KUVENDI I GREÇES , KRYEKUVENDI KU MORI JETË PROGRAMI POLITIK I PAVARESISË SË SHQIPERISË…

0
720

NGA  NDUE  BACAJ

Që nga 23 qershori i vitit 1911, në “themelet” e historisë së qëndresës dhe perpjekjeve  të shqiptareve , për autonomi ,vetqeverisje  dhe një Shqiperi të lirë e të pavarur , shendritë si meteor drit-plotë   KUVENDI  I GREÇES . Ky kuvend patriotesh, trima e të urtë solli në jetë 12 kerkesat e memorandumit autonomist me aromë të dukshme pavarësie. Memorandumi lindi “rreth sofres” së Malesisë së Madhe dhe nën ngohtesinë votrës së kryengritjes më të sukseshme antiotomane të shqiptarëve.. Kerkesat e memorandumit të Greçes u shperndanë në të  gjithë Shqiperinë natyrale , porsi kënga magjepse e bylbylit që kendon pa frikë , duke i bërë sfidë roberisë e jehonë lirisë…

KUVENDI I GREÇËS VIJIM I TRADITËS…

Kuvendi i Greçes (10  deri  me 23 qershor 1911), është vijim i tradites historike të kuvendeve , memorandumeve dhe protestave  të shqiptareve ,të cilet ndër shekuj , në luften ,perpjekjet dhe qendresen  titanike për trojet e tyre , lirinë e flamurin , perkrah pushkes kishin “shokë” të pandarë edhe penden ,(pra rrugen diplomatike)..Ky kuvend historik “lindi” në zjarrin e kryengritjes antiotomane të Malesisë e Shqiperisë, të filluar me 24 mars (1911), dhe me “kulm qiellore”, ngritjen e flamurit kombetare te Gjergj Kastriotit me  6 prill (në Bratilë të Deçiqit). Ndaj Kuvendin e Greçes  pa frikë e “pagëzojme” KRYEKUVENDI  i kuvendeve të shqiptarisë , me rendesi historike – kombetare i krahasuar  me Kuvendin e Lezhes  (2 marsit 1444) ,dhe me Lidhjen e Prizrenit (10 qershor1878)… Është me vlera të thuhet se  disa nga Kuvendet ,Memorandumet dhe Aleancat antiotomane ,ndër shekuj kishin pasur  “SOFREN” në trojet e Malesise Madhe Natyrale  (apo Etnike më saktë), dhe  kishin  per aleat  ,jo vetem fqinjet tanë (shpesh  hileqare) ,por edhe vende të Europes Perendimore të kohes si ; Venedikun dhe ish Republika të tjera  Italiane,  Francen, Spanjen , Austro – Hungarinë e më gjërë…Edhe Kuvendi i Greçes është vijim i kesaj rruge diplomatike që kishte një qellim final..Pavaresinë e Shqiperisë.

