Në Detroit u mbajtë takim përkujtimor për Gjon Zef Lulgjuraj

0
501

Nga Beqir SINA – New York

Në moshën 69 vjeçare është ndarë nga jeta Gjon (John) Lulgjuraj, aktivist i njohur dhe me ndikim në komunitetin shqiptar.

DETROIT MI :,Në datën 29 Gusht 2021, me inisativën e veprimtarit dhe aktivistit të njoftur të çështjes shqiptare, në SHBA, Luigj Gjokaj, dhe në bashkëpunim të ngushtë me meshtarin Dom Fredin Kalaj dhe Mark P. Gjokaj , në qendrën kulturore të Kishës katolike shqiptare në Rochester Hills (Michigan), u organizua takimi komemorativ dedikuar jetës dhe veprës së aktivistit të njohur të komunitetit shqiptar në Amerikë, Gjon (John) Lulgjuraj.

Takimi perkujtimorë për jetën dhe veprën e atdhetarit dhe aktivistit të njohur Gjon Lulgjuraj, u mbajtë pasi familja çojë Hatrin për Gjon Zef Lulgjuraj , cili është ndarë nga jeta në moshën 69 vjeçare dhe është vorrosur në Florina (Florida).

Gjon Zef Lulgjuraj ishte një nga patriotët dhe një nga njerëzit më me influence në Komunitetin Shqiptar në SHBA,ai do të kujtohet gjatë për kontributin e tij moral dhe financiar për Çështjen Kombëtare!

Familjar, të afërmit e tij, miq dhe dashamirë, klerik, aktvist dhe lider të komunitetit, si dhe një numër i kënaqshëm i bashkëatdhetarëve, që patën rastin të përcjellin këtë veprimtari përkujtimore, dëshmoi se në Shtetet e Bashkuara te Amerikës, emri i tij do të kujtohet me respect të veçantë dhe krenari.

Këtë tubim e moderoi zotëri Luigj Gjokaj, i cili u tha se ishte bashkëpuntor si dhe kushri me të ndierin Gjon, si dhe ka një lidhje gjaku me të . Ai shpesh herë, gjatë moderimit përcolli pasazhe nga jeta dhe vepra Lulgjurajt, duke thënë se : “Gjoni ishte shumë i respektuar nga familja, miqtë dhe kolegët e tij. Ai do të mbahet mend si një person i fortë, inteligjent, i butë dhe dashur në shoqëri, respektues, fjalë mirë, patriot e atdhedashës, dhe vetëmohues. Ai dha një shembull të shkëlqyeshëm për mbarë komunitetin për të vazhduar trashëgiminë e tij”

Televizion i Shqiptarve të Amerikës,(ALBTVUSA) me pronar dhe drejtor Gani Vila, shfaqi premierën e filmit dokumentar “Gjon Zef Lulgjuraj – Jeta dhe Vepra”, i realizuar, nga ALBTVUSA, me materiale të këtij televizioni dhe me materiale të tjera.

Realizimi i këitj film-dokumentari, i cili është frut i një pune të konsiderueshme profesionale e Televizionit të Shqiptarve të Amerikës, dhe personalisht drejtorit të saj Gani Vila, është një kronikë e gjatë e jetës dhe veprës së Gjon Lulgjurajt, e cila u vlerësua dhe u ndoq me shumë vëmendje , nga të pranishmit në këtë tubim përkujtimor.

Më pas Ambasador Valdet Sadiku i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington D.C., lexoi mesazhin e ngushëllimit, të dërguar nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili shpreh ngushullimet e tij me të sinqerta dhe bashkendiej me dhimbje e pikëllim në këto ditë të rënda, me familjen, të afërmit dhe komunitetin shqiptar në SHBA.

Po ashtu edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nëpërmjet një mesazhi dërguar prej tij, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktivistit dhe veprimtarit shqiptar në SHBA, Gjon Lulgjuraj.

Përmes një statusi në Facebook, ai ka thënë se vdekja e parakohëshme e 69-vjeçarit Gjon Lulgjuraj është një humbje e madhe dhe e pazëvëndësueshme për mbarë komunitetin shqiptaro-amerikan.

