Kush po thërret në skenë vetëgjyqësinë dhe përdorimin e kanunit!?

0
239

BESI BEKTESHI

Flet në telefon dhe aksidenton njerëz në viza të bardha, shkruan në telefon dhe aksidenton në trotuar, është drogë dhe aksidenton në rrugë të tyre qytetarë, ecën me shpejtësi dhe vret një familje, luan me shpejtësi me shokun në rrugë dhe vret në trotuar e sigurisht jemi një shtet me bilanc lufte të vdekjeve të kota nga arroganca e rrugës në trafik dhe krimit në mos zbatim të ligjit! Në Shqipëri tashmë është vendosur krimi i rrugës me jo vetëm piratierinë e atyre që janë vrasës me shpejtësi, por dhe vrasësit arrogantë të baballarëve të pasur, të prodhimit të kanabisit dhe përdorimit të kokainës! Të femrave në timon që vrasin se po flasin me atë që ju ka dhënë makinën disa dhjetra mijëra euro! E pësojnë pleq, gra të reja, fëmijë dhe njerëz që zbatojnë rregulla qarkullimi! Ikin dhe nga vendi i “vrasjes” ose aksidentit dhe në gjykata paguhen para apo euro që si përfundim të vdekurit shkojnë në varreza, kurse vrasësit e ditur dhe që janë vrasës realisht vazhdojnë jetë të qetë, mbasi kanë marrë jetë njerëzish ose i kanë gjymtuar dhe prishur përfundimisht ato. Më e bukura është se mamatë që kanë edukuar djem dhe vajza vrasëse në rrugë thonë: Hëë tu vij keq, se të rinj janë! Kurse viktimat kanë shkuar në varr dhe familjeve ju është mbyllur dera. Ku është problemi? Në fakt, shteti shqiptar bën “idiotin e radhës” duke shtuar medemek gjoba dhe sanksione! E kujt ja shton gjobat dhe sanksionet? Atyre që kanë miliona dhe nuk pyesin për gjoba! Jo mor zot, sigurisht njerëzve normalë, atyre që e përkulin dhe nuk e thyejnë ligjin, ose që janë zënë ngushtë për ta thyer në një situatë! Aty këtyre qytetarëve policia i gjobit dhe ju mat kokën me pe! Kurse piratëve, kriminelëve të rrugës, femrave problematike droge dhe në celular ju …! E keni parasysh ju, se nuk ju bën asgjë, Sepse është polici që frikësohet nga njerëz droge dhe të pushtetshëm në financa që kanë aftësi shefash dhe drejtorësh, deputetësh dhe njerëzve të plotfuqishëm të biznesit dhe krimit që janë bashkë! Ligji në Shqipëri në arrogancën e rrugës është një “prostitutë” e cila përdoret në mënyrë kriminale nga shfrytëzuesit e tij! Ligji është në krah të piratit të rrugës dhe në sulm ndaj njerëzve normalë. Ligji në Shqipëri, është në mbrojtje të krimit të rrugës dhe kundër qytetarit normal! Pra ky është problemi, jo forcimi i gjobës apo kontrollove! Policia në rrugë është për tju rënë në qafë atyre që zbatojnë ligjin dhe për tu buzëqeshur apo u paguar nga krimi i rrugës dhe trafikut apo dhe hashashit të makinave të luksit me targa të bukura shtuar së tepërmi kohët e fundit! Po po makina mbi 100.000 euro ku vozisin njerëz që nuk kanë punuar një ditë në jetë të tyre, që nuk kanë asnjë kontribut dhe që kanë pasuri të jashtëzakonshme sigurisht e vendosur me djersën e “ballit në hashashoekonomi”! Pra mirë krimi i rrugës dhe arroganca e hashashlinjve, por dhe ligji kundër qytetarit!? Atëherë çfarë duhet dhe si mund të përballet kjo situatë kur dhe shteti vetëm bën sikur, por nuk është me qytetarin? Nuk po ndodh asgjë tjetër, por po thërritet në skenë vetgjygjsia! Po dhe sidomos në veri dhe Shqipëri të mesme Kanuni! Wooow tha ajo femra nënë e atij hashashliut me celular që plagosi dy vajza dhe një fëmi djalë në vija të bardha – si ka mundësi që të përdoret kanuni për gjëra të tilla!? Ose për rastin me vdekje nga shpejtësia tre fish e lejuar!? Kjo është mesjetë thotë dikush! Po në të vërtetë në mesjetë jemi! Ligjin e bën më i forti dhe ai ka të drejtë dhe të të vrasë, sepse ligji është me të! Por vetgjygjsia dhe sidomos kanuni prej një logjike të tillë burracake, cinike, tragjike dhe imorale po provokohet! Po shëndrrohet në një luftë mes qytetarit dhe kriminelit, ku ligji është kundër qytetarit. Atj që zbaton ligji pra?! Mirë se nuk zbatohet, por dhe blihet me euro duke viktimizuar qytetarin për herë të dytë, mbasi e ke dëmtuar në rrugë me fajin tënd dhe deri në shkelje të moralit shoqëror në mënyrë absolute. Kush e bën këtë. Një ligj i përdhosur si nga shteti dhe drejtësia dhe nga vetë shoqëria që nuk merr masat që ti dalë zot vetes! Ky shtet nuk ka ndërmend hë për hë ti dal zot qytetarit dhe është pikërisht shteti, që provokon vetgjygjësinë dhe kanunin. Po po, sa herë derdhet gjak, duhet larë me gjak kur mungon ligji në shtet ose keq përdoret ai në të ashtuquajturën demokraci! Të gjithë e duam ligjin, por nuk na do ai ne! E jo më të vrasësh pa asnjë arsye sa do të mbrapshtë një familje apo persona në rrugë në punë të tyre dhe hallin e tyre. Ai po (kanuni) që i zgjidh disa “halle” kur s’ka zbatim ligji dhe kur korrupsioni gëlon! E para, i fut deri në brez të tretë, apo të katërt meshkujt brenda dhe e dyta automatikisht i tregon shoqërisë shqiptare se po nuk deshi të zbatojë ligjin, po deshi që ta poshtërojë qytetarin dhe të lejojë vrasjen e tij në mbrojtjen ndaj kriminelëve të rrugës – kanuni vepron qartë e prerë me të gjithë. E pikërisht këta janë dhe provokatorët me vetgjygjsi dhe kanun të krimit të rrugës dhe arrogancës së tyre kudo në Shqipëri dhe qarkullimin me mjete motorrike në Shqipëri. Mesjetën po e provokon ligji i pa zbatuar! Mesjetën dhe kanunin po i provokon ligj i përdhjosur dhe padrejtësia e krimit të rrugës në Shqipëri. Vetgjygjsinë dhe kanunin, po i provokon qëndrimi lëkundur i shtetit në veprimin mbi policinë e qarkullimit rrugor! Po, këta janë provokatorët më të mëdhenj të vetgjygjsisë dhe kanunit në jetën tonë të përditshme, kur ajo bëhet edhe më e pasigurtë dhe me cinike në abuzim me ligjin.