Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe aktiviteti i saj lobist në librin e Faton Bislimit “Përpjekjet për Lirinë Shqiptare dhe Fundin e Jugosllavisë” u promovua në New Jersey

0
530
Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe aktiviteti i saj lobist në librin e Faton Bislimit “Përpjekjet për Lirinë Shqiptare dhe Fundin e Jugosllavisë” u promovua në New Jersey
Nga Beqir SINA – New Jersey
Mori pjesë dhe pëshëndeti aktivitetin e përurimit të librit Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit të SHBA-ve, z. Bob Menendez, Senatori demokrat i New Jersey, si dhe diplomatët e dy vendeve tona, ambasadori i Kosovës në Washington Ilir Dugolli, shefi i Misionit të Përherëshëm të Shqipërisë në OKB, Ambasador Ferit Hoxha, Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në SHBA, Ambasador Frymëzim Isufaj,si dhe historiani i njohur Jusuf Buxhovi me mikun e tij Milaim Abdullahu.
 Senatori Bob Menendez, Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit të SHBA-ve, në fjalën e tij vlerësoi me fjalët më të mira punën e Faton Bislimit dhe librin, si dhe ritheksoi përkushtimin e tij dhe të SHBA-ve për përkrahje të parezervë ndaj Kosovës dhe kauzës sonë kombëtare falë angazhimit dhe bashkëpunimit të sinqertë me Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane.
Nga promovimi , Senatori Menendez u kthye direkt në Washington, DC për takim me Presidentin Biden në Shtëpinë e Bardhë për çështjen e Ukrainës.
Gjatë fjalës së mbajtur në këtë veprimtari Senatori Bob Menendez, i ardhur enkas për promovimin e librit të autorit Faton Bislimi “The Quest for Albanian Freedom and the End of Yugoslavia”, theksoi kontributin e çmueshem që dha ish-kongresmeni DioGuardi. Në, ndërkohë ai duke iu përgjigjur interesimit të Agim Aliçkajt mbi qëndrimin e Washingttonit, lidhur çështjen e Kosovës, Memendez, “premtoi i bindur se edhe Senati e Kongresi e mbeshtesin fuqishëm qëndrimin e politikës së SHBA, në përkrahje të Kosovës, dhe të shqiptarëve në përgjithësi, duke mos pasë edhe as më të voglin ndryshim në këtë mbështetje dhe përkrahje, edhe në qoftë se do ketë ndonjë konflikt Ruso-Ukrainas”.
Aktiviteti ishte nën organizimin e Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, dhe u mbajtë të Dielën (30 Janar 2022) në restorantin “RP Prime Steak and Seafood” në New Jersey. Dhjetra veprimtar madje edhe nga larg- Illionoi,Michigani, Atlanta, Washingtoni, erdhën për promovuar librin e autorit Faton Bislimit, me titull: Përpjekja për Lirinë Shqiptare dhe Fundi i Jugosllavisë: Kongresisti Joseph J. DioGuardi dhe Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane 1985-1993,” përfshirë edhe kryetarin e degës së LQSHA nga Michigan, veprimtarin Marash Nucullaj i ardhur posaqërisht për këtë event.
Këtë aktivitet e moderojë Shirli Klojes Dioguardi – Këshilltare e Çështjeve Ballkanike
Ajo ndërsa prezantoi folësit kryesore : ish anëtarin e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Joe Dioguardi, Kryetar i “Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane”,  Agim Aliçkaj dhe Faik Lita, anëtar të Bordit Egzekutivë të LQSHA, si dhe shefin Misionit të Përherëshëm të Shqipërisë në OKB, Ambasador Ferit Hoxha, lexoi dhe nga një biografi të shkurtër të se cilit nga folësit.
Libri, u tha se është i bazuar në dokumente origjinale, dhe materiale arkivore të Washingtonit, dhe është botuar në anglishtë në SHBA.
 “Ndërsa, fakton historinë e vërtetë të marrëdhënjeve unike shqiptaro-amerikane permes dokumenteve të papublikuara më parë, libri tregon po ashtu historinë e angazhimit të SHBA-ve për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, demokratizimin e Shqipërisë, dhe angazhimin për të drejta qytetare e njerëzore të shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi, e Luginë të Preshevës”.