KUVENDARËT DHE KUVENDI I GREÇËS

Pjesa më e madhe e nënshkruesve të  protestave apo memorandumeve (të lidhjes Prizrenit  e më pas) , që i kishte gjetur gjallë kryengritja antiotomane e vitit 1911 , ishin në krye të kryengritjes  me pushkë në dorë , por  edhe disa nga pjesemarresit  e Kuvendit të Greçes, ku u nenshkrua Memorandumi me 12 kerkesat që kishin në themel autonomin  me aromë pavarësie, lirie dhe flamuri… Kuvendaret e Greçes, që kanë hyrë në histori si Rilindasit e Programit të “Pavaresisë” janë :  Dedë  Gjon Luli , Gjeto Marku -Hot  ;  Dedë  Nika -Ivezaj, Sokol  Baci dhe Tringë  Smajlja  -Grud , Gala Smajli , Gjon Gjeka  -Triesh ;   Dodë  Preçi –Kastrat ;   Tomë Nika  , Martin  Preka –Shkrel ;   Cal Dedli , Lul  Rapuka , Llesh Gjergji , Prekë Gjetja  – Kelmend  ; Mehmet Shpendi –Shal, Prel Marjani –Shosh  , Avdi Kola – Gimaj , Tup  Çuni e Binak Lulashi – Toplan , Nikë  Mhilli – Shllak  ; Bec   Delia,  Bash Bajrami – Nikaj –Mertur ; Luigj  Gurakuqi , Hilë  Mosi , Risto Siliqi – Shkoder ;  Sali  Hoxh Hidri –Elbasan – perfaqesues i Ismail  Qemalit ; Nikolla  Lako – perfaqesues i Korçes e Gjirokastres , Nuçi  Pepo  , si dhe perfaqesuesit e  Binomit  Fe dhe Atdhe  : Pater Karl  Prenushi – famulltari  i Vuksanlekajve  ; P.Lorenc  Mitroviq –   famulltari  i Bajzes  ; At Mati     Prenushi – famulltari  i  Kastratit ; P. Sebastian  Hila – famulltari i  Rapshes ;  P.Bonaventura Gjeçaj – famulltari  i Grudes ; P. Luigj  Bushati – famulltari i  Traboinit…  Megjithse   pjesmarrja  ishte më e gjërë , keta 34 emra kanë  mbetur të skalitur në perjetësi  në  formulimin dhe konsolidimin e dymbëdhjetë kerkesave të Memorandumit , i cili kishte “frymen” e të gjitha trevave  shqiptare (nga veriu në jug ) , ndaj në memorandumin orgjinal dallohet qartë një perzierje dialektesh.. Ky memorandum ndonse kishte  kerkesa disi më të “zbutura”e diplomatike  se sa ato të paraqitura  në zjarrin  e kryengritjes , kishin në themel  një autonomi substanciale që shkonte drejtë  pavaresisë së Shqiperisë…

KËRKESAT E KUVENDIT (MEMORANDUMIT):  

  1. Garantie kundra përsëritjes pas sodit të veprimevet e të mënyravet antikostitucionale nga ana e qeverisë qendrore e t’Auktoritetevet vendore në të gjithë Shqipërinë. Nderim për të gjitha Fetë e për zakonet e vjetra të garantuara nga konstitucioni e konsakruara nga kanunet e zakonet.
  2. Të njohunit e plotë të kënies së kombit shqyptarë me ato të drejta që kanë kombe të tjera të mbretënisë.
  3. Liri e plotë për shqyptarët të zgjedhin pa ndonjë pengim a ngushtim deputet e vet, numri i të cilve do t’i përgjigjet popullsisë.
  4. Liri e plotë për shqyptarët të mësohen e të përparojnë në gjuhë të vet e të themelojnë shkolla shqipe të veçanta e të botshme, të cilat të kenë të gjitha të drejtat që kanë shkollat e qeverisë. Nderim për të drejtat që u janë njohun krenvet fetarë të kërshtenë përsa i përket mësimit ndër shkollat që janë nën sundimin e tyne.
  5. Organizimi i administrimit të vilajetevet, ku ndodhen shqyptarë, i cili të ketë për themel një system deqentarlizimi administrator, që t’u përgjigjet nevojavet të vendit e konstitucionit me praktikat e konsakruara prej kohës në disa vise.
  6. Të zgjedhunit e Vilanjevet e të tjerve nëpunës të lartë të shtetit në mes të ma të mirve e ma të vlefshmëvet zyrtarë të shtetit, tue pëlqye ma tepër ata që dinë gjuhën e zakonet e vendit. Emnim i të tjerve nëpunës civilë e financiarë e të gjygjtarvet në mes të atyne që janë shqyptarë e që të kenë cilësitë e njohësitë e lypuna. Xhandarët e agjentët e policisë, ashtu edhe nëpunësit e tjerë të zgjidhen në mes ma të zotvet nga njerzit e vendit.
  7. Emnim i një përfaqsuesi të Sulltanit si inspektor i përgjithshëm për një periudhë vjetësh me barren që të shikojnë të vuemit besnikrisht n’udhë të nomit organik, të mbaruarit e detyrës së Vilanjevet e të tjerve nëpunës, e të mbajtunit e qetsisë e të harmonisë ndër mest t’elementeve të ndryshëm Ethnikë që ndodhen në vilajetet bashkërisht.
  8. Përdorimi i gjuhës shqipe ndër marrveshjet në mes të administratuarvet dhe administratorvet të vendit, e ndër kuvendet gjykimet përpara gjygjeve përkrah me turqishten që asht e mbetet gjuha zyrtare e qeverisë qendrore.
  9. Shërbimi ushtarak i detyrueshëm për të gjithë shqyptarët me system skanesh (Systeme de cantinnement) në kohë paqi; e një organizim të veçantë për vendasit e visevet që ndodhen në kufi me shtetet ballkanike, tue dhanë lehtësien që mund të bajnë shërbimin në vend e të ruajn shegurien e kufijvet. Ushtarët do ta kenë të lirë shërbimin e besebet të tyne e të mbajturit e zakonevet të veta.
  10. Të lidhunat për nevojat e vendit të të gjitha t’ardhunavet, përveçse atyne të Gjymrykut, të postës e të telegrafës, të duhanit, të Spirtos e të pullavet, të cilat janë dhanë për disa shërbime të veçanta. Të lanunit për ndërtim udhash e hekurudhash me ndearshtje vendore e për mbajtjen e shkollavet të botshme të një pjesë të tepricës t’ardhunavet të përmenduna sypri ashtu edhe të gjitha pagesavet për udha, të pagesës shtimore për mësim e të 3% të së drejtës së hyrjes. T’u njihet komunevet e drejta e të prerit, drejt për së drejti ose me anën e të tjerve, të pyjevet të vendit, me detyrë për komunet me marrë për barrë ruajtjen e tyre, me rregullar të prerit pas urdhnave teknike, e me i pague fiskut një pagesë që do të shenjohet pas drunjvet e pas largimit të pyllit nga limani ose nga vendi i shitjes.
  11. Të drejta për Këshillat e Përgjithshme të munt të japin vendime mbi budgetin e vilajetevet e të bajnë kontroll të prishunat.
  12. Kërkim i fondeve të nevojshme që të shegurohet mbledhja e të hollavet që lypsen për goditjen rishtazi të shtëpiavet e të ndërtesavet të djeguna; e themelim i një komisioni të përziem (comissis mixte) e të mosvarme që të vështrojnë këthimin në vent të njerzve të damtuarë e goditjen e shtëpiavet të djeguna. Të kthehen armët e marruna me detyrë për ata që i bajnë t’i shtrohen kanunit të posaçëm.” (R.Gurakuqi, Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës, 1911, fq. 116-119, cituar nga revista “Leka” 1937/1).

