Përjashtimi nga grupi parlamentar, Këlliçi: Më vjen keq ku ka përfunduar meskiniteti

0
216

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka reaguar në emisionin “Now” pasi Enkelejd Alibeaj e përjashtoi nga Grupi Parlamentar, së bashku me tre deputetë të tjerë.

Këlliçi tha në emisionin e Erla Mëhillit se ky vendim është qesharak dhe  i bën habi fakti se përjashtimi u bë në një kohë kur Shqipëria dhe mediat po gëlonin nga debati i tenderit të rrugës “Xhon Belushi”.

Ai theksoi se pavarësisht kësaj, do të vazhdojë të jetë i përqendruar një fushatën për Tiranën.

Më vjen keq deri në dhimbje se ku ka përfunduar niveli i meskinitetit të një pjese që vetëm logjikës s’i thërret. Më vjen çudi si në kulmin e debatit për denoncimin që i bëmë Veliaj gjen kohë Alibeaj për të më përjashtuar nga Grupi Parlamentar. Megjithatë unë jam i përqendruar një fushatën për Tiranën”, tha Këlliçi.