77 VJETORI I PUSHKËS-TOP TË PATRIOTIT TRIM HAKI TAHA

0
405

NGA  NDUE   BACAJ

(Foto miqësh: Miladin Popoviçi me Enver Hoxhen dhe Nexhmije Hoxhen (Xhunglini)

Me 13 mars të vitit 1945 , u mbushen 77 vite kur një krismë pushke që gjemoi më shumë se një top , prishi qetësin  mashtruese të kryeqytetit të Kosoves , Prishtinës. Patrioti 32 vjeçar  Haki Taha  do të vriste Miladin Popoviçin sekretarin krahinore të Partisë Komuniste të Jugosllavise per Kosoven e Rrafshin e Dukagjinit. Miladin Popoviçi ishte  njeri nga shkjetë  themelues dhe  tutor të partisë komuniste shqiptare,  ku  këtë  krijesë antishqiptare  ja kishte berë dhuratë  Enver Hoxhes , në  kembim të Kosoves e më vonë edhe të Shqiperisë që mendohej  të bëhej  Republik e  shtatë e  ish Jugosllavisë.  Miladin Popoviçi ishte edhe një nga ideatoret e masakrave të komunistëve serbo-sllav të ndihmuar edhe nga komunistet shqiptar ,  në luftën  kunder nacionalistëve shqiptar që e donin Kosoven të lirë , të pavarur dhe pa pushtuesit serbo-sllav , si dhe të bashkuar me Shqiperinë…  Atdhetari trim  Haki Taha  nuk mund ta duronte ketë bir shkine të sundonte Kosoven shqiptare… Trimi atdhetar Haki Taha  ishte nga Gjakova, profesionin e mesuesit e kishte fituar në normalen e Elbasanit , ndersa patriotizmin  e kishte të lindur ndër breza dhe të mësuar nga  nëna  që kur  e kishte perkundur në djep duke i kënduar  këngët e trimerisë e atdhedashurisë , për Shqiperinë Etnike dhe Kosovën si truall i lashtë i saj.. Vrasjen e Miladin Popoviçit  e vajtuan jo vetem  jugosllavet, por edhe  Enver Hoxha me shpuren e tij.  Nëse  Jugosllavët e vranë fizikisht Haki Tahen  duke shpikur turlillojë versionesh për vrasjen e tij, shteti komunist në Shqiperi e vrau per të dytën herë, duke e quajtur shovinist  e deri agjent  të huaj (e kur u prishme me jugosllavët edhe agjent të UDB-es) që kishte vrarë  gjoja simbolin e  vëllazërimit  në mes popullit shqiptarë e  atij sllav, që në fakt ishte Miladin Popoviçi ishte simboli  i skllaverimit  të shqiptareve… Në kunderpergjegje të ketij akti patriotik të Haki Tahes , djalit të  nanlokes Kosovë , filosllavi Enver Hoxha  me  vendimin nr.117 të dates 5 shtator 1945  dekoron një serë  antishqiptaresh të terbuar  si Miladin Popoviçin, Aleksandër Rankoviçin etjer… Në nderim e perkujtim të 77 vjetorit të pushkës top të Haki Tahes , por edhe  të fjalës dhe veprës të ketij patrioti e martiri të shqiptarizmit mendova të citoj  disa vargje lapidare  të shkruara si kushtrim nga Haki Tah , gjatë luftes së dytë boterore  (dhe të botuar në  Gazeten Kosova  të datës 01 qershor 1941) :

“…Një tokë që me gjakë  s’laget  s’mbinë liria /

Pra nuk  ka  ç’pret më gjatë  tash djelmënia /

Buria sod  gjithkah të lëshojë  zë  kushtrimi /

Që kush është kosovarë me turrë duhije /

Kah vendi i të parëve çdo djalë trimi  /

Për Kosoven, të  vdesi si i ka hije….”

Këto vargje “amanet” u bënë realitet nga  UÇK-ja dhe  faktorë  të tjerë atdhetarë shqiptarë  dhe ndërkombëtar me në krye SHBA-n.. duke  rikthyer lirinë dhe pavaresinë e këtyre trojeve të stërlashta Iliro-Dardane-shqiptare dhe Europerendimore…  (Vlen të kujohet se edhe sot ka enverist shqiptarë që mundohen të “rrëzojnë” këtë simbol atdhetarie, me anën e shpifjeve sllavo-udbe-iste-komunise, Por siç thoshte Filozofi i madh shqiptarë patër Anton Harapi (edhe ky i martirizuar nga krijesa e M.Popoçit – PKSH), : “ Atdhetarët edhe në  vorr  qendrojnë hijeshem,  pasi  janë gurët e themelit të një binaje  që quhet Shqipni…”.  Padyshim edhe Haki Taha  është njeri nga këta gurë -shkembinjë që qendron hjeshëm në themelet e lirisë e pavaresisë të Kosoves e krejt Shqiperisë Etnike…