PER HERE TE PARE NJE PRESIDENT NE SHTEPINE E DEDE GJON LULIT

0
476
Nga Kozeta BRUÇI : Me ftese te pasardhesve te heroit dhe atdhetarit te shquar Dede Gjon Lulit, komandit te Kryengritjes së 1911 në Malësinë e Madhe si dhe prof. Lulash Palushaj, i vleresuar me titullin “Kalores i Urdherit te Skenderbeut”, ish presidenti i RSH, z. Bujar Nishani vizitoi me dt 7.05.21 shtepine muze te kryetrimit, e cila gjendet ne Bardhaj te Hotit. Edhe pse kjo shtepi, ne te cilen u lind dhe u rrit heroi legjendar, u dogj 6 here nga serbo-malazezet, nuk arriten kurrsesi te zhduknin rrenojat, mbi te cilat hodhi shtat nje pjese e lavdishme e historise se shqiptareve. Restaurimi i saj u be ne vitin 2006, permes ndihmes se diaspores dhe 2 vite me pare u vendos edhe busti i Ded Gjon Lulit, kembe mbi kembe, ne hyrje te kulles, teksa duket qe pret vizitore. E kesaj radhe behet fjale per nje president, i cili eshte dalluar per kontaktet e vazhdueshme edhe kur mbante nje post te tille, per vizitat tek trojet shqipfolese qe i kapercenin kufijte zyrtare te Shqiperise. Muzeu, edhe pse ka nevoje per tu pasuruar, percjell nje emocion te fuqishem per cdo vizitor qe vjen nga afer apo larg ketu. Historia ka depertuar ne zemren e cdo shqiptari, aq sa kur ai prek deshmite ndjen mbi vete peshen e sakrifices se bere ne mbrojtje te atdheut.
Ishpresidenti shoqerohej nga bashkeshortja e tij zj.Odeta Nishani, gjithashtu nga deputeti Gjoke Uldedaj edhe ai me bashkeshorten e tij, perfaqesues te komunes se Tuzit, famullitare, etj. Fjala e hapjes u mbajt nga prof. Lulash Palushaj, i cili pasi e falenderoi presidentin per viziten, mes te tjerave solli nje inkuadrim te historise mes 24 mars dhe 6 prill 1913, vleresoi rolin e jashtezakonshem te Ded Gjon Lulit ne krye te kryengritjes dhe rikerkoi qe dt 6 prill te shpallet si feste kombetare. Pas tij, fjalen e mori perfaqesuesi i komunes se Tuzit, politikani Nikolle Camaj, i cili e vrui theksin tek pergjegjesia qe duhet te kemi ne percjelljen e historise tek brezat.
– Ishte koha qe kishte nevoje per heronje,- u shpreh z. Nishani ne hyrje te fjales se tij. Nga te kater anet ishim te rrethuar me armiq, te tille ndaj shqiptareve dhe trojeve te tyre. Ai e lidhi rolin e rezistences dhe Luftes qe ka bere Malesia, si vendimtare ne fatet e Shqiperise, qe nga Lidhja e Prizrenit e deri tek ngritja e flamurit ne Vlore. Gjuha shqipe kurre nuk u zhduk. – Armiqte e shqiptareve e kane ditur se nuk do mund t’i asgjesonin, as permes dhunes, as varferise dhe as izolimit. por historia ka treguar se ata kane perdorur percarjen, coptimin dhe asimilimin. E megjithate ky rrezik i madh nuk dha rezultate, sepse shembujt si Dede Gjon Luli u ben frymezues dhe krijuan nje rezistence te madhe. Sot ne kemi pergjegjesine per te shkruar historine, per ta mesuar, pasuruar dhe trasheguar ate tek femijet tane. Ajo qe eshte me e rendesishmja, -ka perfunduar fjalen e tij ishpresidenti, – eshte qe te perpiqemi per te nxjerre ne pah vlerat dhe ekzistencen tone.
Me tej ne nderim te vizites se ishpresidentit Nishani, artiste se shoqates kulturore atdhetare ” Dede Gjon Luli” kenduan me cifteli nje kenge per heroin legjendar.
Vizita e personaliteteve te tilla merr nje vlere te jashtezakonshme per shqiptaret, te cilet vazhdojne dhe jetojne ende ne trojet e tyre permes veshtriresive te medha, te karakterit ekonomik, por edhe mos mbeshtetja e duhur ndaj tyre nga strukturat shteterore malazeze. Kurrfare investimi nuk behet ne trevat me perberje te plote shqiptare. Kjo i ka detyruar ata qe te emgrojne ne Europe, por me shume ne USA. Konkretisht, para 50 viteve ne fshatin Bardhaj numeroheshin 74 familje. Sot aty gjen vetem 9 te tilla. Ose shkolla “Bashkimi”, e cila grumbullon femije te Hotit, para 49 viteve frekuentohej nga 347 nxenes, kurse sot gjen vetem 51. Ky fenomen eshte tejet i perhapur sidomos ne Mal te Zi. Faktori shqiptar, i poziconuar ne organet vendimarrese eshte teper i dobet, c’ka ka bere qe shqiptaret, autoktone ne trojet e tyre te trajtohen si pakica kombetare. Nga ana tjeter, aktivitete te tilla, mbahen ne shenjester nga qeveria malazeze, e cila jo vetem qe nuk con asnjehere perfaqesuesit e saj, qofte dhe ne ato kulturore, por nxjerr pengesa, apo denon shqiptaret edhe per flamurmbajtje. DERI KUR KESHTU??????
Nje reportazh me te zgjeruar mbi aktivitetin do te keni mundesine ta ndiqni ne emisionin “Arome Shkodre” te Tv1 Channel si dhe “+355 Atdheu” te Albdreams tv USA.