Mesazhi i presidentit Ilir Meta:

Me hidhërim mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të z.Gjon Lulgjuraj, personalitet i shquar i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetar i Organizatës 75-vjeçare shqiptaro-amerikane AANO. Ideator dhe realizues për tre dekada të radio programit të parë në gjuhën shqipe për diasporën shqiptare në Miçigan dhe në Florida, ai spikati si aktivist i palodhur në shërbim të çështjes kombëtare dhe forcimit të lidhjeve shqiptaro-amerikane. Vdekja e parakohshme e Gjon Lulgjurajt, është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme jo vetëm për familjen e tij, por edhe për mbarë komunitetin shqiptaro-amerikan, të cilëve ju shpreh ngushëllimet më të thella. Personalitete si Gjon Lulgjuraj, me punën, kontributin dhe veprën e tyre jetësore, i kanë bërë dhe i bëjnë nder kombit tonë. I paharruar kujtimi dhe të prehet në paqe!

Mesazhe ngushëllimi, për tubimin përkujtimor dërgoi edhe Kreu demokrat, Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shpreh ngushëllim për vdekjen e parakohshme të kryetarit të Organizatës AANO, Gjon Lulgjuraj.

Z/vendes Presidentia Organizatës shqiptaro-amerikane AANO Lea Bitta, dhe Konsulli i Nderit në Detroit Ekrem Bardha, drejtuan tubimit përkujtimor mesazhe të ndjera ngushëllimi.

Dom Fred Kalaj, Meshtari Kishës katolike shqiptare në Rochester Hills (Michigan), foli për njohjen e tij në dy dekada, me Gjon Lulgjuraj. Ndërsa, në vazhdim bashkepuntori i tij në radioprogramin “Zani i komunitetit shqiptar” në Detroit, zoti Julian Qefa, solli kujtime nga bashkëpunimi disa vjeçar me radion dhe aktivitetet e tjera në komunitet me Lulgjurajn.

Një përshkrim të gjatë nga njoftja e tij 50 vjeçare dhe kontributin e tij për çështjen kombëtare të Gjon Lulgjuraj, foli aktivisti Mark Prela Gjokaj.

Tubimin përkujtimor po ashtu e përshëndeti dhe vajza e Gjonit avokatja Jeniffer Lulgjuraj si dhe nipi i Gjonit Tony Prel Lulgjuraj, një kushëri i afërm Prenk Toma Lulgjuraj.

Në përfundim mbi vlerësimin në Malësi dhe kontributin e dhënë për çështjen kombëtare të Gjonë Lulgjuraj – foli në pika të shkurtra profesor Anton Lajça.

Gjon (John) Lulgjuraj (1952 -2021)

I lindur në fshatin Llofkë pranë Sukës së Grudës, pas shkollimit të parë në vendlindje do të ndiqte Gjimnazin Klasik Dominikan në ishullin Brac të Kroacisë. Kur mbërriti në Amerikë (Detroit) në vitin 1970 në moshën 18 vjeçare, nisi studimet e larta në Miçigan, në degën e historisë së artit – periudha e Renesancës, kurse më pas u magjistrua në degën e historisë së arkeologjisë. Pas përfundimit të studimeve hapi një biznes në Miçigan, duke e mbajtur për 13 vjet. Në vitin 1989 shpërngulet në shtetin e diellit, në Florida.

Në mars të vitit 1971 si student në mërgim ai themeloi dhe drejtoi programin radiofonik “Zëri i Komunitetit Shqiptar në Detroit”, me qëllim për të pasur një zë objektiv kundër influencës së Jugosllavisë së atëhershme të Titos ndaj shqiptarëve. Ky ishte programi i parë afatgjatë në gjuhën shqipe në Miçigan, i cili u transmetua një çerek shekulli, deri në mars të vitit 1996.

