Vendosja e Monumentit të Skëndërbeut në sheshin “Albania” në Romë, është një vlerësim i shtetit italian 82 vjet të shkuara ndaj figurës së Heroit tonë Kombëtar, që për 25 vite mundi të ndalë sulmet e turqve drejt Apenineve dhe drejt Europës
Nga Beqir SINA – Romë
ROME ITALI : Gjashtë vjet më parë kisha rastin e parë, të vizitojë Romën. Mirëpo, për aq sa pata mundësinë mendojë se është shume e vështirë t’a vizitosh kryeqendren e Italisë dhe një qytet si Roma– mbasi aty ka aq shumë vende për t’u vizituar, sa që edhe vetë ata që jetojnë në atë qytet të lashtë dhe historik, nuk kanë mundësi t’i vizitojnë, më thotë një shoqërues italian turistësh në hotelin që po qendrojë.

Një monument historik i të gjitha masive si edhe të gjitha figurave të historisë së gadushillit Apenin, monumenti gjigant për figurën historike të Heroit të Kombit Shqiptar, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, i cili na kujton rolin e tij në bashkimin e popullit shqiptar, formimin e shtetit kombëtar e mesazhin e tij shekullor aq aktual dhe sot për një Shqipëri të lirë, demokratike e europiane.

Vendosja e Monumentit të Skëndërbeut në sheshin “Albania” në Romë, thuhet se është bërë si një vlerësim i shtetit italian atëhere(Musolnit) ndaj figurës së Heroit tonë Kombëtar që për 25 vite mundi të ndalë sulmet e turqve drejt Italisë e drejt Europës.
Monumenti i Skënderbeut në Romë, ka të skalitur në një pllakë një citat ku shkruhet “Gjergj Kastriotit Skëndërbeu, mbrojtësit të patrembur të civilizimit perëndimor,” dhe thuhet se është statuja e parë ekuestre e heroit kombëtar shqiptar, e cila u vendos në qëndër të sheshit që edhe mori 82 vjet më parë emrin “Sheshi Albania”, në përurimin e tij në korrik 1940.
Monumenti “Skënderbeu” në Romë dhe sheshi “Albania”
Monumenti i Skëdërbeut në Romë gjëndet në sheshin “Albania”, në zemrën e Romës antike mes lagjes “San Saba” e “Aventinos”, një nga shtatë kodrat ku sipas legjendës u themelua qyteti i Romës.

Kronistët e kohës e komentojnë si një ditë vjeshte e shiu të fortë. Monumenti u vendos në atë që dikur quhej sheshi “Raudusculana”, emri i një porte antike të Mureve Serviane.
Pak muaj më parë në 4 korrik të 1940, për të kujtuar aneksimin e Shqipërisë nga Mbretëria Italiane (më 16 prill 1939) ky shesh ndryshoi emër e u quajt sheshi “Albania”.
Monumenti i Skënderbeut u realizua nga fiorentini Romano Romanelli.
Lindur më 14 maj të vitit 1882 në Firence, ky artist, mik i poetit Gabriele D’Annunzio, rridhte nga një familje me emër artistësh skulptorë.
Babai i tij qe skulptor dhe u bë mësuesi i artit të tij. Por Romano Romanelli qe dhe një funksionar i lartë i Marinës Italiane e gjatë Luftës së Parë Botërore mbetet invalid.

Aftësitë e tij artistike, por dhe lidhjet me shtresën e lartë të politikës italiane të asaj kohe, i ngarkuan detyrën e realizmit të bustit të Heroit Kombëtar të Shqipërisë, në kryeqytetin italian Romë, në sheshin me emrin e vendit fqinj dhe në një moment kaq të veçantë e historik për dy vendet.

Guvernatorit të Romës (funksionari më i lartë administrativ i qytetit në epokën e fashizmit) iu kërkua aso kohe të siguronte në limitin më të afërt të kohës, bazamentin mbështetës të veprës së Romanellit, që ishte i përfunduar e priste ditën e inaugurimit.
Brenda 26 ditësh u u mundësua gjetja e piedestalit të shndritshëm, i gurtë, i tipit travertino që peshonte rreth 75 kuintalë, mbi të cilin u vendos Monumenti i Skënderbeut në sheshin “Albania” në Romë.
Në vitin 1968 me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, komuna e Romës vendosi pllakën përkujtimore ku shkruhet: “Në kujtim të 500 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skëndërbeu, mbrojtësit të patrembur të civilizimit perëndimor.”