Mos harro tmerret e diktaturës! Mos lejo rikthim të saj! Ja tmerret në burgun famëkeq të Spaçit

0
338
Burgu i Spaçit – “dëshmia” e gjallë e asaj se çfar ka ndodhur…! dhe Pse?
Nga Beqir SINA- New York
World Monuments Watch : “Burgu i Spaçit dedikuar për të ruajtur nji nga vendet më të çmuara në botë – Drejtshikim për gjeneratat e ardhshme”
NEW YORK CITY : Fondi i Monumenteve Botërore, e cila është një organizatë private jofitimprurëse e themeluar në vitin 1965, në New York të SHBA, nga individë të shqetësuar për shkatërrimin e përshpejtuar të thesareve të rëndësishme artistike në të gjithë botën, e ka renditur Burgu i Spaçit në vitin 2016, një nga vendet më të çmuara në botë- ndërtesë e rrezikuar për t’u “zhdukur” simbas raporti te vitit 2016.
Tani që kjo organizat është duke duke festuar 55 vjetorin e krijimit të saj, Fondi i Monumenteve Botërore, ka në veprat e saj më të çmuara në botë, mbi 600 projekte në 90 vende, përfshirë edhe  Burgun famekeq te Spaçit , ne Shqiperi,i cili radhitet ndër 50 më të rëndësishmit në botë për t’u vizituar me një drejtshikim  për gjeneratat e ardhshme, thote Fondi i Monumenteve Botërore, .
Sot, ky fond me organizatat e saj, degë të themeluara në Britani, Indi, Peru, Portugali dhe Spanjë, sponsorizon një program të vazhdueshëm për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në mbarë botën.
World Monuments Watch, eshte me një program global i nisur më 1995 me rastin e 30 vjetorit të krijimit te Fondit Monumental Botëror, i cili synon të identifikojë vendet e rrezikuara të trashëgimisë kulturore dhe të mbështesë financiarisht dhe teknikisht për ruajtjen e tyre.
Si eshte sipercituar një vend jashtëzakonisht të veçant në mesin e këtyre objekteve botërore, ka zënë dhe Burgu i Spaçit , i cili ishte një kamp famëkeq i punës i themeluar në vitin 1968 nga qeveria komuniste e Shqipërisë në vendin ku shfrytezohej një miniere bakri dhe piriti, në një zonë të largët dhe e eger malore në veri të vendit (Miriditë).
Ndërsa ai është vetëm një nga shumë vende të tilla, të burgosurve politikë, në Europën juglindore, i ngritur vetëm për të mbajtur në Spaç, kundërshtarët politik (të damkosur dhe dënuar si armiqt e popullit nga regjimi i Enver Hoxhes), ku përfshinin disa nga intelektualët më të shquar shqiptarë të shekullit të njëzetë, duke i dhënë asaj një vend të veçantë në kujtesën kolektive të asaj epoke, ngeli në djerr mbas hapjes se tij.
Vendndodhja e kampit të punës së detyrueshme, ishte i ndërtuar në një pjerrtësi të terrenit e cila ndjek kreshtën e maleve të egra të Munellës, niste nën hyrjen e tunelit në këtë minierë. E cila  ishte kaq e largët dhe i sigurt për një burg, sa që nuk nevojitej asnjë mur perimetrik për të siguruar rrethimin kompleks, vetëm ishte e rrethuar me disa rrethe me tela me gjemba vetem me një portë e përparme, dukeshin se ishin mjaft për ta siguruar parametrin e rrethimit të tij.
Piktori i ndjer Maks Velo, i cili e vuajti vet terrein e këtij burgu, që u bë i njohur në të gjithë botën, ishte arrestuar në vitin 1978 dhe u dënua me dhjetë vjet burg në Spaç, mbasi doli i gjallë kur u hap burgu, e përshkroi atë si “kampin më të tmerrshëm në Evropë dhe në botë gjatë asaj periudhe”.
Burgu politik i Spaçit, është i vetmi burg në botë, që ka bërë një revolt kundra rregjimit dictatorial – për liri e demokraci.
