NJË SHËNIM I VOGËL PËR NJË GJAMË TË MADHE QË I KANOSET SOT BOTËS NGA HITLERI I “RI”, KOMUNISTO-FASHTI VLADIMIR PUTIN !

0
558

NGA NDUE  BACAJ 

Me 24  shkurt 2022 kryespiuni i KGB-s, Hitleri i “ri”, komunisto-fashisti Vladimir Putin urdhëroi ushtrinë e tij ruse, për sulmin ushtarak mbi shtetin e pavarur e sovran të Ukrainës, Avionë, helikopter, tanke autoblinda dhe mijëra e mijëra ushtarë dhe oficerë sulmuan me zjarr e hekur  qytete e fshatra të Ukrainës, duke shkelur në mënyrë flagrante të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së të sovranitetit të shteteve. Kryespiuni i komunizmit ruso-sovjetik me këtë sulm ushtarak kriminal ndaj Ukrahinës, që ngjason si dy pika ujë me nacional-socialistin Adolf Hitler, provokoi hapur fillimin e luftës së tretë botërore. Luftë për të cilën prej vitësh ka punuar, në armatosjen e shtetit dhe ushtrisë komunisto-fashiste ruse me armët më moderne e shfarosëse, si ato atomike, kimike e bakteorologjike , por dhe me atë psikologjike, sikur “botës” ruse i janë bërë padrejtësi duke i grabitur troje e persekutuar bashkombas të cilët jetojnë në shtetet jashtë Rusisë “Nënë”. Putini nën “rrëgozë” me aleatët e tij i frynte edhe  premtim për “bashkimin” e atyre shteteve ortodokse që flasin sllavisht.  Gjithë kjo pergatitje për luftë hitleri hibrid (komunisto-fashist) i shekullit XXI, Vladimir Putin i ka bërë në sytë e faktorit ndërkombëtar, i cili në vend që ta izolonte e ndalonte me sanksione seioze ekonomike e politike , shpesh Putinit e regjimit të tij komunisto-fashist i bënte elozhe dhe i kruante shpinën, me një diplomaci në nivel ambasadorësh (shpesh edhe medioker), me “kërcënime”,  sanksione e marrëveshje deri “qesharake”. Të gjitha këto “justifikoheshin” me stabilokracinë, Vladimir Putini elaboroi teza të frikshme para se të hidhej në veprim për shkëputjen e rajoneve të Gjeorgjisë, përkatësisht të Abkazisë dhe Osetisë së Jugut në vitin 2008, ndërsa në vitin 2014, Putini e bëri shkrum e hi “stabilokracinë” duke sulmuar Ukrahinën e pushtuar Krimen. Të pakten pas ketij agresioni, NATO, SHBA, dhe shtetet e fuqishme europiane duhej të armatosnin me të gjitha llojet e armëve të fuqishme e moderne Ukrahinen dhe ushtrinë e saj… Mjerisht edhe pas kësaj faktori nderkombëtar me në krye SHBA-n  NATO-n dhe BE-n vijuan t’a tolerojnë komunisto-fashistin Vladimir Putin e regjimin e tij diktatorial, gjë që për tetë vite i dha zemër e kohë për riarmatimin e pergatitjen për një sulm më të madh ndaj Ukrahinës, por duket se pa vonuar shumë këtë do t’a bëjnë edhe ndaj shteteve të tjera (nën ish  Bashkimin Sovjetik), si dhe  zgjerimin e mëtejshëm të kësaj lufte deri në Ballkan , me koburen  putinste , Serbinë Vuçiniste. (Drua, se nuk po dua se para që do ta pësoj në Ballkan do të jenë Bosnje-Hercegovina, e pastaj…, Por kam frikë se edhe Kina komuniste do të marrë zemër për pushtimin e Tajvanit e më gjërë të shteteve përreth). Në media e më gjërë qarkullon mendimi se Putini ka si qellim “vetëm” rrëzimin e presidentit e qeverisë properëndimore të Ukrahines , e në vend të tyre të vendosin kukulla të Moskes , siç ka bërë me Bjellorusinë, por kjo do të jenë vetëm “mezja” , pasi oreksi putinian është shumë më i madh nëse ky “oreks” nuk i nderpritet nga faktori ndërkombëtar. Vetëm unifikimi në qëndrim i shteteve të fuqishme evropiane, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe , Italia, Turqia etjerë në bashkëpunim me SHBA-n dhe NATO-n mund ta ndalë Vladimir Putin. Ndalimi i kësaj lufte kërkon jo vetëm izolim e sanksione serioze e të fuqishme, por edhe “shtërngim  të dhëmbëve”… A do ta bëjnë këtë fuqitë e mëdha që citova më sipër?,  kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim, por mjerisht eksperianca e deri tanishme na tregon se edhe kur është vepruar , është vepruar disi me vonesë. Shpresojmë që kësaj herë të veprohet shpejt e fuqishëm  Ne shqiptarët agresione të tilla i kemi provuar mbi shpinë për mote e shekuj, veçanarisht deri në vitin 1999 në Kosovën Iliro-Shqiptare, ndaj jemi të ndjeshëm dhe e dënojmë fuqishëm agresionin rus, gjithashtu soldarizohemi me popullin Ukrahinas , të cilin me aq sa kemi fuqi duhet ta ndihmojmë, sigurisht të bashkuar me shtetet dhe organizmat e fuqishme botërore. Ndërsa ne shqiptarët nuk duhet të mendojmë se jemi të mbrojtur se Shqipëria është antare e NATO-s  e në Kosovë ka ushtarë amerikan e më gjërë, pasi  koha ka treguar se Ballkani ende është “fuçi baroti’, ku depot e fitilat janë gjendur e gjinden gjithnjë në Serbinë shoviniste, e për këtë majfton shkrepsja…ruse… Në fund të këtij shënimi të vogël lutem: Zoti e ndihmoftë Ukrahinën dhe ndëshkoftë pa mëshirë Hitlerin e ri , komunisto-fashistin Vladimir Putin dhe makinerinë e tij ushtarake…

Shqipëri me 25 shkurt 2022.