KUJTIME TË PAHARRUAR NGA KRISTAQ RAMA PËR ENVER HOXHEN. (NË VEND TË NJË IN MEMORIAMI PËR 37 VJETORIN E VDEKJES)

0
641

PERG. NDUE  BACAJ

HYRJE :

37 Vite më parë (me 11 prill 1985) , do të vdiste Enver  Hoxha , do të vdiste ai që gati pati vdekur  Shqiperinë . Me emrin dhe  “vepren”  e Enver Hoxhës  lidhet pazgjedhësisht  “ndertimi” i Shqiperisë komunisto-socialiste-enveriste . Lidhet “ndertimi”  i  atij eksperimenti antinjerzor , që  komunizmi  bolshevikë-stalianian  e quante  “njeriu ynë i ri vepra më e shkelqyer e partisë”, ose  e thënë  shqip “krijimi”  i një njeriu  që e kishte të ndaluar edhe të mendonte  , (pa lëne  të  guxonte të fliste apo vepronte)  ndryshe nga  çfarë  i thoshte dhe e mesonte partia. Gjithë kjo “krijesë” e përçudnueme  e homo sapiensit  bëhej  nën “masken” e ideologjisë  sunduese  të  diktaturës  së  proletariatit , që të paret tanë , proletarët  (pa asgjë mbas shpiriti)  i quante  hora ,  ndersa  diktaturen  e identifikonte  “thjeshtë”  me   hurin … Pra hori me hu në dorë duhej të bënte ligjin  në  atë shoqeri që Enveri dhe enveristet e quanin demokraci proletare (kupto  demokraci horash). Se çfar i solli Shqiperisë së shkretë per 46 vite  komunizmi enverian  që ndertonte  socializmin  nga horat me hu në dorë , kjo besoj se nuk ka nevojë per spjegime të mëtejshme , pasi shoqëria shqiptare  shkoi në zgrip të mbijetesës , në uri totale  , në mjerim  e rrënim  njerzorë dhe shoqëror , aq sa thenia e filozofit francez Deni  Dideroi ,se : “Një shoqëri  vdes kur  në  të ja vlenë më shumë të jetosh  i poshtër e maskara , se sa i ndershem  dhe i drejtë.”, ishte  prezente në Shqiperinë  e viteve 1944-1991 . (Mos e thashtë zoti se besa aty afër është edhe sot 37 vite pasi ka vdekë  Enveri). Sot  i  “mirëkuptoj” rilindasit  që  nuk e kujtojnë ditën për diell 37 vjetorin e vdekjes të  babit tyre të perjetshëm shpirteror Enver Hoxhës  , ndonse gjithë naten ata e qajnë këtë ditë “fatkeqe”… Unë duke pasur qellimin e mirë t’i  ngushlloi sado pak  enveristet , qofshin socialist, rilindas  apo me emra të tjer maskë-partie , mendova  tju a “thajë” pak  lotët  e  mallëngjillit ,  që shpesh ju a mjegullojnë “pamjen”  edhe ditën  per diell , duke  u  ribotua  të plotë , shkrimin  me kujtime të paharruara  për “shokun” Enver Hoxha  të  Kristaq Rames  ,  babait  (biologjik)  të  kryerilindasit  dhe kryeministrit  të Shqiperisë  z. Edvin  Kristaq  Rama…

KUJTIME TË PAHARRUARA PËR UDHËHEQËSIN  E PAVDEKSHËM , “SHOKUN” ENVER HOXHA.

