Orban-Berishës: Suksese në detyrat e reja! Të mbrojmë vlerat e përbashkëta kristiano-konservatore

0
306

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka patur një korrespondencë me ish-Kryeministrin dhe ish-Presidentin e Shqipërisë dhe aktualisht kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha, duke e falenderuar për urimet, pas fitores në zgjedhjet parlamentare në Hungari.

Në letërkëmbim, kryeministri Orban ka theksuar se kjo fitore e tij është një garanci për stabilitetin politik dhe zhvillimin ekonomik të Hungarisë, por edhe një qëndrim kurajoz për paqen dhe sigurinë e vendit.

Orban ka kujtuar edhe vizitën e ish-kryeministrit dhe të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha në Budapest në vitin 2014, duke vlerësuar maksimalisht shkëmbimin e pikëpamjeve mbi çështje të caktuara që përcaktuan fatin e dy vendeve mike.

Kryeministri hungarez e ka siguruar kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha që do të mbetet i angazhuar për të mbrojtur vlerat e përbashkëta kristiano-konservatore dhe për të zhvilluar marrëdhëniet shqiptaro-hungareze në të ardhmen.

Gjithashtu Orban i ka uruar Berishës suksese në detyrat e tij të reja me përgjegjësi të larta.

Më poshtë letra e z. Viktor Orban.