Në Maj 1973, Burgu i Spaç u bë vendi i revoltës së parë dhe vetme të burgosurve politik në botë në atë kohë , dhe është një nga momentet e para të rezistencës ndaj shtypjes së regjimit komunist. Megjithatë, Spaçi vazhdoi të vepronte si kamp pune deri në rënien e sundimit të partisë komuniste nga pushteti në fillim të viteve 1990.
Ajo(ndërtesë) u braktis tërësisht disa vjet më vonë. Sot, edhe pse është përcaktuar si një vend i trashëgimisë, me vlera më të çmuara në botë – drejtshikimi për gjeneratat e ardhshme, kompleksi ishte në një gjendje shumë të avancuar të përkeqësimit, për shkak të elementeve dhe ndërtesave te braktisura dhe të “shkretëruar”, pothuajse në të gjitha pushtet.
Duket, se po vihet “dorë” nga organizatat nderkombetare për mbrojtjen e këtyre objekteve nè te gjithe boten.
Njera prej tyre eshte edhe World Monuments Watch, e cila më 2016 njeh një përpjekje të re duke përfshirë institucionet, shoqërinë civile dhe qytetarët privatë për të krijuar një institucion modern të kujtimit duke filluar qysh nga gjetja e eshtrave te te burgosurve nè Burgun e Spaçit, edhe te relikeve e nderteses se mbetur mbas hapjes. E cila eshte vjedhur per skrap dhe material ndertimi nga banoret per teeth saj.
Pasi që asnjë vend tjetër nuk ekziston si një vend i kujtesës për ish të burgosurit politikë në Shqipëri, Fondi i Monumenteve Botërore, ka projektuar se ekziston një nevojë urgjente për të çuar përpara njohuritë, për të rritur ndërgjegjësimin e publikut shqiptar dhe për të krijuar një kërkesë për transformimin e kësaj faqeje të zezë të historisë në një qendër të veçantë përkujtimi dhe edukimi.
Ndërhyrjet e para mbrojtëse në vend që nga mbyllja e tij u zhvilluan në qershor të vitit 2017, falë mbështetjes lokale të ofruar nga Ambasada Suedeze në Tiranë. Ato përfshinin pastrimin e lokacionit, riparimin e çatisë së emergjencës dhe stabilizimin e përkohshëm strukturor të disa ndërtesave. Më parë atë muaj, ish Ministri i Kulturës i Shqipërisë vizitoi vendin dhe e shpalli atë prioritet për Ministrinë e Kulturës gjatë viteve të ardhshme. Falë hulumtimeve dhe dokumentacionit të ri, një propozim për zgjerimin e zonës së mbrojtur në vend është paraqitur nga propozuesit në vitin 2016.
Burgu Spaç: një dëshmitar qe “nuk ka “gojë” të flasë” por i qendron ende e dhibshme per te “rrëfyer” vitet e egra te diktatures  komuniste në Shqipëri për 45 vjet.
Diktatori Enver Hoxha, ishte udhëheqës i asaj kohe i cili arriti të mbajë drejtimin e vendit, si kreu i shtetit për më shumë se 40 vjet., dhe kryegazeta e botës  “New York Times” e ka quajtur atë “Krye/organizatori i izolimit dictatorial të Shqipërisë”.
Gjatë asaj periudhe,(45 vjeçare) Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, ishte nën sundimin komunist dhe ishte i mbushur me kampe pune dhe burgje, të cilat ishin mbushur përplot me të burgosur politikë, dhe njerëz që nuk përputheshin fare me përkufizimin e zakonshëm të regjimit që i damkoste se “armiq të popullit”, por se vetëm që ishin kundërshtar të përbetuar të atij regjimi –Megjithse, regjimi komunist i Enver Hoxhës, i quajti të gjithë kundershtaret e tij politik, si “ kriminel dhe armiq të popullit, tradhëtar , sabotator dhe bashkëpuntor dhe ëndrrimtar të Perendimit ( Europes perendimore dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes) .
Në atë kohë simbas statistikave të ish Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë, thuhet se ishin rreth 40 burgje zyrtare. Një nga këto, në shtetin e athershem te rrethuar të Shqipërisë, njihej thjesht si “Spaç” një zonë nga më të egrat malore të vendit. Në një pjesë e fshatit Spaç, institucioni që fsheh kujtimet e së kaluarës së errët të Shqipërisë, ka shkruar NYT.
