NË KUJTESË: PROTESTA E 4 PRILLIT 1880 E KRERËVE TË MALËSISË DHE JEHONA E SAJ…!

0
330

Drejtuar konsullatës të Austro-Hungarisë ,  Francës , Anglisë dhe Italisë.

PERG. NDUE  BACAJ

Pas kongresit famkeq të Berlinit (1878) ,trojet shqiptare të Malesisë së Madhe (si edhe shumë troje të tjera të Shqiperisë Etnike) , u lane “hali” nga pushtuesi  shekullor Turko-Osman , tashma i dobësuar para fuqive të Europes së Kohës. Fqinjët e Shqiperisë dhe Malësisë në keto kushte kerkonin të zgjeroheshin me sa më shumë troje shqiptare , qoftë edhe duke ndryshuar protokollin e kongresit të Berlinit.. Nga trojet e Malesisë së Madhe kerkonte të perfitonte edhe fqinja e vogël dhe vonshme, Mali i Zi , i  cili  edhe deri në këtë kohë me bekimin e fuqive Europiane të kohës, me në krye  Rusinë, ishte zgjeruar jo pakë me troje safi shqiptare , që Europa plakë fatkeqësisht  i “konsideronte” toka të pushtuesit turk-osman… Megjithëse në këto kushte “vetmie” Malësorët shqiptar si gjithnjë , kishin qënë pushkë e ngrehur në mbrojtje të trojeve të tyre , që i zotronin të parët që kur lindi jeta njerëzore prej mijëra vitesh në keto vise të Europës.. Malësorët, si gjithnjë në mbrojtje të trojeve dhe të drejtave të tyre, së pari fillonin “luftën” me pendë (diplomatike) e pastaj  luften  me zanatin e të parëve të tyre, me pushkë në dorë. Një nga “luftrat” e shumta domethenese me pendë të Malësorve , është edhe protesta e krerëve të fiseve të Malesisë e datës 4 prill 1880, të cilet në marrveshje me Degën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Shkodër ua dergojnë konsullatave të Austro-Hungarisë , Francës , Anglisë dhe Italisë.

PËRMBAJTJA E PROTESTËS:

“Nuk ka shumë kohë që qeveria e Malit Zi ka njoftue me anë të komandantit të Podgoricës  z. Pop  Ilisë , që fiset e perfaqesueme prej nesh (Hot, Grudë…)  do ti jepen Malit të Zi , në vend të Plavës e Gucisë. Kishte me qënë e tepërt me tregue kundershtimet që ngjajnë mbas nji lajmi kaq të trishtueshem. Ndryshimi i races , i besimit , i zakonit e i lirisë  që kemi fatin me gëzue janë në kundershtim me aneksimin e pretenduem. Prandaj ska njeri që të mos dinë privilegjet që qeveria e Naltmadhnisë së tij Sulltanit na ka akordua në të gjitha anët , e ushtrimi i lirë i besimit , i gjuhës e zakoneve , janë prova të gjalla të knaqjes tonë të plotë që jemi pjestar të perandorisë së lumnueme të Naltmadhnisë tij Sulltanit , me të cilin na lidhin  tradita shekullore, nderi e besnikëri. Dëshirojmë me jetue e me gëzue lirinë për të cilën jemi kryenaltë ; ndryshe na nuk kishim me ndëjë pa kundershtue cilindo  qoftë për ndrrimin e modifikimin e fatit tonë e të statu-quosë.  Pastaj për nji vendim aq të shejtë kemi vendue e duam me derdhë piken e fundit të gjakut tone, para se me hy ndër zgjedhen e një qeverie të huaj. Ideja kombëtare na bashkon në mbrojtjen e atdheut tonë. Levizjet e trupave malazeze që janë pamun këto ditë në kufi shqetsojnë popullin tonë , dhe e shtojnë gjithnjë frigen tonë . Prandaj na të nënshkruemit marrim leje me ju terhjek vrejtjen. Shumë i ndershmit zotni , mbi ç’ka kemi permend ma naltë me lutje  që këtë gjendjen tonë  t’ja parashtroni qeverisë , të cilen zotnia juej  denjësisht e perfaqesoni ktu në Shkodër. Marrim leje me ju deklerue se përsa i përket fiseve tona njohim vetëm protokollin e kongresit të Berlinit . Na të nëshkruemit ju paraqesim , shumë i ndershmi zotni ,nderimet tona ma të pervuta, e kemi nderin me nënshkrue…:

Për HOTIN : Çun  Mula , Marash Uci , Dedë Gjon Luli , Nikollë  Mirashi, Mal Gjoni , Stak Breci , Ismail  Marku , Dedë  Lulashi dhe Nikë Nica .

Për GRUDËN : Smajl  Martini , Baca  Kurti dhe Pllumb  Gjeka .

Për KELMENDIN: Ujkë  Gila , Kaçel  Turku dhe Nikë  Leka.

Për KASTRATIN: Dodë Preçi , Shaban  Elezi , Gjergj  Prela , Gilë  (Brahimi) Vuksani dhe Prelë Tomë Nikolla.

Për SHKRELIN :  Marash  Dashi dhe Tomë  Nika.