Keto kerkesa  të Kuvendit të Greçes  njihen  me emrin historik Memorandumi i Greçes , por shpesh edhe “Libri i Kuq “, (sipas ngjyres kapakeve të librit)… Për arësye “objektive” memorandumin nuk e nenshkruajnë të gjithë pjesemarresit ,ku kjo bie në sy veçanarisht  për gjashtë perfaqesuesit e binomit Fe dhe Atdhe , që me sa duket nuk e firmuan për të mos i dhënë  rast propogandes perçarese fetare të pushtuesit.. Memorandumi i Greçes  ju dorzua  legates turke në Cetinë me daten 25 qershor (1911) nga perfaqesuesit e kuvendareve ; Dedë Gjon Luli (Hot) , Sokol Baci (Grudë) , Dod  Preçi (Kastrat), Prek Gjetja (Kelmend) dhe Luigj Gurakuqi (Shkoder)..  Momentin e  takimit për dorzimin e memorandumit te  ministri (ambasadori) turk Sadredin Beu e preshkruan mrekullisht në “Kujtimet e mija” Dom Luigj Bumçit, botuar në “Hylli i Dritës”, Shkodër 1944/5, ku ndër të tjera citojmë:  “… Para se me hi Ministri, shkova te malësorët e u thashë që të danin një ndër ta që të fliste n’emën të të gjithve. Ndanë Dedë Gjon Lulin. Si hime në atë odë, Ministri u fal me ta e u thotë: Zotni, kam ardhë prej Cetine me ju pa. Dedë Gjon Luli po i përgjegjet: S’na ka pas marrë malli për ty. Mua m’u donte me e përkthye. Si u ulëm  e ndejëm, po i thotë ministri: Mbreti ju do e ju ka falë. Dedë Gjon Luli nuk e la me mbarue, e me i herë i tha: Mos na e përmend Mbretin pse s’kemi punë me të. Aj as nuk na njeh, as nuk i din punët tona. Por ju qi vini mbas mbretit jeni te tanë hajna e menafikë, e ju rreni si për ne si për të tjerët. Pra aj nuk ka shka me falë. Atëbotë Ministri sillet kah unë e më thotë: Po pyeti kta zotni, at librin që këta përmendin, a e duen për vedi a për të gjithë Shqipni?… Dedë Gjon Luli ja përgjegjë: Ato pika që janë në atë librin e kuq i dona ma parë për vedi, mandej për Shqipni mbarë…”. (Dom Luigj , “Nga kujtimet e mia” ,“Hylli i Drites” 1944/5 ,fq.16-17). Me 16 korrik (1911) Dom Luigj Bumçin i ngarkuem nga Arqipeshkevi  shkon per të takuar malesorët kryengrites te Kisha e Trieshit , i shoqeruar nga Dom Nikollë Ashta dhe At Mati Prenushi , shkon per tu thënë malësorëve të dalin në Podgoricë pasi Arqipeshkevi don me u takua me ju , por nuk ka mundesi me dalë ketu. Argjipeshkvi na  ka thënë me u tregue  se mbreti ju ka falë ,veçse ju therret me u kthye në shtepiat tuaja ,dhe u  jep fjalen se ka me ju shperblye të gjitha damet që keni pasë… Malesoret  iu  luten Marash Ucit me folë per te tanë , e Marashi muer fjalen e tha: Zotni po thua se mbreti na ka falë. Çka me na falë ? Na mos i kjoshim falë aspak mbretit  qyshse ai  në kuvend të Berlinit na pati lëshua doret e na pat dhanë Malit të Zi… Qyshë atëherë nuk kemi pa ditë të mirë . Vendet tona i kemi ruajt na vetë , e nuk asht shkrep e gur që nuk i kemi la me gjak. Shka don me na falë mbreti ? Por se jemi të vegjel , se me shtij pleq  me mbretin , na mbretin  kishim me e qitë borxh.. Të gjitha kerkesat e malësorve ju referoheshin memorandumit (të Greçes), duke mbeshtetur  secilen nga kerkesat e tij.. (Dom Luigj , “Nga kujtimet e mia” ,“Hylli i Drites” 1944/5 ,fq.16-17). Me 16 korrik (1911). Gjithsesi malësorët edhe pas kësaj nuk e lëshuan pushkën krahut duke kërkuar të drejtat e tyre kombëtare, ku minimalja ishte realizimi i 12 kërkesave, që në fakt qeveria turke pas pak koheve do të bente disa leshime, duke i pranuar disi kerkesat e memorandumit, ndaj pergjigjen e “realizimit” të memorandumit do tju a sillte malesoreve kryengrites  në 12 pika  me anë të ministrit të saj në Cetinë, Sadredin Beu, i cili njoftoi malësorët për “pranimin” e memorandumit nga qeveria turke si më poshtë:

