Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” me Terminal të Ri

0
155

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” u inaugurua sot Terminali i ri, prej 5 mijë metër katrorë, pjesë e një investimi tëpërgjithshëprej rreth 38 milionë euro të kryer në 1 vit e gjysëm, me objektivin për ta shndërruar Aeroportin e Rinasit nëportën hyrëse për të gjithë rajonin.  

Rriten në mënyrë të konsiderueshme kapacitetet përpunuese, shtohen 8 porta të reja, hyn teknologjia në leximin e pasaportave. Të gjitha këto për të shtuar komoditetin e pasagjerëve dhe për të përballuar fluksin gjithmonë në rritje.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në inaugurimin e Terminalit tëRi së bashku me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.