PEZULLIMI I ÇERTEFIKATËS TË BIZNESIT TV-KLAN KOSOVA , PARALAJMRIM I MBYLLJES SË NJË NJË MEDIA APO BIZNESI SERB…?

0
350
Karikatur shoqëruese e mjeshtrit Bujar Kapexhiu me disa nga “zagarët” mediatic të Edi Ramës.

NGA NDUE  BACAJ

Me t’u publikua vendimi i Qeverisë së Kosovës për pezullimin e liçensës të televizionit Klan Kosova , gazetarë e analist, apo më sakt gazepqarët e mediave të “lira” (kupto nga demokracia, por të dhira me mut mavi nga varësia dhe bythlëpirja ndaj Qeverisë Edveriste të rilindjes komuniste në Shqipëri e më “tutje”…), me komanden “zjarr” dhe me aksion të përqendruar (si dikur në kohën e Enverit janë lëshuar të shkruajnë e “lehin” kundër qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit më patriot që ka pasur Kosova në vitet e pavarësisë, z.Albin Kurti dhe qeverisë së tij ligjore e kushtetuese… “Shkruarja dhe lehja” e gazetarë-gazepqarëve mavi (disa ish spiun të sigurimit të shtetit komunist të dokumentuar) konsiston në “fajsimin” e  Albin Kurtit dhe Qeverisë të kryesuar prej tij sikur me këtë vendim duan  t’i mbyllin gojën një medie të lirë e opozitare me kryeministrin dhe Qeverinë tij. Per fat të keq të këtyre azetarë-gazepqarëve e ana-dhistëve-edverist faktet i qesin me bythë jashtë edhe pse mundohen të “mbulojnë” fëtyren e tyre të vertet prej mercenari… Televizionit Klan Kosova aktualisht po ndjekë një opozitarizëm jo thjeshtë me Albin Kurtin e qeverinë e Kosovës , por me politiken ligjore të mbrojtjes të kushtetutes e ligjeve të shtetit të pavarur të Kosovës. Në këtë moment ky opozitarizëm i Klan Kosovës merrë ngjyra të dukshme  pozitarizmi në mbështetje të politikës kriminale e antishqiptare të zevendësit të Millosheviçit në Beograd, Vuçiqit,  dhe sivëllaut të tij në Tiranë Ramoviçit.  Pikrisht në këtë situate të vështirë për Kosovës, kur projekti i manjatit majtist, antidemokratit  e antishqiptarit të provuar Georg Soros me anë sorosistëve të paguar prej tij, kanë arritur që në qeveri të Europës e deri në SHBA të mjegullojnë (besoj përkohesisht),  situatën për të “ngatërruar” qendrimin ndaj fajtorit të vertet Serbisë të post Millosheviçit me të pafajshmen e në të drejten e vet Kosoven e pavarur.  Madje për çdo shqiptar të vertet  duket tepër revoltuese regjistrimi i Tv-Klan Kosova (me drejtues shqitar) si biznes serb, dhe ç’është më e rënda keto biznese regjistrohen sikur janë në Gjakoven, në “Gjakovicën e Serbisë” dhe Pejen “Peç-in e “Serbisë”. E “habitshme” se si pronarët shqiptar të këtij biznesi nuk e paskan marrë vesht se Kosova me qytetet dhe trojet e saja etnike shqiptare janë prej 24 vitesh të çliruara nga pushtuesit Serb, e për rrjellojë Kosova është e lirë dhe shtet i pavaruar dhe i njohur ndërkombëtarisht nga shumica e shteteve të qënsishme të Europës e Botës me në krye SHBA-n. Me thënë të drejtën nuk më pëlqen sot t’u kujtohet  biografia gazetarëve dhe drejtuesëve të Klan-Kosovës, pasi kjo biografi u dihet që kur ata u bënë drejtues e “puntorë”  të rëndësishëm mediash dhe moren në dorë Klan Kosoven… Kosovarët e më gjërë e kanë ditur me kohë se  të kujt janë e kush janë: A.Kelmendi, Valon Syla, Berat Buzhala, Vehbi Kajtazi, Ilir Morena, Milaim Zeka, Fatmir Sheholli, Halil Matoshi si dhe Baton Haxhiu. (Këto emra i kam marrë nga statusi i dt.16 qershor 2023 i veprimtarit të shquar të Bashkimit Kombëtar z.Frasher Racaj, me koment të Sylejman Morinës të po kësaj date). Gjithsesi kjo kujtesë “biografie” ne shqiptarëve na drithëron disi , pasi per gati gjysëm shekulli nën regjimin e Enver Hoxhës u persekutuan e masakruan shumë familje shqiptare deri në brezin e shtatë. Gjithashtu mua në këtë moment po më kujtohet një “shprehje” popullore që thotë” “Ba me dalë i miri prej të keqit delë i mirë fort, por ba me dalë i keqi prej të mirit delë i keq fort”, nejse ka edhe shprehje të tjera popullore që “plotësojnë” këtë trashigmi, si bëmë baba të ngjasoi si fëmijë jot, në mos sot- mot etj. Se cila qendron tek gazetaret e drejtuesit e Televizionit Klan Kosova këtë e dinë më mirë kosovarët, “punën” e të cilëve e përjetojnë çdo ditë… Por për mua që perpiqem në kontribuoj në media të ndryshme ky lajm më duket,  i keq, pasi mbyllja e një medie në një shtet që pretendon të jetë vertet demokratik, qoftë në Shqipëri, Kosovë apo diku tjetër, pavarësisht nga arësyet tingëllon keq në veshët e vendeve demokratike. Mjesrisht një shembull i till i keq e përdreq është bërë Shqipëria… Konkretisht, Kryeministri Shqiptar Edi Rama e mbylli dhe shkatërroi TV-Agon Chenell-in, “thjeshtë” se ky TV nuk pranoi të lajkatoi e lavdroi pa të drejtë Edi Ramen, qeverinë e partinë. Tashma per ketë dhunim me prapavijë të pastër politike shqiptaret po paguajnë 110 milion Euro. Gjithashtu me forcen e shtetit Edi Rama sekuestroi e ndryshoi politiken editoriale të dy TV-Ora…, si kretikuese të Ramës e Qeverisë së tij, pronarit të të cilave i shkatërroi biznesin prej miliona Eurosh, ndosnse në ketë biznes të licensuar nga vetë Rama e qeveria e tij kishin ngrënë, pirë , fjetë, bërë orgji e deri zhgërrue hierarket e njohur të PS, qeverisë e tjerë. Edhe për këtë masaker me prapavijë politike së shpejti shqiptaret do të paguajnë miliona Euro, pasi çeshtja ka shkuar në gjykatën Europiane, e cila nuk i ka të vetinguar as prokurorët e as gjykatësit… Këtu nuk duhet të harrojmë kërcenimin, keqtrajtimin e ofendimin e gazetarëve e mediave që nuk i shkojnë për shtat Rames e qeverisë së tij, si dhe blerjen e gazetarëve e mediave, që në vend të lajmeve e emisioneve të tjera me interesë public, thjeshtë lozin rolin e agjitpropit të partisë 82 vjeçare me tre emra, që sot drejtohet e sundohet nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama…sivëllau e avokati i Aleksandër Vuçiçit pasardhësit besnik të kriminelit antishqiptar Sllobedan Millosheviç.  Pezullimi i çertifikatës të biznesit të televizionit Klan Kosova , në pamje të pare (megjithëse nuk dua ta besoj) më “tingëllon” se ne shqiptarët (qeveritarë, shtetar e politikan etj.), sado keq të shkojmë me njeri tjetrin , dashje apo pa dashje shpesh “kopjojmë njeri tjetrin…veçanarisht në “marrina”… Gjithsesi  Kosova deri tani në çdo raport vjetor të organizatave ndërkombëtare ka pasur përmirsime e përparime për Lirinë e Mediave, ndërsa Shqipëria në çdo raport vjetor ka pasur të kundërten, kritika e perkeqsime në lirinë e mediave e gazetarëve, duke rënë kështu pikiad për të keq në rëndijen e vlersimit për Lirinë e Mediave nga njëri vit në tjetrin, ndaj këtu nuk dua, por edhe nuk besoi se Kosova do ti ngjasoi Shqipërisë…. Meqense pronarët e biznesit “serb” të Klan Kosovës, kanë ngatërruar (me dashje) Kosoven me Serbinë, Albin Kurtit dhe Qeverisë së kryesuar prej tij u del për detyrë ligjore e “humanitare” t’i ndihmoi këtë biznes të shkojnë nga vendi i “gabuar” ku ndodhet  (në Kosovë) dhe të shkojnë në vendin e dëshiruar të tyre në Serbi…