Presidentja e Kosovës emëron shef të misionit në Poloni Drilon Gashin

0
598

WARSHAVA PL: Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka emëruar Drilon Gashin si shef të misionit të Kosovës në Varshavë, shkruan Bota sot.

Ka qenë kryeministri i Kosovës Albin Kurti ai i cili kishte paralajmëruar më parë hapjen e ambasadës së Kosovës në Poloni.

Ndërkohë ishte Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke shkruar në faqen e presidences tha se ky është një mision historik në marrëdhëniet në mes vendeve, teksa shtoi se kjo nxit lidhje edhe më të forta në mes të Kosovës dhe Polonisë.

“I lumtur që kemi emëruar z. Drilon Gashi, një kosovaro-amerikan i suksesshëm, si shef i misionit në misionin tonë në Varshavë. Kjo shënon një moment historik të rëndësishëm në marrëdhëniet tona dhe pasqyron angazhimin tonë për të nxitur lidhje edhe më të forta ndërmjet Kosovës dhe Polonisë”, ka thënë ajo.

Misioni i Kosovës në Poloni do të drejtohet nga Drilon Gashi.

Kështu ka bërë të ditur vet Gashi përmes një postimi në Facebook.

“Kam nderin dhe privilegjin e madh të emërohem nga Presidentja Vjosa Osmani si shef i misionit të Kosovës në Poloni. Pres me padurim forcimin e lidhjeve me Poloninë si një partner i madh i Kosovës dhe kultivimin e mëtejshëm të lidhjeve të komunitetit kosovaro-polak”- ka shkruar ai.

Drilon S. Gashi është pjesë active e diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara.

Gashi i cili njihej si ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, është djali i ish- gazetarit Sulejman Gashi i cili vdiq tre vjetë më parë(11 shtator 2020)/Beqir Sina/