Nga viti 1972 deri ne vitin 1977 ka qenë nënkryetar i organizatës famëmadhe “Ethnic Councel of Michigan”, organizatë qe përfaqësonte të gjitha grupet etnike ne Miçigan. Në vitin 1976, u nderua me detyrën për të hapur dhe drejtuar kremtimin e parë në Miçigan për “Bicentennial”, 200-vjetorin e Shteteve te Bashkuara, në prezencën e Guvernatorit të Miçiganit dhe shumë personalitete të larta shtetërore. Ky ishte një nderim i madh që iu bë Gjonit për faktin se kjo natë historike në Michigan, ku jetonin mbi 2 milion njerëz të komuniteteve të ndryshme, udhëhiqej nga një shqiptar ( malësor).

Gjoni me ndihmën e Viktor Chachos dhe shume familjeve shqiptare, po në vitin 1976 formoi “Grupin Vallëzues”, i cili mori pjesë në programin e kremtimit të 200-vjetorit të Shteteve te Bashkuara. Ai ishte mjaft aktiv edhe në fushën e sportit. Ka qene bashkëthemelues i skuadrës së futbollit “ Iliria”.

Gjatë viteve 1978 dhe 1979 ka qenë President i Lidhjes së Futbollit në Detroit, në kuadër të së cilës ishin edhe dy skuadra shqiptare, “Besa” dhe “Iliria”, detyrë e cila i jepte mundësi të kontrollojë më afër aktivitetet e elementit pro-Jugosllav”.

Në vitin 1979, i ftuar nga Shtëpia e Bardhë ka marrë pjesë në punime me “Delegacionin Amerikan për Konferencën e Madridit” për të drejtat e njeriut, sipas marrëveshjes të Helsinkit. Gjate këtyre punimeve ai kërkoi nga Delegacioni Amerikan, që në agjendën e tyre të diskutohej për shkeljet flagrante të te drejtave të njeriut ndaj popullit shqiptar ne Jugosllavinë e atëhershme, si dhe gjendjen tepër te vështirë te popullit në Shqipëri nën diktaturën Enveriane.

Ka ndihmuar në organizimin dhe ka marrë pjesë në shume aktivitete të komunitetit, duke përfshirë edhe mitingje dhe demonstrata në përkrahje të popullit shqiptar. Ndër demonstratat kryesore që u përgatitën në Miçigan, ishte “Greva e Urisë” pranë Qendrës Federale ne Detroit. Në këtë grevë 17 shqiptarë qëndruan pesë dite pa ngrënë, derisa u realizuan kërkesat e tyre për t’u takuar me senatorët e Miçiganit. Si pasojë, senatorët premtuan se do ta përkrahin rezolutën e parashtruar pranë Kongresit Amerikan për Kosovën. Demonstrata te tjera me rendësi ishin ato qe shkaktuan mbylljen e festivalit Jugosllav ne Detroit, etj”.

Gjon Lulgjuraj disa herë ka dhënë dëshmi, pranë Kongresit Amerikan, për gjendjen e Shqiptarëve ne Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Shqipëri. Në vitin 1982, gjatë një demonstrate të madhe të shqiptarëve në Uashington, ai mbajti një fjalim në gjuhën angleze, në shkallet e Kongresit Amerikan, ku denoncoj aktet gjenocide Serbo-Malazeze-Maqedonase dhe Greke ndaj popullit Shqiptar.

Për disa vite ka qenë kryetar i organizatës më prestigjoze të Diasporës AANO (Albanian American National Organization) Organizata Kombëtare Shqiptaro Amerikane, e themeluar në vitin 1946 me qëllim për të ruajtur identitetin tonë kombëtar në mërgim pastaj për disa vite ka drejtuar edhe Lëvizjen “Atdheu na Bashkon”, e formuar në vitin 2006. Në një periudhë kohore prej 42 vjetësh në Amerikë Gjon Lulgjuraj disa herë ka qenë i pranishëm me shkrimet e tij në shtypin amerikan në mbrojtjen e çështjes shqiptare.

Në vitin 1979, ai publikisht denoncoi shtypin amerikan që Nënë Terezën e quanin “Murgeshë Jugosllave”, duke dhënë fakte nga intervistat që Nënë Tereza i bëri ne Detroit, ku ajo deklaroi se ishte shumë krenare që ishte Shqiptare. Si pasojë e kësaj proteste shtypi në Miçigan e identifikoi Nënë Terezën me prejardhje shqiptare.