete fenomen.
“Mme Claude” nje tjeter film,i bazuar ne nje ngjarje te vertete,tashme edhe i disponueshem ne platformen NETFLIX.
Fernande Grudet ne jeten reale , me epitet ,”Zonja Claude“,paraqitet si personazhi kryesor,e cila nga nje femijeri e trishte dhe femije i abuzuar seksualisht,transformohet ne nje tutore ,ku shfrytezonte vajza te reja, te cilat detyroheshin ti trokisnin ne dere, per nje jete me te mire.
Skena finale e filmit, pasohet me arrestimin e zonjes Claude,per mospagim taksash ne shtetin Francez.Nje histori absurde dhe reale,e cila nxjerr ne pah qellimin e vertet te legalizimit te Prostitucionit dhe lidhjen ngushte me shtetin per perfitime personale apo qellim argetimi,duke perdorur dhe masakruar me qindra e mijera femra.
Nese kemi nje te drejte mbi seksualitetin atehere eshte detyre e shtetit per respektimin e saj,duke sensibilizuar me shume mbi trupin e njeriut,duke nderhyre neper shkolla me shume per dhenien e informacioneve mbi kete teme,ne menyre qe te parandalojne akoma edhe me shume viktima.Sulmet kibernetike,me anen e emaileve apo rrjeteve sociale,nje rrezik teper i madh per moshat e reja,te cilat mund te bien pre e mashtrimeve.Legjislacioni francez e parashikon me ligj ,denimin e agresorit te sulmeve kibernetike,me burgim apo me gjobe,ku denimi do jete akoma dhe me i ashper nese viktima ka me pak se 15 vjec.
Cdo shtet ne bote,sado i avancuar te jete nga ana ekonomike apo kulturore,ka nje te mete te madhe ne funksionimin e marredhenies Femer-Mashkull.
Femra ,per nga natyra e brishte duhet te konsiderohet si qendra e Universit dhe jo si “Qendra e Argetimit”per nje pjese te konsiderueshme te meshkujve.
Femra nuk eshte Objekt,Femra nuk eshte mall.
Mjafton te shikojme statistikat e Perdhunimeve ne Suedi dhe kuptojme me shume mbi kete mosfunksionim.
Analizojme pak stilin gjerman,ku bordellot jane normale,ku nje tutor,quhet thjesht nje biznesmen,ku te drejtat e femrave per te perfituar asistence fshihen dhe anullohen ,nese femra refuzon ofertat si punonjese seksi.
Duke kaluar ne zvicerr,ku vitet e fundit kemi nje rritje te kerkesave te asistenteve seksuale neper Azilet e Pleqve.
Te gjitha keto raste e plot te tjera tregojne per nje mosfunksionim te kesaj marredhenieje ,ku lidhje a vetme qe duhet te paskemi,na qenka seksi….
Sipas raporteve FACTS,ne France,kemi nje sensibilizim te popullsise,5 vjet pas daljes se ligjit te 13 prillit 2016,pavaresisht nga mendimet e kunderta ne politiken e brendshme te saj,ku njera pale kerkon ta zhduke prostitucionin dhe pala tjeter ta legalizoje.
“Nese nuk punojme per Ndalimin e agresoreve,do te vazhdojme te prodhojme viktima”.-shprehet Laurence Noêlle,nje e mbijetuar e Prostitucionit.”SKA KLIENTA,”SKA PROSTITUCION”.
Po ne shqiperi cfare behet?
Sipas te dhenave te gjetura ne raportet Google,kemi shifra tmerruese,mbi 100 mije Femra shqiptare , ne rruget e Europes.
Shtypi boteror drejton gishtin nga qeveria shqiptare dhe drejton pyetjen:
A qendrojne lideret dhe politikanet shqiptar pas vuajtjes se ketyre femrave te gjora?
Pyetje e drejte kjo por nuk duhet lene pas edhe disa raste kur keto te reja,detyrohen te prostituojne ,mbase dhe nga njerezit e afert te tyre.
Duke marre shkas nga nje ngjarje e rende,te nje Shqiptareje ne Itali,nje femre,nje gruaje,nje nene…..mbase nuk jemi te afte te sjellim drejtesine e merituar por jemi te afte krejtesisht te mos gjykojme jeten e asnjerit prej nesh.
Eshte koha te veprojme dhe te kerkojme llogari per cdo gjak femre te vrare barbarisht,qofshin kto, viktima te rrjetit te prostitucionit apo viktima te konflikteve bashkeshortore ,apo prinderore , vellazerore etj.
Burreria nuk tregohet mbi Femer,frikacakeria PO.
Eshte momenti qe kjo marredhenie Femer-Mashkull,te riformatohet.
“DESHIROJ TE SHIKOJ FEMRA TE PAVARURA E JO SKLLAVE TE BURRAVE,QE SAKRIFIKOJNE DINJITETIN E TYRE.FEMRA ME ZEMRA PREJ AKULLI TE SHKRIRE,SHOQE DHE MIKE TE MESHKUJVE,TE LIRA DHE TE SINQERTA.”
(Charles Bukowski)

Nga: Stesida Markaj – France