NGA KRISTAQ  RAMA:

Per herë të parë e kam takuar shokun Enver  kur isha nxënës i liceut artistik ”Jordan Misja” . Ishte viti 1949 . Ne nxenësit e parë të asaje shkolle  të porsakrijuar , jepnim herë pas here koncerte per punonjësit e Tiranës. Merret me mend  se  ç’gëzim patme  kur na thanë se në një koncert festiv  , që do të jepnim në teatrin  popullor  do të vinte komandanti.  Me këtë rast  mua më ngarkuan  që ta shoqeroja shokun Enver  në  lozhen që ishte caktuar per të.  Kur u ndodha ballë per ballë atij burri të madh e të pashëm  u trubullova aq shumë sa  nga emocioni fjalet më ngaterroheshin.  Ai e kuptoi , më perqafoi  dhe duke më mbajtur doren  me duart e tija  me të qeshur më tha: “  Ti qenke goxha djalë . Me ketë dorë të madhe me siguri  do të bësh skulptura të mira. Pastaj më pyeti se nga jam dhe çfarë pune  më  bënë babai. -Shofer i thashë disi me druajtje.  Ja sa bukur  ti  bir shoferi ke ardhur nga Durrësi  që të studiosh në shkollen e parë artistike  që është krijuar në vendin tonë.  Më kanë thënë që ka edhe disa të rinjë  që kanë qënë partizanë.  Pushteti popullor prandaj e ka hapur këtë shkollë , që ju fëmijët e popullit  , të ardhur nga të katër anet e Shqipërisë  të bëheni artistë  dhe  me siguri do të bëheni , se populli ynë gjithmonë  e ka dashur artin  dhe në gjirin e vet  ka pasur gjithmonë artistë të shquar  , por regjimet antipopullore  nuk e kanë krijuar kurrë mundësi  që të shkollohen, sepse kultura dhe arti  kanë qënë privilegj i një pakice të pasurish. Sot ne kemi vetem liceun artistik të Tiranës , por më vonë do të krijojmë shkollat tona të larta , prandaj ju duhet të mesoni mirë , merruani zanatin mjeshtrave që ju mësojnë  , O. Paskalit   e J. Paços  ,që të beheni artistë të zotë  , ashtu siç  ju duan populli e partia.”.   Masi mbarova liceun  u largova nga Tirana  fillimisht per punë , pastaj per studime jashtë atdheut , keshtu që per një kohë të gjatë nuk pata rastin ta takoja. Në rrethin tonë të artistëve  ne mbaninm prof. Paskalin  si një njeri me kujtesë të fortë , spese mbante mend shumë ngajrje  e hollësi që nga viti 1908. Mirpo edhe profesori ynë mbeti  keq një ditë  kur u takuam me shokun Enver .  Nga fundi i një takimi  në galerinë e arteve , në vitin 1962 , shoku Enver pyeti : “More  Odhise  , a ke dëgjuar më ç’u  bë me filanin ?” – (dhe tha një emër krejtësisht të panjohur per mua ) , Paskali  hapi sytë  i  çuditur  dhe mblodhi supet  se nuk i kujtohej fare ai emër. Shoku Enver vazhdoi : “Kam lexuar në vitin 1936 , kur isha në Francë  një vjershë të tij , që e kishte botuar në gazeten tuaj të studentëve shqiptarë në  Itali “ , dhe recitoi  një strofë të asajë vjershe . Merreni me mend habinë e dyfishtë  të profesorit , që nuk mbante mend as vjershen e bukur  dhe as emrin e djaloshit  që e kishte njohur në Itali.! Kur u largua shoku Enver  , Paskali më thotë : “Eh , Rama kot u mburrkam  unë  me kujtesen time të mirë !”