Parada e Ditës së Kolombit, kthehet në Qytetin e New Yorkut pas një viti pandemik (Fotoreportazhi…)

0
344

Nga Beqir SINA – New York City

Parada vjetore e Ditës së Kolombit Columbus Day , u kthye në New York City të hënën pasi u anulua vitin e kaluar (2020)për shkak të pandemisë koronavirus.

Grupet e kuadrateve marshuese parakaluan përgjatë një segmenti të rrugës Fifth Avenue nga 42 Street deri të 79Street , në vendin ku edhe është shtuar enkas për këtë fest dhe « qilimi i kuq » përball një tribune vendin që shënon dhe mbylljen e kësaj parade tradicionale , ndërsa spektatorët në të dy anët e bulevardit valëvitnin flamujt e tri-kolorit italianë (të gjelbër, të bardhë dhe të kuq).

Organizatorët të cilët pranuan se shkaku i vazhdimit të disa masave anti covid në qytet numëri i pjesëmarrësve dhe spektatorve nuk ishte ai i viteteve të mëparshme, madje kësaj radhe u ndie dhe mungesa e mysafirve të nderuar nga Italia.

Megjithatë, ata thanë se 35,000 marshues morën pjesë në paradë dhe dhjetëra mijëra të tjerë e ndoqën atë nga afër, në të dy anët e rrugës Fifth Avenue.

Nderkohe, ashtu si dhe çdo paradë e zhvilluar në New York, nuk kan munguar edhe shqiptarët qe e mbështesin atë edhe me ndonjë grup të vogel nga komuniteti shqiptar i Nju Jorkut.

Ndonjë grup simbolik , që edhe ndodhet rastësisht apo ka ardhur enkas çka e bën të mundur që të jenë edhe pjestar të komunitetit shqiptar, pjese e kesaj parade ne Diten e Kolombit ne Nju Jork, duke valvitur flamurin kuq e zi gjate gjithe rruges se saj.

Në paradën e Ditës së Kolombit në Nju Jork, ne metropolin e botës, nuk mungojnë grupet e jugut të Italisë përfshirë grupe me veshjet Arbëreshe.

Ata janë nga Kalabria që së bashku me emigratët e tjer italian në New York krjionë në zemër të qytetit atë « lumin e madh shumë ngjyrësh» të veshjeve folklorike, duke marrshuar në tingujt e bandave muzikore.

Dita e hënë e javës së dytë të Tetorit është cilësuar si festa më e madhe e kombit dhe krenarisë italiano-amerikane, e njohur si Parada e Ditës së Kolombit .

Mbas ngjarjeve të vitit të kaluar protestave BLM kjo festë është përballur me kritika që janë shtuar vitet e fundit në SHBA, nga aktivistët të cilët fajësojnë eksploruesin e shekullit të 15-të Christopher Columbus për trajtimin e tij brutal ndaj njerëzve indigjenë në atë që u quajt 500 vjet më parë India Perëndimore.

Për këtë arsye sipas studiuesve të kësaj historie disa komunitete amerikane i janë përgjigjur polemikës, dhe kritikave duke zëvendësuar Ditën e Kolombit me Ditën e Popujve Indigjenë.

Presidenti Joe Biden lëshoi ​​javën e kaluar tre ditë oara festës (të Premten) shpalljen e parë presidenciale të Ditës së Popujve Indigjenë, e cila u festua pikërishtë dje të hënën së bashku me Ditën e Kolombit.

Guvernatorja e New Yorkut Kathy Hochul dhe kryebashkiaku Bill de Blasio, të dy demokratë, morën pjesë në paradën e qytetit të Nju Jorkut.

Disa spektatorë e vërshëllyen Kyebashkiakun e qytetit të Nju Jorkut de Blasio, i cili do të largohet nga zyra në fund të këtij viti për shkak të përfundimit të mandatit.

Kryebashkiaku de Bllasio thanë gazetarët në të kaluarën ka premtuar se do të përditësojë monumentet e Kolombit të qytetit për të përfshirë historinë e dhunshme të eksploruesit ndaj grupeve vendase. Mirëpo ai deri tani që përfundon edhe mandatin e tij, thuhet se nuk ka bërë ndonjë ndryshim.

“Nuk duhet të jetë një kontradiktë. Duajini amerikanët italianë, por gjithashtu pranoni amerikanët vendas dhe mbështesni ata,” tha de Blasio në përgjigje të kritikave ndaj tij në NYC.

Guvernatorja e New Yorkut, Hochul theksoi se festa tani ka një kuptim të ri.

“Kjo është Dita e Popullit Indigjen, kam një deklaratë për këtë,” tha Hochul. “Por unë gjithashtu dua të festoj me të afërmit, ashtu si prindërit e mi erdhën nga Irlanda dhe shumë të tjerë erdhën nga Italia, ata kanë dhënë një kontribute të jashtëzakonshm për Amerikën.

Ndërsa kandidati demokrat për kryetarin e NYC Eric Adams nuk mori pjesë në paradë për shkak të një konflikti, pasi stafi i tij tha se ai po ndiqte pushimet gjatë fundjavës në një lagje të Brooklynit – Bensonhurst.

Kurse kandidati republikan Curtis Sliwa e përdori këtë ditë si një mundësi për të sulmuar administratën aktuale.

“A e keni parë de Blasio? Shpresoj se i keni thënë që të shkojë në ferr,” i tha Sliwa një pjesëmarrsi në paradën e Ditës së Kolombit. Ai tha se Adams dhe de Blasio “janë të njëjtë”.

Kolombi lindi në Republikën e Xhenovës, pjesë e Italisë së sotme. Ai lundroi nga Spanja në gusht 1492 dhe zbarkoi në një ishull në Bahamas më 12 tetor të atij viti, duke menduar se kishte zbuluar Indinë Perendimore.

Shumë nga njerëzit vendas të ishullit indogjenë u detyruan të shërbenin si skllavë nga kolonizatorët e rinjë që erdhën me ekspeditën e Kolombit. Shumë njerëz më pas vdiqën nga keqtrajtimet dhe sëmundjet. Spanja ishte e para që e ripopulloi fuqinë punëtore me skllevër afrikanë.

Që nga viti 1792 në Shtetet e Bashkuara është festuar Festa e Kolombit. Në këtë vit shoqëria Tammany në New York dhe shoqëria Historike e Massachusetts (Historical Masachusetts Society) festuan zbarkimin e Kolombit ne Botën e Re.

Që nga ai vit data 12 Tetor ose e hëna dytë e muajit tetor, është festuar si dita e Kolombit. Po cila ishte historia e Kolombit dhe si arriti te zbulonte Botën e Re?

Dita e parë kombëtare e quajtur Dita e Kolombit në SHBA, u shpall në 1892 nga Presidenti Republikan Benjamin Harrison për të festuar 400 vjetorin e “zbulimit” të Kolombit të Amerikës

NEW YORK, NY – OCTOBER 12: Revelers watch the Columbus Day Parade on Fifth Avenue on October 12, 2015 in New York City. While supporters argue that the day celebrates Italian heritage, Portland, OR and Albuquerque, NM are the latest in a string of cities to officially stop recognizing Columbus day, citing arguements from Native Americans and their supporters that Christopher Columbus brought slavery, genocide and colonization to North America. (Photo by Andrew Burton/Getty Images)

The Majorettes di Casperia, from Italy, make their way up Fifth Avenue as they take part in the Columbus Day parade, Monday, Oct. 8, 2018 in New York. (AP Photo/Tina Fineberg)