PD-së i duhet një lider i ri që ka mbështetjen e Berishës dhe Bashës, por s’duhet të jetë asnjëri prej tyre

0
254

Sipas Gjekmarkajt, PD-së i duhet një lider i ri që ka mbështetjen e Berishës dhe Bashës, por s’duhet të jetë asnjëri prej tyre, dhe pritshmëria e njerëzve nuk është më për ata.

Agron Gjekmarkaj: Unë po ta kisha një recetë e çoja që sonte dhe  do e zgjidhja, por sigurisht do e kryeja, por nuk e kam atë fuqi, por mund të jap mendime, të cilat me shpresë që sado pak të dëgjohen, pro kam bindjen që s’do dëgjohen.

Por si do realizohet ndryshimi?  Së pari vendi ka nevojë për një opozitë që koncepton ndryshe, është lodhur me mënyrën sesi kjo opozitë ka funksionuar këto vite.

Bashkimi është një kusht i domosdoshëm, por pamjaftueshëm. Ka nevojë për një rithemelim të vërtetë, dhe ka nevojë për platformë dhe se cila është marrëdhënia e saj me shoqërinë, kush janë horizontet e pritshme dhe shtresat e shoqërisë që i mungojnë. Si kjo parti duhet të organizohet për të ardhur në pushtet dhe për t’u bërë një alternativë qeverisëse.

Kjo parti ka nevojë për një lidership të ri, që ka mbështetjen e të gjithëve, por të këtë mbështetjen e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, por mos jetë asnjëri mes tyre sepse i kanë përmbyllur mundësitë e tyre dhe shanset e tyre dhe pritshmëria e njerëzve është përtej tyre.

Pyetje: Kush është emri më potencial?

Agron Gjekmarkaj: Kjo është një pyetje e vështirë, por Shqipërisë s’i mungojnë burrat dhe gratë dhe PD nuk i mungojnë emrat. Duhet një garë e ndershme e çliruar nga mekanizmat e vjetra.

Pyetje: A duhet të jetë Berisha, Basha, dhe Alibeaj në garë?

Agron Gjekmarkaj:Nuk është demokratike që askujt ti mohohet e drejta  e garës, por etikisht asnjëri prej tyre nuk duhet të ishte në garë. Sigurisht që ata s’do më pyesin mua. Druan që Berisha do mbetet në pozicionet e veta, po kaq druan se dhe Lulzim Basha me këtë lëvizen e sotme mund të përfshihet, por mendoj se kjo do çoje përfundimisht në ndarjen dhe këto do jenë të pafalshme në raport me njerëzit që kanë  aspiruar tek e djathta dhe të tek një parti perëndimore, të bashkuar dhe moderne.