. Në një takim tjeter shoku Enver  mori vesh se me M. Dhramin  po punonim per monumentin e Kostandin  Kristoforidhit.  “Partia – na tha atëherë , – gjithmonë i ka vlersuar figurat  e shquara historike të popullit , jo vetem të luftës , por edhe të kulturës  kombëtare. Kristoforidhi ka qënë një studiues  i  shquar i gjuhës shqipe. Me sa dashuri  e passion i mblidhte fjalët  nga populli .  E keni degjuar atë punen e vezëve me fshatarët  ?  Se si u a thyente ato në pazar  per të degjuar se  ç’fjalë perdornin  kur grindeshin ?  Ai ishte i lidhur me popullin  dhe nga populli mësoi shumë  per pasurimin dhe pastrimin  e gjuhës nga barbarizmat . Fjalori i tij i gjuhes shqipe është një veper  e shquar shkencore. Ai ishte një patriot me ide perparimtare  , prandaj ju  të tillë duhet  t’a  bëni vepren tuaj “.  Mbas disa ditësh më pa në një prej takimeve  me shkrimtarë dhe artistë dhe më thirri.  “Si po ju vete puna per monumentin ?  Kur isha në Elbasan , kam parë edhe vendet  ku mund të vendoset Kristoforidhi . Ku keni menduar ju  t’a  vini ? “ .  “Ne kemi menduar – i thashë  – në lulishten pranë komitetit ekzekutiv , ose në atë pranë murit  të kalasë , sepse vende të tjera nuk ka.”.  “Jo- kundershtoi shoku Enver. – Atje nuk është vend i mirë  per monumentin. Më poshtë mbasi  kalon porten e kalasë  ka një vend me një lulishte të vogel , që është edhe në qender të shetitores dhe pika soditje ka më shumë.”. Unë menjëherë ngurova  , mbase dija se në atë lulishte  qe vendosur busti i shokut Enver , prandaj i thashë perseri se aty nuk kishte vend . “Ka vend ka . Ju rregullojeni mirë , beni ndonjë levizje  dhe unë mendoj  që aty ta vendosni . Punë të mbarë.”.  Per ketë njoftova menjeherë në Elbasan , mirpo atje nuk pranuan, madje atëherë pata pershtypjen  se  do të kenë dyshuar  mos ishte ndonjë trillim i autorëve per të gjetur vendin më të mirë per monumentin.  Gjatë kohes që po perfundonim punen tonë , në studio erdhi shoqja Nexhmije . Pasi pa punen  na  pyeti per bazamentin . Kur i thamë se po e ngrinim  në lulishten pranë komitetit  ekzekutiv , ajo u shqetsua dhe më tha me një ton  qortues : “Po a e degjove porosinë e shokut Enver ? “  Të nesermen më thirren ngutësisht në Elbasan , dhe atje me sa kuptova shoku Enver u kishte dhanë një “dush” të mirë shokëve  të Elbasanit , dhe Brenda 24 orëve u bë zhvendosja e bazamentit. Në vitin 1966  , në një vizitë që bëmë në shtepinë e tij  , në një çast kur holla veshtrimin  në biblioteken e pasur  dhe pikrisht në atë vend  ku kishe librat e artit  , shoku Enver më  tha : “Janë libra të mirë dhe burime speciale  per artin. Unë  i studioj  nganjëherë ato . Biblioteka