Duke shpjeguar se ky Kamp, si e quan New York Times, u krijua fillimisht në vitin 1968, 17 vjet para vdekjes së Hoxhës, shkruan gazetari ishte i pasur në të dy minerale të vlefëshme nëntokësore ;  atë të bakrit dhe piritit. Ndërkohë, që të burgosurit politik u detyruan të punonin në këto miniera.
“Shumë nga të burgosurit ishin ish anëtar të familjeve më fisnike, ish intelektual të shquar, shkolluar në perendim, ose nga ata që kërkonin të arratiseshin nga që nuk e duronin dotë diktaturën komuniste, ndërkohë që ishte edhe pjesë e grupeve armiqësore të Shqipërisë, të shpallur nga Hoxha, që do t’i privonte ata nga statusi dhe pozita e tyre. Kampi – burgu u ndërtua që të përngjajë ngushtë me kampet, ashpër  të Bashkimit Sovjetik, për Gulagët në Siberi”.
Më tej gazeta amerikane New York Times, tregonte se ndërtesa kryesore ndodhej nën hyrjet e minierave, prej të cilave pesë ishin gjithsej :Hyrja në të gjithë kompleksin ku ehe sot duket të ishte në një fund pa dritë në fund të tunelit.
“Terreni ishte kaq i vështirë sa që ishte ndoshta i vetmi burg në botë që një mur parametri nuk ishte ngritur kurrë, por vetëm i rrethuar me tela me gjëmba. Disa kabina(punte në form fanari) vrojtimi në pikat këndore qëndronin rojet e ushtrisë të armatosur rëndë, dhe me dylbi vrojtimi të shpërndar rreth zonës së një gardhi i thjeshtë me tela me gjemba që duhej për të mbajtur të burgosurit brenda, burgut për të mos u arratisur. Ekspertët e minierave u punësuan për të siguruar që minierat funksiononin siç duhet; ata jetonin jashtë ndertesave të burgut, dhe nuk kishin të bënin me dënimin e të burgosurve dhe nuk kishin asnje kontakt me te burgosurit”.
Simbas dokumentet të New York Times, popullsia e përgjithshme e Burgut Spaç ishte rreth 1400 të burgosur – Ndersa, një numër pak më i vogël krahasuar me numrin e përgjithshëm të personave të burgosur gjatë kësaj periudhe ishte ne burgjet e tjerk. Ku ky numër arriti në dhjetra mijëra të burgosur politik në Shqipëri , çka u mësua vetem kur u hapën burgjet politike. Një përqindje e madhe e këtyre njerëzve u izoluan dhe u detyruan të punonin në këto miniera – që pothuajse të gjitha kishin nga një burg, krahasuar kushtet e të burgosure të Shqipërisë – as që kishin të krahasuar me ato të pjesës tjetër të botës, në Luftën e Ftohtë.
“Kushtet në Spaç ishin brutale, për ta vënë atë në renditjen e burgjeve në botë. Burgjet ndërtoheshin përgjethësisht aty ku ish minierat e Shqipërisë, dhe ngriheshin qëllimisht në vende të vështira dhe shumë të burgosur vdiqën ose u sëmurën me sëmundje të rënda nga rraskapitja dhe kequshqyerja dhe keq trajtimi shtazarak që përdorte rregjimi ndaj tyre. Temperaturat në ato zona ku ishin burgjet politike ishin vazhdimisht gjatë dimrit në minus 20-25 gradë Celsius dhe në korrik rreth 45 gradë Celsius, nga që ishte shpatë mali dhe ato orë që binte dielli të “përvëlonte”.
Një pjesë e shkallëve të brendshme të kampit të çonin në dhomat e të burgosurve.
Të sëmurët të lodhur për t’u trajtuar në këtë mënyrë, të burgosurit politik që i shfyrtëzonin të nxirrinin mineralin nga nën toka,  vendosën të rebeloheshin kundër autoriteteve në shenjë zëmërimi kundra rrregjimit. Më 21 maj 1973 u bë një revoltë, unike e të burgoserve politik në të gjithë Europën juglindore. Në atë kohë, të burgosurit politik shqiptar ishin të vetmit në botë që arritën të marën në kontroll burgun e Spaçit, duke arritër ta mbajnë atë vetëm për dy ditë.
