Nuk mundet Kolegji Zgjedhor të injorojë dekretin e Presidentit

0
284

Duke folur në Gjykatë, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka deklaruar se nuk mundet që Kolegji Zgjedhor të mos marrë parasysh dekretin e Presidentit.

Ndër të tjera, burime të Fax Neës bëjnë me dije se Avokatja e Popullit ndër të tjera ka thënë se pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka demokraci në vendin tonë.

Rikujtojmë se Presidenti i Republikës, Ilir Meta vendosi të dekretojë anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, pasi opozita e bashkuar i bojkotoi ato. Meta vendosi t’i shtyjë zgjedhjet disa muaj më vonë, në mënyrë që palët të reflektonin dhe të arrinin një marrëveshje.

“Zgjedhjet nuk I sherbyen interest te qytetareve. Shpesh here funksionaliteti i sistemit kushtetues eshte kthyer ne nje sistem formal qe nuk garanton qellimet per te cilin eshte ngritur. Pa zgjedhje te lira e te ndershme nuk ka demokraci ne vendin tone.

Kopetencat e institucioneve te ndryshme ushtrohen ne nje kontekst te caktuar. Avokati i Popullit veren se siguria juridike dhe parimi i se drejtes vitet e fundit konsiderohen si parime qe nuk arrijne te japin efektshmerine e vendimeve. Nuk mundet qe kolegji zgjedhore te mos marre parasyshe dekretin e presidentit dhe te marr nje vendim thjesht sepse nk e shikon te arsyeshem”, ka thene Ballanca.