  1. Një amnisti e përgjithshme për të gjithë ata që kishin marr pjesë në revoltën e fundit.
  2. Malësorët e aftë për shërbimin ushtarak do ta kryenin atë në Vilajetet e Shkodrës dhe të Kostandinopojës.
  3. Kajmekami i Tuzit duhej të njihte gjuhën shqipe. Mudirët duhet të caktoheshin në mes të bajraktarëve dhe vetëm kandidatët e zgjedhur prej popullit duhet të uleshin në Këshillin Komunal.
  4. Taksat nuk do të mblidheshin gjatë dy vjetëve të ardhshme.
  5. Taksa e deles do të pakësohej dhe një projektligj me këtë efekt do të paraqitej në parlament.
  6. Mbajtja e armëve do të lejohej për të gjithë, por do të ishte e ndaluar vetëm në qytet e pazare.
  7. Një shkollë kombëtare, në të cilën mësimi do të jepej në shqip prej mësuesve shtetërorë, do të krijohej ndër Distriktet e Shalës, Shoshit, Shkrelit, Kastratit, Grudës, Hotit dhe Kelmendit një shkollë për çdo rajon.
  8. Në të njëjtat rajone do të ndërtoheshin rrugë dhe rrugë mushkash, në bazë të parimeve të barazisë do të merreshin në konsideratë kërkesat njësoj si për të gjitha subjektet e Perandorisë.
  9. Puna për bërjen e rrugëve do të fillonte sa më shpejt.
  10. Shtëpitë e dëmtuara dhe të shkatërruara në distriktet e sipërshënuara do të vlerësoheshin prej një komisioni në të cilin do të përfshiheshin përfaqësues të vilajetit dhe përfaqësues të Arqipeshkëvit së Shkodrës.
  11. Meqë kredia prej 1000 lirash turke e dhënë nga Sulltani nuk ishte e mjaftueshme, një kredi tjetër do të hapej në të ardhmen.
  12. Të gjithë refugjatët që do të kthehen nga Mali i Zi në Shqipëri do të marrin deri në të korrurat e ardhshme një gjysëm kilogrami misër në ditë për kokë, me një dhurim prej 1 lire turke për çdo të rritur.(Romeo Gurakuqi, Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës, 1911, fq.146-147, cituar nga “The Times”, 1 gusht 1911).