Kur autoritetet arritën të fitonin kontrollin mbi vendin ku ndodhi revolta, me foraca të shtuara policore, dhe forca të ndërhyrjes së shpejt nga Tirana, forcat të ashtuquajtura speciale, ata ekzekutuan pa gjyq brenda disa ditëve katër të burgosur, dhe dënuar, pikerisht ata që i konsideruan sipas tyre si përgjegjës për organizimin e revoltës.
Eshtë, për t’u theksuar se mbas kësaj asgjë nuk ndryshoi me kushtet: kushtet madje u riten represioni dhe u përkeqësuan edhe ato pak kushte edhe më shumë për të dënuarit politik.
Burgu politik në të gjithë vendin vazhdoi praktikat e tij, edhe pas vdekjes së Hoxhës, megjithse se edhe koha e tij po “përendonte” ngadalë- ngadalë, dhe vendit po i afrohej liria ajo që as që mendohej në atë atë periudhë.
Deri në vitin 1995, Burgu Spaçit qendroje i braktisur fare dhe u la për t’u përkeqësuar :  duke u shkatërruara dhe humbur gjurmët atje në Spaç : “me një vdekje të ngadaltë dhe të dhimbshme”, për ish të burgosurit politik, që vuajtën dënimin në Burgun e Spaçit, në një nga burgjet më të tmerrshme dhe famëkeqe në botë., ka shkruar NYT.
Mbas 1991, kur njerëzit mësuan se burgu ishte lënë në “duar të fatit”, grabitësit dhe plaçkitësit erdhën për të grabitur gjithëçka, që kishte mbetur dhe që iu nevoitej banorëve për rreth që ishin të varfër shumë në atë kohë .
Ndërsa, për ata që shërbyen në atë periudhë në Burgun e Spaçit, si autoritete, apo policë burgu, hetues, dhe ish ushtarët e gardës e rojes së kufirt, thuhet se shkuan sa ‘u hap burgu’ të zhdukin pjesën e tyre të objekteve dhe dokumenteve, dëshimve të Shqipërisë Komuniste, duke shkatërruar rëndë gjithcka edhe Burgun e Spaçit në këtë proces, i cili u zhvillua atëhere në të gjithë Shqipërinë për zhdukjen e provave të tyre., simbas New York Times
“Mirëpo, është për t’u theksuar se edhe më pas nuk është bërë shumë për të ruajtur vendin ku ishin burgjet, dhe kampet e interrnimit, ku gjurmët e tyre pothuajse janë zhdukur tashmë. Në Burgun e  Spaçit,  shumë nga dhomat ku ishin të mbyllur të burgosurit, janë ende plot me vizatime dhe mbishkrime nga të burgosurit, që sot mund të shihen edhe si vepra arti dhe të zbulohen se kush i ka bërë”.
Në vitin 2007, burgu u shpall një monument kombëtar i kategorisë së dytë dhe u bënë plane për ta kthyer tërë vendin në një muze. Megjithatë, asgjë nuk ndryshoi për vite deri në vitin 2017, kur Ambasada suedeze e Tiranës dhuronte fonde drejt punëve të ruajtjes.
Projekti përfshiu pastrimin e lokacionit, stabilizimin e disa ndërtesave më të përkeqësuara dhe riparimin e shumë çative.
Tmerret e regjimit komunist në Shqipëri mbeten të freskëta në mendjet e të mbijetuarve, pasi vendi kujton mizoritë me të cilat përballen të burgosurit politikë 46 vjet më parë në burgun famëkeq të Spacit.
Më 23 maj 1973, të burgosurit politikë në Shqipëri, u ngritën kundër një prej regjimeve më brutale diktatoriale në Evropë, duke kërkuar trajtim human, duke i dhënë fund urisë dhe kushteve çnjerëzore të jetesës.
Thuhet se Revolta e Spaçit, e të burgosuve politik shqiptar ishte revolta më e madhe e këtij lloji në burgjet anembanë botës  gjatë epokës komuniste.
