Mos ndiqni pasionin

Këshillat e legjendarit Marc Andreessen për të rinjtë: Mos ndiqni pasionin

0
319
  • Marc Andreessen është bashkëthemeluesi i firmës së suksesshme Andreessen Horowitz.
  • Në një intervistë të fundit, Andreessen u pyet mbi këshillat që ai mund t’u jepte të rinjve
  • “Pasioni duhet të jetë hobi juaj, jo puna juaj, – tha ai. – Bëjeni në kohën tuaj të lirë”.

 

Marc Andreessen është një nga emrat më të mëdhenj dhe më të suksesshëm në fushën e teknologjisë. Ai bashkëthemeloi Andreessen Horowitz, Netscape, si dhe disa kompani të reja të tjera.

Përmes firmës që ai themeloi me Ben Horowitz, Andreessen Horowitz, ai ka mbështetur një grup të madh kompanish të teknologjisë që nga Twitter dhe Facebook deri te Roblox dhe Clubhouse.

Në një intervistë të fundit me Noah Smith, Andreessen u pyet se cila do të ishte këshilla e tij më e mirë për të rinjtë.

“Të mos ndjekin pasionin e tyre”, tha ai. “Pasioni juaj ka shumë mundësi që të mos t’ju shërbejë për asgjë. Pasioni duhet të jetë hobi juaj, jo puna juaj. Bëjeni atë në kohën tuaj të lirë.”

Legjendari i Venture Capital shtoi se të rinjtë duhet të kërkojnë punë në fushat më të kërkuara të ekonomisë dhe të rriten gjithnjë e më shumë profesionalisht.

“Ndonjëherë ju mund ta ndjeni se të gjitha gjërat interesante kanë ndodhur tashmë, se kufiri është mbyllur, se ne jemi në fund të historisë teknologjike dhe nuk ka asgjë tjetër për të bërë, përveç se të merremi me atë që ekziston tashmë,” vazhdoi ai. “Në fakt, e kundërta është e vërtetë”.

Në ditët e para të pandemisë COVID-19, Andreessen shkroi një ese që u shpërnda gjerësisht, në të cilën denoncoi mungesën e imagjinatës dhe nismës që e bëri botën të prekshme nga katastrofa.

Ndërsa bota po del nga kjo pandemi, Andreessen thotë se ka mundësi të pafundme për të krijuar një të ardhme më të mirë për njerëzit.

“Ne jemi të rrethuar nga funksionarë që i përkasin një sistemi të kalbur dhe që do të duhet të zëvendësohen nga teknologji të reja,” i tha ai Smith. “Le ta bëjmë ketë”. / Business Insider/monitor.al