 JEHONA E MEMORANDUMIT NË MEDIET E SHKRUARA TË KOHËS: Memorandumi i Greçes  kishte një jehonë të madhe jo vetem  kombetare por  mbi të gjitha nderkombetare , e veçanarisht  në mediat e shkruar të kohes , disa nga të cilat po i “kujtojme” si më poshtë :

*Gazeta e parë që botoi Memorandumin  (jashtë Shqiperisë) ishte ajo Austriake  “Neue Freie Presse” e Vjenes , e cila shkroi  12 kerkesat që me daten 25 qershor (1911),pra vetem dy dite  pas perfundimit të Kuvendit…

*Gazeta e dytë  që i bënë jehonë Memorandumit  ,duke botuar edhe 12 kerkesat e shqiptareve është ajo franceze “Le Moniteur Oriental “ e dates 26 qershor 1911…

* Me daten 6 korrik (1911) Gazeta e Shkupit “Vardar”, boton të plotë Memorandumin e Greçes..

* Gazeta  “ Corriere d’ Italia “ shkruan  per Memorandumin e  Greçes  me 12 korrik (1911), duke e quajtur një program politik që  shkeputë  Shqiperinë  nga  Turqia..

*Jehona e Kuvendit te Greçes   nuk kishte mbetur jashtë vemendjes  të komuniteteve shqiptare në Bullgari të cilet e botojne “Librin e Kuq” në gazeten e tyre “Liri e Shqipërisë” (Sofje) me datat 7 dhe 20 korrik (1911). Gjithashtu Arbereshet e Italise në Gazeten e tyre “La  Nazione Albanese” e botojnë në gjuhen Italiane  Memorandumin e Greçes  me daten 31 gusht (1911).. Edhe  më vonë  Memorandumi i Greçes u ribotua  në disa organe shtypi të Arberesheve, ashtu siç  u botuan  më vonë pjesë të memorandumit dhe  komente të ndryshme  nepër Gazeta apo revista të Europes…