Shqipëria kujton mizoritë brenda burgut të epokës komuniste
Ndonëse, në atë kohë revolat këtyre të burgosurve në burgun e Spacit,  dërgoi një mesazh shprese për njerëzit e shtypur anembanë botës, nëpërmjet “Zërit të Amerikës” e vetmja që ka siguruar athere lajmin – marrja e burgut për dy ditë  fitorja e tyre do të vijë në një vëmendje tjetër  vite më vonë në 1991, duke u bërë edhe frymëzim për rrëzimin e komunizmit në Shqipëri.
Sepse edhe thirrja e demostratave te studentve ne 1990:  “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ka qenë e “kopjura” nga thirrja e Revoltës së Spaçit, më 23 Maj 1973.
 Ishte pikerisht ajo thirrja që  këndonin studentët e dhjetorit (90)dhe të gjithë demostruesit në Tiranë, Shkodër e Kavajë, më 1991, duke hedhur anembanë Shqipërisë, slogane antikomuniste, po që u shtypën brutalisht nga qindra ushtarë e policë të pajisur me armë dhe shkopinjë gome.
Katër të burgosur të përfshirë në Revoltën e Spaçit, ishte bilanici I tmerrshem më 21 maj të 1973, i revoltës antikomuniste të të burgosurve politikë në burgun famëkeq të Spaçit, ku u ekzekutuan Skënder Daja, Pal Zefi, Dervish Peka dhe Hajro Pashai., të cilët u pushkatuan nga një skuadër pushkatimi, ndërsa tetë të tjerë u dënuan me 25 vjet burgim, sipas “Muzeut të Kujtesës”, një projekt i mbështetur nga shteti për të nderuar viktimat.
Sidoqoftë, disa të burgosur mbetën të vendosur dhe kundërshtar antikomnist  deri në fund. Kur Skënder Daja, një nga burrat e pushkatuar pa gjyq, iu kërkua të kërkonte falje, ai u përgjigj me zë të fuqishëm : “Edhe sikur të kisha 10 jetë, të gjitha 10 herët do të kisha bërë të njëjtën gjë” dhe plumbat e pushkëve e përplasën për tokë, ndërsa komandati i togës së pushkatimit i fundit me revolver i gjuan edhe tre herë në kokë , simbas ligjit të pushkatimit.
Burgu i Spaçit  kujton mizoritë brenda burgut të epokës komuniste….
Simon Miraka, një i mbijetuar shqiptar i këtyre kampeve, duke folur rreth mizorive të regjimit që filloi për të dhe familjen e tij qysh në kohën kur ai u lind në qytetin e Shkodrës, në veri të Shqipërisë, në vitin 1945, ka deklaruar se regjimi e kishte kthyer shtëpinë e tij në një burg, atë periudhë.
Miraka ka pohuar se ai jetoi 45 vjet në kampet e internimit deri në kohën kur ra regjimi. Ai ka treguar se pesë vitet që ai kaloi në kampin e përqendrimit në Tepelenë midis 1949 dhe 1954 në Shqipërinë jugore, ishin ato më të vështira për familjen e tij. “Rreth 400 fëmijë vdiqën në këtë kamp, mbetjet e të cilëve mbeten të zhdukur deri më sot. Edhe, sot mendoj se si mund të mbijetoj [atë kamp] pasi që kaq shumë fëmijë vdiqën atje,” citohet te kete thene ai.
Kampi i përqendrimit në Tepelenë ishte një nga shumë kampet Stalinist të Shqipërisë, e cila u hap në vitin 1949.
Sipas tij kampit të internimit, ishte me më shumë se 500 njerëz të pafajshëm qe nje pjese vdiqën në këtë kamp nga “uria, sëmundjet, torturat dhe puna e rëndë, keqtrajtimi dhe kushtet çnjerëzore”
Simon Mirkaj, i cili per disa vjet ka qene ish-kreu i Institutit për Integrimin e ish të Persekutuarve Politik, ka deklaruar disa here per shtypin e huaj dhe vendas në Shqiperi, se “rreth 6,000 njerëz u ekzekutuan me ose pa gjyq” gjatë më shumë se 45 vjet regjimit komunist.
“Gjithsej “18,000 njerëz u burgosën” për arsye politike dhe disa “30,000 u dërguan në kampe internimi” brenda vendit,” ka thën Mirakaj.