DioGuardi dhe folësit thanë se këtu betonohet fakti që gurthemel i marrëdhënjeve speciale shqiptaro-amerikane në historinë tonë moderne është Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane
Ata thanë se Libri i kushtohet veprimtarisë së  herëshme të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane me në krye ish kongresistin Joseph DioGuardi, ku dokumentohen me një mënyrë të përpikët angazhimet e tia të suksesshme në fitimin e përkrahjes së Kongresit, Senatit dhe administratës  amerikane fillimisht për t’i dhënë fund komunizmit në ish-Jugosllavi, dhe Shqipëri, dhe pastaj Liga është marr duke ndërgjegjësuar çështjen e të drejtave të shqiptarëve, e cila siç dihet kulminoi më vonë me lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nga Serbia.
“Diaspora Shqiptare e Amerikës, njëherit edhe gjithë kombi ynë shqiptar, e ka parë si jashtëzakonisht të rëndësishme veprimtarinë lobiste për më shumë se 30 vjet të çiftit DioGuardi(Joe J. DioGuardi dhe Shirley Klojes -DioGuardi), bashkë me veprimtarët e shquar të kësaj organizate lobiste. LQSHA, e cila ka një rol emblematik në dekada me radhë, në ndërgjegjësimin e çështjes së të drejtave kombëtare të shqiptarëve në mbarë hapësirën etnike shqiptare në Ballkan, e në veçanti asaj të Kosovës.”
Faton Bislimi në kete libër tregon se kjo organizat lobiste e para dhe e vetmja në SHBA, e themeluar dhe e udhëhequr qysh në vitin 1989 nga ish anëtari i Kongresit të Shteteve të Bashkuara, arbëreshi Joseph J. Dioguardi, “Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane”, ndihmoi në sensibilizimin e opinionit amerikan për atë denoncuar shtypjen e shqiptarëve në Kosovën të viteve ‘90, nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviçit. Ai shkruan me fakte edhe për momentet kryesore të kontributit të saj për çështjen shqiptare, te cilat janë përmbledhur në këtë botim, duke qënë vet i lidhur me aktivitenin e Ligës Qytetare, për më shumë se dy dekada, veprimtarine e saj në Washington dhe Kosovë e trojet shqiptare.
Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e themeluar disa dekada më parë, njëra nga organizatat më të vjetra lobiste shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vjen në këtë libër me kontributin e saj, i cili është vendosur me mjeshteri në qendër të këtij botimi nga autori .
Prof.Dr. Faton Bislimi me librin  “Përpjekjet për Lirinë Shqiptare dhe Fundin e Jugosllavisë” sjell nëpërmjet dokumenteve origjinale të veprimtarisë se Ligës Qytetare , dhe ish kongresistit republikan Joe Diogardi – Presidentit dhe themeluesit të Lobit të parë dhe të vetem në SHBA, i cili së bashku me bashkëshorten Shirli Klojes Dioguardi – Këshilltare e Çështjeve Ballkanike, janë figurat kryesore në disa nga momentet kyçe të aktivitetit të kësaj organizate të fuqishme lobiste, sëbashku ndërvite.
Ish deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Faton Bislimi, me librin  “Përpjekjet për Lirinë Shqiptare dhe Fundin e Jugosllavisë” tregon çdo gjë në mënyrë të detajuar me një vemendje të veçantë, duke treguar se Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane me Joe DioGuardin dhe Shirli Klojes, bordin e saj të përkushtuar, për tre dekada janë duke punuar intensivisht me miqët tanë të vërtetë në Capitol Hill në Kongresin e SHBA-ve.
LQSHA, vjen në këtë liber me një kontribut historik në çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës, demokratizimin e Shqipërisë, dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive  të njeriut në gjitha trojet shqiptare.
Bislimi në këtë libër shkruan se edhe për këtë, flasin kajrtë faktet historike. Mjafton duke lexuar librin “Përpjekjet për Lirinë Shqiptare dhe Fundin e Jugosllavisë”, dhe do te shihni thotë ai, “me sytë tuaj se që nga viti 1985 e këndej, lidhja jonë me Amerikën zyrtare dhe përkrahje e Washingtonit, për kauzën tonë kombëtare bëhet përmes DioGuardit dhe shumë e shumë figurave tjera kyçe të politikbërjes amerikane me të cilat na ka lidhë fillimisht pikërisht DioGuardi, vazhdon edhe më e fuqishme edhe sot si me Kosovën due Shqipërinë, shqiptarët kudo janë”.
