Mafia fik radarët e NATO-s në Shqipëri. 3 ministra të qeverisë Rama e mohuan

0
332

Përgjimet e dosjes së antimafias italiane të koduar me emrin (Shpirti) dëftejnë se mafia italiane në bashkëpunim me narkoefektivët e Policisë së Shtetit fiknin për 40 minuta radarët e një vendi antar të NATO-s në këmbim të 15 mijë euro.

Denoncimet e opozitës për kanabizimin e vendit, për avionët mushkonja, për radarë që fiken janë përqeshur, mohuar dhe kundërakuzuar nga qeveria Rama. Ministra si Tahiri, Kodheli apo Xhaçka ka dalë në media e konferenca për të thënë se kjo ishte e pamundur. Në fakt, Festim Koklopa i Policisë i fikte për disa mijë euro, siç dëftejnë letrat në SPAK.

Gardistët e Tahirit janë kapur në përgjime e hetime si pronarë të parcelave me hashash. Jo vetëm kushërinjt Habilaj të Ministrit Tahiri lëviznin me makinën shtetërore, por edhe bodigardët e tij ishin përfshirë në narkotrafik ndërkombëtar hashashi. Të gjitha këto nën hundën e bardhë të një kryeministri që përbetohej se ishin gënjeshtra.Policia e Shtetit është dingas me narkotrafikantë me uniformë që kapen në përgjime banale shitblerje hashashi e drogrash të tjera, që fikin radarë e ngarkojnë gomone. Blejne vota, shesin hashash. SHISH në një raport për krerët e shtetit ka identifikuar 124 oficerë narcos. Mund të jenë më shumë sepse gardistët e Tahirit per shembull nuk ishin në këtë listë te zeze.

Mafia ndërkombëtar tashmë ka bazën e saj në Shqipëri. Takon ministra dhe kryebashkiakë për pallate e leje ndërtimesh, siç dëshmuan përgjimet e dosjes Gallo të Ndraghetës.faktor.al