MEMORANDUMI NË TROJET ETNIKE SHQIPTARE   

Memorandumi i Kuvendi të Greçes , në trojet Shqiptare kishte pasur  jo vetem   një  jehonë të gjërë ,por edhe një perkrahje të madhe nga veriu në jug të Shqiperisë duke  u “shoqëruar” me një varg memorandumesh , kerkesash e protestash  të peraferta me ato të 10-23 qershorit (1911)..:  I njëjti memorandum iu drejtua Portes së lartë dhe perfaqesuesve  të fuqive të medha  nga ana e pjesmarresve  të mitingut të gjërë popullore  që u organizua  të URA  E SHUSHICES (afer Vlores), ku në hyrje të këtij memorandumi  i ishte shtuar një dekleratë soldariteti me kryengritesit në Veri të Shqiperisë… Gjirokastra  bënë  Memorandumin e saj me 21 korrik (1911) . Tepelena  del me dy Memorandume radhazi, atë të dates  18   gusht  dhe atë të dates  23 gusht 1911…  Me daten 9 shkurt 1912 në  Hot  perpilohet një memorandum tjeter që u drejtohet Fuqive të Medha  të Europes  dhe  u kerkohet per të nderhyrë pranë qeverisë së Xhonturqeve per zbatimin e memorandumit të Greçes… Memorandumi  është nenshkruar nga 50 perfaqesues të Hotit, Grudes,Kelmendit, Kastratit, Shkrelit ,Shales ,Shoshit  e Kirit… Pastaj vijnë kerkesat e Krasniqes të prillit 1912 , kerkesat e Peshkopisë të datave  01 dhe  15 maj (1912) , Memorandumi i Junikut 21-25 maj 1912, kerkesat e Mitrovices  të muajit  maj 1912, thirrja e  Malësive të Gjakoves  po e muajit maj.. Thirrja e perbashket e Shkodres, Janines, ,Kosoves dhe Manastirit, perseri e muajit maj (1912), ku kjo thirrje është e botuar si trakt në gjuhet Shqip, Frangjisht dhe Italisht  nën emrin e “Organizates Kombetare te Shqiperise” me nenshkrimet e Nikollë Ivanajt dhe Simon Dodes… Në qershor 1912  nga Korfuzi studentët  shqiptar i drejtojnë një proklomat opinionit publik për pjesmarrjen e tyre  perkrah popullit shqiptare për  çlirim kombetar… Ndoshta memorandumi më me vlera, që tregon se kerkesat e Kuvendit të Greçes ishin bërë programi bazë i pavarësisë së Shqiperisë   është ai i mbajtur me 23 korrik 1912 në Sinjë të Beratit. Në këtë  memorandum ndër të tjera shkruhej : ” Keshtu pra jemi të detyruar të rrimë në mal ,gjersa të njihen të drejtat tona  dhe të garantohen me të vertetë  per sot dhe per të ardhmen…12 kerkesat  janë të njejta me ato të paraqitura në memorandumin e Greçes 10/23 qershor 1911. Memorandumi është hartuar në turqisht e  frangjisht dhe ka titullin :   Memorandum mbi vendimin e marrë nga Kuvendi i Pergjithshem i Krerëve te Shqiperisë  së  Jugut në  maje të malit Sinja , më 10/23 korrik 1912 . Ky memorandum  është nenshkruar nga 46 veta , në mes të cileve :  Pandeli  Cale  , Izet Zavalani , Mustafa Kapinova , Jaup Korça e tjer..   Po në Korrik 1912 Prishtina formulon dy kerkesat e saja autonomiste… Ndersa  Manastiri  në gusht të vitit 1912  i drejtohet me një thirjje  popullit  shqiptar për  t’u  hellur në kryengritje për lirinë dhe veteqeverimin e Shqiperisë , pasi Stambolli duket se nuk po i mbante premtimet… Perseri Vlora me 4 gusht 1912 u drejton  një memorandum  për autonomi  Sulltanit , Kryeministrit (e autoriteteve të tjera shtetrore e fetare të Stambollit). Durresi  me daten 12 nentor (1912) i drejtohet me një memorandum perandorit të Austro-Hungarise, me kerkesen  për të perkrahur autonomine ose pavaresinë e Shqiperisë… Memorandumi është  nënshktuar  nga Dom Nikoll Kaçorri , Murat Toptani, Sali Gjuka, Abdi Toptani etjerë , që pas  16 diteve (me 28 nentor në Vlore) do të nenshkruanin aktin madhorë të pavaresise së Shqiperisë… Pra siç shihet Memorandumi i Greçes gjeti  perkrahje në të gjitha trojet etnike shqiptare ,duke u bërë  programi bazë i pavaresise së Shqiperisë. Rendesinë e këtij memorandumi  e kishte kuptuar me kohë perandoria pushtuese otomane që drejtohej nga  xhonturqit , të cilet kishin derguar që me 15 qershor (1911) në Prishtinë  sulltanin “kufomë” Mehmet Reshiti –V-të, që së-bashku me funksionarë të larte të qeverisë osmane, do të shpallnin “FALJEN” , për të gjithë  shqiptaret e Kosoves që kishin marrë pjesë në kryengritjen antiotomane të vitit 1910 , por me kusht  që të denohej  programi autonomist  i Greçes… (Stambolli kishte dijeni për memorandumin e Greçes , që diten e parë të fillimit me 10 qershor).  Gjithë këto zhvillime të rendesishme që vunë themelet e pavaresisë së Shqiperisë  kanë  një  vleresim të pakrahasueshem , nese kemi parasysh se Kryengritja  antitotomane dhe Kuvendi i Greçes , zhvilloheshin në një kohë kritike  kur  gjenerali Shefqet  Tergut Pasha shpallte qellimin e tij të shfarosjes së malsoreve  në kufirin turko –malazez  (pra në Malesi të Madhe natyrale N.B.), dhe në  vend të malësorëve autokton thoshte se do të  sillte emigrant boshnjake… Për suksesin  historikë të Kryengritjes  dhe  Memorandumit të Greçes  Alabanologu ,Studiuesi dhe Diplomati  i atyre koheve , Franc Baron  Nopça ,  me  6 korrik 1912 në Gazeten austriake “ZEIT”  shkruante : “…Kryengritja e Malesoreve, ajo e një viti më parë (1911 ,N.B.)  perfundoi  në dukje me një fitore ushtarake  (të Stambollit) , por me një shpartallim diplomatik të Xhonturqeve. Xhonturqeve iu desht t’i pranonin të gjitha postulatet  e kryengritesve , pra 12 kerkesat e Memorandumit te Greçes…

