Lider te ben vetem vetvetja….

0
615

I dashur, Bedri!

Mos ma merr per retorike, se me fyen pa dashje,po dua te te falenderoj shpirterisht, qe me skicen tende, me solle ne kontekstin e nje reflektimi brenda vetes, perballe nje dhimbjeje qe, per shume kend, mund te duket idiote, ngaqe prej 30 vitesh,si gazetar, publicist, kritik letrar, eseist dhe analist njihem publikisht si oponent i filozofise berishiste te fronteve, kurse pasardhesin e Berishes e mendoja ndryshe. Madje,kur per dike mund te pritej si sodisfaksion dalja pike per pike e nje parashikimi tim, ne analizen”Perballja Basha-Berisha”,me 12.10.2021, Zani Veriut, Yotube, etj.( pas “non grates”ndaj Berishes), me 8 janar 2022, kam perjetuar nje zhgenjim total, brenda vetes sime, per dinjitetin e klases sone politike, ne ate shkalle sa qe e “urreva vetveten” me parashikimin tim aq korrekt: “Nje fund ironik…ku asnjeri prej te dyve nuk duhe te jete kryetar i opozites neser “, me vetedijen se vertet qendron slogani “kush eshte klasa politike sot do te jete shqiperia neser”, por kurre nuk e mendoJa nje fund ironik,tragjikomik dhe te pa pike personaliteti si ai qe na dha 8 Janari 2022:  “Nje opozite DEMOKRATIKE, e kompromentuar, aq keq brenda vetes,sa te sjelle si shans shprese per VETVETEN “Fitoren e Pirros” te KRYEOPOZITARIT te saj,z.Basha, ne ate kuader leckash e demtimesh karrikature te godines se opozites sone, ku asnjeri nuk ofroi kompromis, ne emer te unitetit si diversitet te opozites, nen kthetrat e pushtetit vetiak, si pengje te subkoshiences se tyre duke definuar, keshtu, vdekjen politike, te liderit demokrat Berisha, si skllav deri ne mjerim i filozofise se fronteve,ne epoken e postfronteve, fale pasuesve te tij patologjik, viktima te Sindromes se Stokholmit, po ashtu vdekjen morale te kryeopozitarit tone ME FORMIM PERENDIMOR. Ja,sepse: E para, kush nuk shqetesohet demokratikisht per opoziten sot, nuk e do kete vend. Na kujtohet Konica qe mbretin tone, Zogun, brenda vendit e shante keqas, si oponent i tij, “me pare shes m.. se sa merrem me shqiptaret”,- rebelohej konica, edhe pse ishte diplomat i tij ne Vashington, kurse jashte, ne syte e botes, e mbronte. E dyta, me 8 janar 2022, Shqiperia PUBLIKISHT dha modelin e nje opozite lecke, e nje klase politike mistrece, pas interesave te veta, vetiake, partiake, klanore, e shkalluar dhe e diskredituar ne syte e botes, kur brenda nje force politike funksionuan kurthet e modelit bizantin dhe otoman, sa nuk kursyen as armet me primitive, karrshillekun bajraktarist idiot, apo kurthet e ngrituara ndaj njeri-tjetrit. Kur pritej zgjidhje demokratike, fale mbeshtetjes publike te ShBA-s dhe BE-s,Bashes i mbeten ne dore “çelsat e kashtes”, ndryshe ka te drejte morale ta hape e ta mbylle ate seli, si lider i opozites se dale nga dhjetori 1990, vetem pas nje rikonfirmimi me standard demokratik , ne nje moment oportun, duke organizuar me dinjitet deri edhe zgjedhjen e nje drejtuesi te ri ne krye te opozites demokratike, sepse opozita eshte aset kombetar, jo privat, e thene troç, lider te ben vetem vetvetja,jo thjesht “hija” e te tjereve.