Për këtë shkruan Bislimi :” Edhe DioGuardi edhe Liga mbesin edhe sot e kësaj ditë gardianë të vërtetë të lidhjeve tona unike me Amerikën. Sepse, ata me këto lidhje ndërtuan me punë të sinqertë,dhe  me fakte historike, me argumente kritike, me perkrahje te mergates sone ne Amerike, dhe me bazë në interesin gjeo-strategjik amerikan, në përputhje të së cilit është edhe vet kauza jonë kombëtare”.
Duke folur gjatë këtij promovimi ai tha se edhe sot Kosova ndihmohet duke ruajtur këto miqësi të krijuara tash e mbi tri dekada, lidhe të konsoliduara dhe të gjata mes SHBA dhe Shqiptarve :
“Sepse, një miqësi e ndërtuar për dekada, as nuk blihet dhe as nuk shitet, thotë ai, edhe pse humbëm gjatë këtyre viteve miq të mëdhenjë si Ben Gillman, Tom Lantosh, Henry Hayde, John McCain  edhe Bobe Dole, vitin e kaluar, lidhjet me njerëzit e tyre nuk kanë vdekjë. Përkundrazi, respekti i tyre tek kolegët e tjerë është enorm i madh dhe aset i veç i atyre që punuan me këta burrështetas për vite të tëra, siç janë Joe e Shirley DioGuardi dhe Liga!”.
Në një përshkrim të tij Faton Bislimi mbas këtij promovimi mbresalënës, në llogarinë e tij në rrjetin social Fb, ai e quajti këtë veprimtari një ngjarje madhështore në New York, në mes miqësh e dashamirësh, atëdhetarësh e veprimtarësh të pakursyer:
 “Promovuam librin më të ri “Përpjekja për Lirinë Shqiptare dhe Fundi i Jugosllavisë: Kongresisti Joseph J. DioGuardi dhe Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane 1985-1993,”. Libër i cili dokumenton fillet e historisë më të lavdishme të kombit tonë të fundshekullit 19-të, kur edhe u betonua marrëdhënja unike shqiptaro-amerikane. Libri tërësisht bazohet në dokumente zyrtare të Kongresit të SHBA-ve, letra personale të politikbërësëve kryesorë amerikanë të kohës, përfshirë senatorë e kongresistë, sekretar shteti, presidentë e zv. presidentë, etj”.
Më tje ai thotë se : “Kosova dhe populli shqiptar janë të bekuar për miqësinë që kanë me SHBA-të – miqësi kjo e trasuar gjeneratë pas gjenerate nga shumë veprimtarë të dalluar të kombit, ku vend primar e në piedestal kanë z. DioGuardi e znj. Cloyes DioGuardi, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, organizata e jonë e vetme e regjistruar si lobiste në Washington, anëtarët e Bordit të Ligës e përkrahësit e shumtë kudo nëpër SHBA e gjetiu – pa punën e të cilëve, historia jonë do ishte ndryshe, shumë më e zymtë, dhe assesi histori e triumfeve. Shteti i Kosovës rrënjët i ka pikërisht në punën e lobit tonë dhe në hollet e zyret e Kongresit në Capitol Hill”.
Ndërkohë, ai thotë si shqiptar, ka qenë i nderuar që mbi dy dekada ka vepruar në kuadër të Ligës, mbasi si thotë ai  kam arritë të njohë nga afër e të bashkëpunojë më liderë politikë amerikanë, punë kjo që do e vazhdoj me përkushtim tutje.
Kurse, si prind, ka shprehur edhe dashurinë e made prindërore, për vajzën e tij tekesa shprehet se ” nuk ka ndjenjë më të mirë sesa në një ngjarje si kjo në këtë promovim të kisha afër edhe fëmiun tim të parë, vajzën time të madhe, Fionën, për të ndarë këto momente krenarie bashkë”.
“Si shkollar, jam tepër i nderuar me fjalët më të mira të thëna për librin nga vet Senatori Menendez, folësit tjerë në promovim, por edhe ata të cilët me shkrim vlerësuar punën time dhe u përfshinë në libër si Emma Bonino, ish-Ministre e Jashtme e Italisë dhe Komisionere e Bashkimit Evropian, Ileana Ros-Lehtinen, ish-Kongresiste dhe Kryetare e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit, Roland Gjoni, profesor i së drejtës ndërkomëbtare, e Steven Powels, avokat ndërkombëtar në Londër dhe hartues i aktakuzës së Hagës kundër Milosheviqit” shkruan Faton Bislimi mbas këtij promovimi mbresalënës, në llogarinë e tij në rrjetin social Fb