NË VEND TË EPILOGUT

Çdo Malësor apo shqiptar që viziton per herë të parë  vendin  ku kuvendaret tanë formuluan dhe aprovuan  12 kerkesat e memorandumit  të Greçes, ndjen emocione  dhe të ngjallin  mjaftë ndjesi.. Në keto “kushte” unë memndova të “sjell” këtu “ndjesitë” e mia nga vizita e parë në  Pllajen e Greçes , qershor 2006, (se të dyten e kam bërë në qershor 2011 me rastin e 100 vjetorit të këtij Kuvendi…), në këtë deshmitare të heshtur, por të pashuar të historisë , ku ;

“Shkembinjet, më ngjanin  si stola e sofra të kuvendarve ,

Lendina plotë gjelbrim më dukej në postin e qylymin e tradites ,

Ahët ,”lisat” dhe druret etjerë pyjorë i enderrova si trarët e tavanit qiellor..

Kronin aty afer , e adhurova si burimin e pashterrshëm ku shuhej etja e kuvendareve , që historia na e ka sjellë me  homonimin “Kroni i Krenve”.

Ndërsa me lulet shumngjyrese të lendines u mundova të “ndertoj” kunoren e lavdisë , të ketij evenimenti historik e diplomatik , që amanet e kemi në perjetsi ; se shqiptareve u ka hije jo vetem pushka top , por edhe  mendja top , por me ndjesi e kahje gjithmon nga perendimi…”. Ndaj edhe sot “ brohorasim” me krenari :

Lavdi të perjetshme kuvendit dhe kuvendarëve të Greçes…

 

REFERENCAT:

1.Edwin Jacques “ SHQIPTARET”, histori e popullit  Shqiptare nga lashtesia deri ne ditet e sotme. Fq. 272. + Ferdinand  Schevill  “BALLKANI”,Historia dhe qytetrimi  fq.203-204.                                                                                                             2.Dokumente te shek.XVI-XVII ,per Historin e Shqiperise ,Perg. nga Injac Zamputi ,fq.289-297.                                                                                                                3.Dokumente te Shekujve …..Vell. IV (1675-1699) ,fq.130-131.                                      4.Stavri   N. Naci  ,Pashalleku i  Shkodres nen sundimin  e Bushatllinjeve (1757-1796), Fq.174-176.

