Lista të hapura edhe për bashkitë

0
515
Prof. Kristaq Kume :Shoqëria civile kërkon nga Kuvendi që ashtu siç bëri me hapjen e listave për kandidat për deputet të bëjë edhe me këshilltarët bashkiak.Kristaq Kume, i cili dy vjet me parë ishte pjesë e tryezës për reformën zgjedhore në Këshillin Politik, mendon se kjo praktikë do të përmirësonte përfaqësimin e qytetarëve në pushtetin vendor.“Ajo që kërkojmë ne të bëjmë është të veprojë demokracia përfaqësuese në mënyrë sa më funksionale në zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore dhe një ndër rrugët që e bën të mundur është hapja e listave për këshillat bashkiakë, që do të thotë dhënia e të drejtës qytetarëve për të zgjedhur ata me votën e tyre kë duan që t’i përfaqësojë në këshillin bashkiak”, thotë Kristaq Kume. Për herë të parë në zgjedhjet e 25 Prillit, shqiptarët krahas partisë votuan edhe për kandidatin e preferuar, por hapja e listave ishte pjesërisht, për shkak se   kryetarët e partive donin të ruanin  të drejtën ekskluzive në hartimin e listave. Por, a i druhen nismëtarët e kësaj nisme, refuzimit nga ligjvënësit?“Nuk gjej arsye apo argument për të mos u përdorur një gjë e tillë përveçse në qoftë se do të vazhdohet  jo nga anëtarët e Parlamentit, por nga drejtuesit e tyre nga lidershipet e partive që të qëndrojnë me shumë forcë në pozitat që ata i kanë si të tilla, të jenë ata alfa dhe omega për kë duhet dhe kush duhet të përfaqësojë qytetarët në organet e zgjedhura”, shprehet Kume.Dëshirën e ka materializuar në nismë, ku KQZ-ja i dha dritën jeshile për fillimin e grumbullimit të firmave. Tani organizatat e shoqërisë civile kane tre muaj kohë për të mbledhur minimalisht 20 mijë nënshkrime  për t’ia paraqitur si amemdament ligjor Kuvendit.