KUR PERANDORIA TURKE-OSMANE PUSHTONTE KOSTANDINOPOJËN – 9 MAJ 1453.

0
432

NGA NDUE  BACAJ

HYRJE

Me 29 maj 1453 , ditën e marte , një lajm i hillur do të trondiste Europën e Botën mbarë. Kostandinopoja , kryeqyteti i perandorisë Romake të Lindjes (Bizantit) , pas rreth njëmbëdhjetë  shekujsh civilizim ishte pushtuar me zjarr  e hekur nga Turko-Osmanët të udhëhequr nga sulltan Mehmet (Fatihu) II-të , apo siç njihet me “nofkek” Mehmet pushtuesi. Me pushtimin e Kostandinopojës Europa kishte humbur “Jeruzalemin” e saj , (fatkeqesisht duket perjetsisht), ndersa Botës i ishte fikur   njera nga dritat e qytetrimit e besimit Kristian , apo qorruar njeri sy… Rënia e Kostandinopojës në duar të pushtuesve turq shkaktoi dhimbje të madhe  veçanarisht te  Shqiptarët (Arbnorët) , të cilët kishin kontributin më të madh në ndertimin e këtij kryeqytetit të perandorisë Romake të Lindjes. Kostandinopoja ishte një nga kryeveprat e “pavdekshme” të Flavio Valerio Kostandinit , i cili udhëhoqi perandorinë Romake nga viti 306 deri në vitin 337 , ku per veprat e tij të trashiguara deri sot në histori , ai njihet me “emrin” Kstandini  i  Madh. Kostandini i Madh ishte Ilir , prej gjaku e mishi , ai ishte nga Nishi (Nasius) i Kosovës (Dardanisë).

PAK HISTORI PËR KOSTANDINOPOJËN, KRYEQYTET I PERANDORISË ROMAKE TË LINDJES.

Kostandini e kishte zhvendosur selinë e tij të perandorisë në vitin 326 , nga Roma në qytetin që e kishte ndertuar dhe i kishte dhënë emrin e vet Kostandinopojë  (në vitin 330). Historian të ndryshem  thonë se këtë zhvendosje selie Kostandini e bëri (ndoshta) si  simbol i shkëputjes tij  nga e kaluara pagane.  Gjatë organizmit të ri  të perandorisë Iliriku  perbënte një nga provincat e mëdha. Ai ndahej në dy pjesë : Iliriku Përendimor (Illyricum Occidentale ) , që permblidhte vetë Ilirikun  Panoninë  e Norikun , dhe Iliriku Lindor (IIIyricumm Orientale) , ku perfshiheshin Dakia  , Moesia  , Maqedonia dhe Traka . Kostandini  u pagëzua nga historiani  kishtar  , Eusebi , pakë kohë para vdekjes, më 337. Fronin e trashiguan tre të bijët  e tij të paaftë , Kostandini , Kostandi dhe  Kostani . Ky i fundit trashigoi Ilirikun ,Italinë dhe Afrikën.1.  Kostandinopoja ishte ndërtuar  në formen e një trekendëshi  i cili rrethohej në të dyja anët  me ujë , në veri nga Briri i artë , kurse në jug nga deti Marmara. Vetëm nga ana e tretë , në pjesen perendimore  bashkohej me token. Këtu perandori Teodori II  në shek. E pestë  , kishte ndertuar murin e madh  i cili shtrihet nga veriu në jug  në një gjatësi prej  shtatë mijë e pesqindë metrash. Muri perbëhej nga tre pjesë dhe mbrohej nga një hendek i madh . Nuk kishte fortifikime më të fuqishme në periullen e mesjetës.  Muri i parë ishte i dobët dhe rrethonte hendekun.  Muri i dytë ishte njëzetë e pesë metra i lartë dhe nuk kishte kulla mbrojtëse.  Ndërkohë që muri i tretë arrinte një lartësi prej dyzetë metrash dhe ishte i mbrojtur  nga kulla të mëdha të cilat mund të mbanin shumë ushtarë në brendësinë e tyre.  Në keto kushte mesjetare ky mur ishte i pakalueshëm…2. Perandoria Romake në vitin 395  ishte ndarë perfundimisht në dy perandori , e jo thjesht per  arësye organizimi e mirqverimi si një perandori e tërë që e kishte riorganizuar Kostandini i Madh.. Mjerisht pas shumë luftrash doktrinore  teologjike , ideologjike e filozofike , të filluara që në shekullin e IV-të nga klerikë dhe  hierarkë të kishave kristiane , në vitin 1054 kisha Kristiane do t’u ndante perfundimisht  në dy “pjesë” ; në atë kristiane katolike me seli në Romë (kisha perendimore latine) , dhe ajo ortodokse (kisha lindore ) me seli në  Kostandimopojë. Kjo ndarje nuk kishte qenë një ndarje vëllazërore , por një ndarje thellësisht armiqësore , armiqësi e ruajtur edhe në shkujt e ligështisë të dy perandorive Romake , të perendimit dhe asaj të Lindjes (Bizantit). Ligështi që u trashigua jo vetëm në dy perandoritë si e tëra , por edhe nga provincat apo “shtetet” që i perbënin ato. Është pikrisht kjo ndasi e “perkthyer” shpesh në armiqësi , që arriti ta shfrytëzojnë perandoria islamike turko-osmane  që po rritej e fuqizohej dita ditës , pasi ajo kishte në themel unitetin  (edhe pse jo rrallë , ketë e arrinte me ndihmen e shpatës) , ndersa kristianët edhe kur bashkoheshin prej frikes  të islamikëve , atyre sapo u largohej kjo frikë predikonin gjërat që i ndanin e harronin ato që i bashkonin… duke thelluar ndarjen… “Flamurin” e armiqësisë e mbante kisha e lindjes (Ortodokse).