Përfaqesues i KOJËS dhe KUÇIT :  i muslimanëve;  Ramë Hysi  , Hasan  Noko , i latinëve (katolikëve) Nikë Deda , Lul Vuksani , Gegë Ivani  e Tuz (Tuc) Geri ,  i të krishterëve (ortodoks)  Mirash Pera , Stojan  Gjeli e Mus  Melini.

Për TUZIN: Haxhi  Muji e Ramadan Aga .

Për RRJOLLIN: Hajdar  Huka e Met  Rrjolli.

Për GRIZHEN : Ali  Tahiri

Për KOPLIKUN: Sokol Mustaf Bajraktari , Met  Dema , Memë Shabani dhe Tafil  Et’hemi .

Për REÇIN : Pater  Mark  Loshi  dhe  Zyber  Bajraktari.

Për  GRUEMIREN: Fasli  Gruemira…

Me 4 prill 1880.

Siç shihet nga përmbajtja e protestës bie në sy “pranimi” dhe lavdrimi i  pushtetit të Sulltanit dhe perandorisë turko-osmane mbi trojet shqiptare të Malesisë së Madhe e më gjërë.  Në të vertet ky pushtet  nuk ishte  pranuar praktikisht  nga Malesoret e Malesisë Madhe , që ndër shekuj me grykën e pushkës kishin fituar një autonomi të lakmueshme për kohën nga perandoria turko-osmane , por për arësye diplomatike (kohore) e “pranojnë” në tekstin e protestës pushtetin nën ligjet e Sulltanit , pasi ata e dinin mirë se kjo  perandori që kishte marrë tëposhten dhe një ditë do të thyente qafen  në Azi , prej nga kishte ardhur , ndërsa pranimi sundimit të fqinjit Malazez, nuk do të mbaronte “kurrë”… Gjithsesi malësorët me këtë protestë ngulin këmbë  mbi zbatimin e protokollit të kongresit të Berlinit , mbasi e dijshin se Malazezët  nuk ishin të zotët me pushtue Plavë e Guci. Nji prift me za i aso kohe , Don Pal  Shantoja i drejtoi  nji letër gazetës “Allgemeine Wiener Zeitung” me anë të së cilës ankohej për padrejtësinë që ishin tuj ba Pushtetet e Mëdha (të Europes) kombit shqiptar  e shtonte se : “mbasi ata  kanë hjekë dorë nga drejtësia , Shqiptarët do të derdhin gjakun për lirinë e vet tepër të shejt”.  Kjo letër deshprimi i terhoqi vemendjen botës katolike , e cila filloi të interesohet ma tepër , kur pa se një prift katolik ngriti zanin e deshprimit. Kjo fushatë i dha të kuptojë Europës se Lidhja e Prizrenit  ishte me të vertet nji organizatë kombëtare shqiptare , e jo muhamedane si dojshin me e pershkrue anmiqtë e Shqiptarëve.  Fletoret xunë të sulmojnë qeveritë e veta per padrejtësitë  që ishin tuj ba në dam të Shqipnisë e në favor të Malit  të Zi… Perveç fletoreve edhe disa deputet folën nepër parlamentet e ndryshme  tuj kretikua qeveritë e veta e tue lavdrue trimninë e shqiptarëve. Nga këto fjalime , bujen ma të madhe e bani ai i deputetit anglez Jozef Cowen.  Ky foli dy herë tuj  kritikue  perkrahjen që i dha qeveria  Ingleze  Greqisë e Malit të Zi në dam të  Shqipnisë… Ai në fjalen e tij ndër të tjera do të thoshte : “Malazezët janë nji popull…. historija e të cilëve  humbë në brymën e kohës. Shqiptarët janë kombi ma i vjeter i  Levantit. Kanë disa cilësi që i  ndryshojnë fare nga ato të Malazezëve, por shqiptarët janë aq trima sa ata edhe dashunia e tyre per liri as u vu as as  mund të vihet në dyshim…”.  Padrejtësia që ju ba shqiptarëve tingëlloi edhe në  parlamentin e Italisë . Deputeti Rugero  Bonghi deklaroi : “ Të drejtat e shqiptarëve duhet të respektohen dhe dëshirojmë që kombi shqiptar  të ruaj nji vend per vehten e tij”.  Ndërsa deputeti tjeter Italian, Maurici …u ngritë e tha : “Si në shqyrtimin e kufinit të Greqisë ashtu edhe në caktimin e Ulqinit  Malit të zi , u ba fjalë për të urdhnue (bashkue) popullsi të ndryshme nga raca e nga besimi”. Fatkeqësisht në ato kohë kishte pakë njerzë të medias , deputet e shtetarë në Europën plakë që kerkonin drejtësi  historike për shqiptarët e trojet e tyre etnike , ndaj edhe trojet tona  vijojnë të jenë të ndara edhe sot me kufijë politik, por kurr ma ata historik…

REFERENCAT :

1.Akte të Rilindjes Kombetare Shqiptare , Akademia e Shkencave të RPS Shqiperisë , Instituti i Historisë, fq.100 , Tiranë 1978.

2.Xhafer  Belegu ,Lidhja e Prizrenit ,fq.89-91 , 142-143 ,Tiranë 1939.

3.Atë Marin  Sirdani ,Ndriçime të Historisë ,të kulturës dhe të artit shqiptar, fq.55-58, Shpresa-Prishtinë ,2002.