Nëse keni mision e detyrë luftën kunder Berishes, do te deshtoni!

0
369
*

Nga Enver Bytyci

“Te ike Basha e me pas te heqe dore Berisha”, shprehen humbesit e 6 Marsit! Moren shkopijnte e hunjte dhe rrahen demolkratet me 8 janar! Thyen xhamat e katiti te dyte dhe ua hodhen mbi koke fituesve demokrate. U hodhen gazlotsjelles dhe dhunuan kesisoj edhe liderin historik!

Manipuluan me Kuvendin e PD-se se 11 dhjetorit! Manipuluan opinionin duke u thene se ata mbeshteten nga 97 apo 99 perqind e demokrateve! Pas cdo deshtimi “i nisen” perseri betejat nga e para! Mbajten me dhunen e dyerve te blinduara e ndihmen e pushtetit vulen e logon e partise! Akuzuan historine e partise se tyre me gjuhen, skenaret dhe tekstet e formuluara nga Edi Rama dhe Endri Fuga! Folen per “nongratat”, sic flet vazhdimisht Edi Rama! E shpallen veten “kampione te miqesise me Ameriken”, pasi e shkelen ligjin amerikan!

Dhe ne fund deshtuan! Me 6 mars demokratet dhe simpatizantet e Partise Demokratike zgjodhen Berishen e ndeshkuan Bashen! Megjithate Basha e disa deputete te distancuar prej zorit nga ai kerkojne qe fituesi dhe institucioni me i fuqishem i politikes shqiptare, Sali Berisha, te largohet bashke me Bashen!

Absurdi nuk paska kufi! Basha qe blindoi dhe ishte i gatshem te qellonte plumba mbi demokratet, behet pjese e nje projekti per ta larguar fituesin e 6 marsit! Pasi u tha demokrateve “llum”, kerkon te diktoje!

Duket qarte se misioni i tij nuk ka mbaruar! Soros, Rama, Juri Kim i kane dhene atij detyren e shkaterrimit te plote te Partise Demokratike! Mos e lejoni ta kryeje kete mision! Behuni te gjithe bashke pa perjashtim dhe nxirreni nga ajo seli, sepse Shqiperia ka nevoje per Partine Demokratike!

Mos iu kundervini Sali Berishes per llogari te treteve! Nese keni bindjet tuaja kunder tij, flisni me te! Ne kete rast beheni pjese e procesit. Nese keni mision e detyre te ngarkuar luften kunder tij, do te deshtoni!