sidomos  ajo e institutit  të arteve duhet  t’i  kenë patjeter , sepse janë pasqyrë e kulturës  botërore , dhe këtë kulturë , ketë thesar  të madh të njerzimit  artistet duhet ta pervetsojnë. Sigurisht në të perfshihen të tëra rrymat , shkollat dhe drejtimet artistike. Duke u zberthyer permbajtjen  ideore , astetike  dhe filozofike , sidomos të artit të shekullit XX , ju pedagogët duhet tju a spjegoni  studentëve  dhe  t’u  bëni të qartë  edhe thelbin reaksionar të artit borgjez , në mënyrë që ata të mos i çorodisë ndonjë efekt i tyre i jashtem “.  “Edhe arti ynë  shqiptar – vazhdoi –  ka tradita të vjetra  po ecë dhe zhvillohet i shendetshëm. Ne kemi piktor  dhe skulptor shumë të mirë , që bëjnë vepra të bukura  dhe mjaftë prej tyre  janë më të mira  ndofta edhe se keto që kam ketu (me gisht na tregoi dy portrete në vaj të Marksit dhe Leninit  , të punuara nga piktorët sovjetik) , por i mbajë dhe i ruaj  se  m’i  ka dhuruar Stalini , kur isha në Moskë , kurse pikturen e Guri  Madhit  per Skenderbeun e kam në zyrë “.   E paharruar per mua  dhe shoket M. Dhrami e Sh.  Haderi  është edhe vizita  që shoku Enver  bëri në studion  tonë  per të parë projektin  e monumentit  të pavaresisë.  Kur u fut  brenda  , holli veshtrimin në sallen e gjërë , dhe pasi vuri re  që  s’kishim   ndihmës  , na  pyeti :  – Ku i keni “çirakët” – , ku i keni nxënësit?  Ju që tani jeni mjeshter , kur keni vepra të tilla  të mëdha  duhet të merrni djemë të ri  të talentuar ,  që edhe  tju ndihmojnë  , por edhe të mësojnë , sepse kjo është një shkollë e madhe   per  ta .  Ju e dini mirë se mjeshtrit e mëdhenjë të rilindjes , apo edhe të hershmit  nuk bënin shkollë arti , sepse të tilla as që kishin  , por mësonin në punishtet  që drejtoheshin nga artistë  të shquar.  Keshtu kanë mësuar  edhe Mikelanxheloja  me Rafaelin , apo jo ? Pa thënë  pastaj se  po  t’i  zgjidhni të zotë  dhe të talentuar dhe  t’i  nxitni  qe  t’u  punojnë edhe atyre  fantazia e pasioni , do të shihni  se mund  të merrni dhe ju ndonjë gjë prej tyre .“.  Ai kishte një besim të madh te forca dhe talenti i të rinjëve .   Pasi pa me vrejtje maketin ,  filloi të më fliste me qetësi  e frymëzim se  ç’duhej  të paraqiste si moment , si e donte populli , si duhej të trajtohej tema  historike  që të tingëllojë aktuale  dhe si duhet  të frymëzohemi nga folklori.  “Ju me siguri e keni studiuar  mirë historinë e Shqiperisë  , por frymëzimin tuaj duhet ta pasuroni  në mënyrë të veçantë  me anë të folklorit tonë shumë të pasur .  Populli historinë e tij e ka shkruar gjithmonë gjatë shekujve  në këngë  dhe kjo histori nuk është e thatë , vetem me skemen e fakteve , por pershkohet  nga një figuracion madhështor. Ja per  shembull  sa dramacitet , force , ngjyrë e levizje  ka në ketë portret:

Iljaz  Kabo  Perihani ,

Pesëqind  kinda  fustani ,

Të vetëtinë jatagani ,

Në Stambollë të vate nami.

Iljaz  kabo armë  bisha  ,

Flakë të merr  ty këmisha ,

Flake të merr ty fustani ,

Gjak të kullon jatagani.

Apo  tabloja tjeter:

Pleqtë me feste të kuqe ,

Me silahë e me çibuqe ,

Mustaqet  supë me supe ,

 Kaptuan tutje në lugje …,

Luftojnë në pesë puse ,

Topi  bam e ata tutje.

Shoku Enver na foli gjatë  në mënyrë që ne ta pasuronim figuracionin  artistik. Në fund duke qeshur  shtoi : “Ja , ju keni bërë atë luftëtarin  që rri me një pushkë  të vogël pranë këmbës , pa degjoni si e ka skalitur  populli atë lutëtar :

Ç’është ajo që shkon tutje ,

Pallë e larë e Lesko  Duke !

E ngre Sadiku mbi supe.

Sadiku ecën në këmbë ,

I pretë plumbat nëpër dhëmbë.”.

Me shokun Enver biseda rridhte gjithmonë  aq e shtruar  dhe e perzemert  sa e ndjeje se kishe pranë një vëlla , një mik , një mësues që të do , të vlerson dhe komunikon me ty  si shoku që prokupohet  per të njejtat halle e problem  të punës sate , duke shtuar në çdo bisedë  me atë buzqeshjen e tij të ëmbël : “Unë keshtu mendoj , apo mos gaboj  se ju jeni specialist  dhe i dini mirë keto punë.”.   Në kongresin e  8-të të  PPSH , në seancen që qendroja pranë shokut Enver, mbasi më pyeti per monumentin e lirisë , më tha : “Kur të bëni monumentin  na rregulloni edhe qendren e Tiranës  , prisheni atë çiban  që na kanë bërë para muzeut  , se  është shumë  i  shemtuar. Duke e rregulluar atë , edhe monumenti  nuk do të jetë aneks i muzeut , do të rrijë më i pavarur , por sigurisht  ta  realizoni  dhe  ta vendosni  në  mënyrë të atillë që të harmonizohet  me tërë objektet që ka  përreth  dhe që njerëzit  të qarkullojnë më lirshëm në këtë shesh të madh.”.

(Marrë nga “Revista” Nentori , nr.10  , viti 1986 , fq.25-31 , botuar me rastin e 78 vjetorit të  lindjes të Enver Hoxhës).

Keto kujtime  të paharruara të skulptorit  komunist  Kristaq   Rama  , të shkruara  rreth një vitë e gjysem pasi Enver Hoxha kishte vdekur   flasin qartë  me shumë se çdo koment tjeter , per dashurinë e madhe  që kishte ai per komandantin  ,  udhëheqësin  e PKSH apo PPSH  , dhe  “ndertuesin” e Shqiperisë së “re” socialiste…  Kjo dashuri e  Kristaqit per Enverin e enverizmin   nuk ka qenë thjeshtë “personale” , por edhe familjare , e pse jo edhe e  trashiguar edhe sot e mot… Me ketë rast unë nuk mbajë pergjigjësi  per ato gojë të “liga” që  kujtojnë “sentecën” popullore “bëmë baba se  të ngjajë…”.

Një kartolinë e zbuluar në dhjetor 2017 tregon jo pak se edhe bijët e komunistit enverist Kristaq Rama , Edi dhe Olsi Rama e dashuronin me shpirt Enverin e enverizmin. Kartolina është e datës 29 dhjetor 1982 dhe i drejtohej (dajës) Spiro Koleka nga nipat , dy vëllezërit Rama (Edi dhe Olsi ) si urim për Vitin e ri 1983.

Në kartolinë shkruhej (me dorë e shpirtë):

I dashur Barba Pilo

Ju urojmë gëzuar vitin e ri 1983. Shëndet dhe lumturi në familje.

Të rrojë  Partia dhe xhaxhi Enver !  -Edi e Olsi

Adresa e dërgimit ishte ‘Blloku i Udhëheqjes’, ku edhe jetonte ‘Barba Pilo’, Spiro Koleka – babai i Anetës , nënës të  Edi dhe Olsi Ramës. Spiro Koleka siç dihet ka qenë një ndër antarët e “palëvizëshëm” të Byrosë Politike, si dhe njëri nga më besniket e  Enver Hoxhës. Spiro Koleka ka kryer edhe detyra të tejra të rëndësishme partie, si ajo e kryetarit të komisionit të internim dëbimit të armiqëve  të partisë e Enverit e tj… (Kartolina është publikuar në rrjetet sociale nga ish-drejtori i Muzeut Historik-Kombëtar, Melsi Labi).

VOO:Me ketë rast, se desh harrova , ngushllimet, por një socialisto-rilindas-patronazhist që si për dreq e vuni re çfar unë po shkruaja , më tha, jo ngushllime , por urime , se tashma i biri i Kristaqit e nipi i Spiros, Edvini,  jo vetëm po na e shkon mallin e sh.Enver, por edhe të skenderpallës të spiropallës e zeusit të bilales…

Shqipëri 11 prill 2022