5.Kristo Frasheri , Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881) ,fq.199 ,Ref.  F.Sumes  Rap.49 ,Shkoder 1 korrik 1878.  + At Gjergj Fishta ,Lahuta e Malesise fq.101-102.                                                                                                                                                                6.Akte te Rilindjes Kombetare Shqiptare 1878-1912 ,Akademia e Shkencave te… Shqiperise ,Instituti i histories (1978) ,fq.30-37.                                                                          7.Po aty, Akte te Rilindjes Kombetare Shqiptare 1878-1912 …fq.92-114.                         8 .Serge  Metais , Shqiptaret nga Iliret deri tek Pavaresia  e Kosoves ,              fq.39-47.                                                                                                                                  9.Gjek Gjonaj, gazeta  “55” date 31 korrik 2004 ,fq.18 .                                                            10.Lulash N. Palushaj ,MALESIA dhe Fiset e saj ,shenime historike ,fq.208.                                                                                                                                                                                            +Romeo Gurakuqi ,Kryengritja e  Malsisë së Mbishkodrës  e vitit 1911 ,fq.185…                                                                                                                                                  11.At Marin Sirdani ,Franceskanet ne Shqipni dhe shqiptaret katolik në lamë  të atdhetaris , fq.139-140 , + Romeo  Gurakuqi..Po aty.. fq.127 . + At Konrad Gjolaj “CINARET” ,fq.63-65.                                                                                            12.Ismail  Qemali  ,Permbledhje Dokumentash 1888-1919 ,Drejtoria e pergjithshme  e Arkivave te shtetit 1982 ,perg. nga Teuta Hoxha ,fq.166.                                             13.Revista “ LEKA” e vitit 1937 /1  fq.12-13.(Pjese nga Memorandumi  mbi vendimet e dhanuna prej kuvendit te pergjithshem shqiptare ne Grece ,me 10/23  te Qershorit 1911)… ( Me gjeresisht 12 pikat e Memorandumit  mund te lexohen  ne Revisten “Leka”te sipercituar…N.B.).                                                                                      14.Raport nr.43 A-B,Cetinë 27.6.1911 ,roport i Erental-Vaincetel ).                     15.D.Lugj Bumçi,”Nga kujtimet e mia ,botuar ne“Hylli I Drites”5/1944 ,fq.17-18.                                                                                                                           16.Stefanaq  Pollo , Ne gjurmë  te Historisë shqiptare (botim i Akademise Shkencave ..Shqiperisë ,fq.269-270.                                                                                17.Akte te Rilindjes  Kombetare Shqiptare, Akademia e shkencave …Instituti i historise , Tirane 1978 ,fq.225-226.                                                                             18.Ismail  Qemali ,permbledhje dokumentesh ,po aty ,fq.166 + Akte te Rilindjes Kombetare  ,po aty ,fq.225.                                                                                   19.Akte te Rilindjes Kombetare Shqiptare , po aty ,fq.226-227…                                    20.Po aty..fq.228-230.                                                                                                  21.Po  aty ,fq.230-231.                                                                                                      22. Po aty ,fq.232-233.                                                                                                 23.Po aty , fq.233-258.                                                                                                    24.F. Musaj  “Isa  Boletini” ,Tiranë 1987 ,fq.108.                                                       25.Franc  Baron  Nopça ,Udhetime neper Ballkan ,Kujtime…fq.290.                                                                                                                                                                26.Franc Baron Nopça ..Po aty  ,fq.358-359.                                                                     27.Gazeta “STANDARD”, dt.05.7.2008…                                                                       28.Ndue  Bacaj Gazeta “Shqiperia Etnike” ,nr.62 ,dt.13 korrik 2004.(Kuvendi i Greçes ,Programi politik i pavaresisë së Shqiperisë.                             

29.Ndue  Bacaj ,gazeta “Shqiperia Etnike”,nr.96,dt.21.9.2006.(Per herë të parë botohet lista e plotë e kuvendarëve të Greçes).

30.Trashigimi gojore, te mbledhura nga  autori nëpër  Malesi te Madhe..

(V00: RIBOTIM I IMI ME DISA FOTO HISSTORIKE DHE TË AKTIVITETIT KUSHTUAR 100 VJETORIT TË KUVENDIT TË GREÇËS, AKTIVITET I ZHHVILLUAR NË GREÇE ME 23 QERSHOR 2011).