Nderkohe, simbas shtypit të huaj diktatori shqiptar Enver Hoxha, ishte ai që udhëhoqi vet një nga regjimet më të ashpra dhe më të përgjakshme në Evropë nga viti 1944 deri në vdekjen e tij në vitin 1985.
Përveç vrasjeve, regjimi i Hoxhës përmendet për ndërtimin e 23 burgjeve dhe 48 kampeve të përqendrimit në vendin e vogël.
Burgu i Spacit, i cili u hap në vitin 1968 në një luginë të vargmaleve veriore të Mirditës, maleve të Munelles,  ishte një burg nga më brutal i regjimit  – I ashtuquajtur “burg mbi burgun” e izolimit dhe kampin e detyrueshëm të punës. Zona e ashpër gjeografike e bëri të pamundur që mijëra të burgosur politikë të iknin nga ky burg – ku nuk munguan në ndonjë rast sporadik edhe arratisjet vet-skarifikuese.
Lugina ishte e pasur në burime nëntokësore  një minierë bakri dhe piriti e cila u bë një varrezë për qindra të burgosur që punonin atje për vdekje, mori emrin Burgu i Spaçit.
Instituti Shqiptar i Studimeve Politike në bashkëpunim me Ministrinë Shqiptare të Kulturës ka thënë se e ka lansuar më 23 maj 2017 ekspozitën “Lugina e Rezistencës” kushtuar revoltës antikomuniste.
Autorët e saj kan thënë se ekspozita e tyre synonte të bënte homazhe ndaj mijëra viktimave të sistemit komunist.
Sipas Instituti Shqiptar i Studimeve Politike, një përqindje e konsiderueshme e popullsisë shqiptare vuajti persekutimin politik direkt ose indirekt gjatë regjimit komunist. Gjithashtu, se mbetjet e mijëra njerëzve që u ekzekutuan pa gjyq ose ata që vdiqën në burgje për shkak të urisë ose torturave mbeten të zhdukur, mbetet ende në hulumtim dhe nuk ështe statistik perfundimitare.
Ky institut thotë se regjimi komunist ne Shqiperi, nuk i kursente as familjet e të burgosurve politikë dhe ku ka pasur edhe gratë e vajza të dënuarave të përdhunura, fëmijët dhe pleqtë në kampet e internimit të keq trajtuar dhe të privvuar nga cdo gjë.
Historia e zbehjes së krimeve të komunizmit në Shqipëri…….!
 Ish Kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve politikë Nebil Çika,gjate nje vizite në Shqipëri, tre vjet më parë na deklaroie në Tiranë, në zyrën e tij se simbas dokumentave që ai kishte mbledhur : ” Rreth 43,000 shqiptarë u burgosën, u dërguan në kampe internimi ose u ekzekutuan gjatë sundimit komunist që zgjatën nga viti 1944 deri në vitin 1990″.
Ai tha se :”Regjimi i Hoxhës kishte 50 burgje dhe kampe internimi; U ekzekutuan 5,577 burra dhe 450 gra; rreth 1.000 vdiqën në burg; 17,900 u burgosën me 914,000 vjet burg dhe vetëm rreth 2,700 prej tyre janë ende gjallë tani; më shumë se 30,000 u dërguan në kampet e internimit”.
Ndërkohë, ai shtoi se akoma Dosjet e Sigurimit po përdoren nga partitë për pushtet të hapen pa kushte : “Nuk kam aspak besim tek kjo klasë politike që ka zgjedhur ish bijt e atyre që kryen këtë gjëmë të madhe dhe plag të pa-mbyllur, dhe mbanë akoma në krye të këtij Parlamenti atë që ishte ish Ministrin e Brendshëm të fundit të regjimit,(bëhej fjalë për Gramoz Ruçin) dhe ka një ish oficer të lart të Shkollës së oficerve të Enver Hoxhës, për Ministër të Brendëshëm( behej fjale per Gjeneral Sander Lleshaj)- njëzet e pesë vjet pasi regjimi u rrëzua në kaos, pothuajse gjysma e popullsisë prej 3 milionë banorësh, nuk ka ende kujtesën më të vogël për atë cfarë ka ndohur, si ndodhi dhe kush e bëri, në në një nga vendet më të izoluara të botës.” pati deklaruje ish-Kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve politikë” zoti  Nebil Çika. KLIKO KETU PER FOTO