RËNIA E KOSTANDINOPOJËS NË DUAR TË TURQËVE DHE “KONTRIBUTI” I GREKËVE!

Me rritjen e kërcënimit nga fuqia turke , ambasadorët bizantinë  zunë të dukeshin më shpesh në oborrin papnor. Bisedimet e pasinqerta për një ribashkim të Botës  së krishterë aty nisen e aty mbaronin , duke u luhatur në pershtatje me klimen ushtarake. Me sa duket grekët dinakë donin në fillim ndihmen  ushtarake  , pastaj një këshill e më në fund  po të ishte e pashmangshme , ribashkimin. Latinët e kishin më se të qartë kotësinë e një këshilli , prandaj e premtuan ndihmen  si kusht për ribashkimin. Një historian bizantin dhe mik i perandorit  ka dhënë parimet e këtyre  bisedimeve , i cili del në biseden midis perandorit  dhe trashigimtarit tij  të ri , që më vonë do të njihej si Gjoni II  Paleologu. “Mjeti ynë i fundit kundër turqëve është frika e tyre nga bashkimi ynë me latinët , me kombet luftarake të perendimit , që mund të sjellin shpetimin tonë dhe shkatërrimin e tyre. Sa herë  që të kanoset kërcënimi i heretikëve , atyre bëjua të qartë  rrezikun. Propozo thirrjen e një këshilli , koslutohu per mjetet që duhen ; por gjithmon vono dhe shmangë thirrjen e një kuvendi , i cili nuk mund të na sjellin asnjë perfitim të perkohshëm ose shpirtëror. Latinët janë krenarë , kurse grekët  kokëfortë ; asnjera palë nuk mund të lëshojë ose të terhiqet. Prandaj çdo perpjekje per arritjen e një bashkimi të perkryer nuk do të bejë gjë tjeter , veçse do të konfirmoj perçarjen.”.3. Për këtë arësye perandori hyri në bisedime  për bashkimin me latinët , me synim që ti vinte ledh  agresionit musliman. Por që të ruante identitetin e ortodoksisë , ai kurr nuk e vuri në praktikë ribashkimin. I biri , Gjoni II Paleologu nuk u tregua kaq i matur ose , ndoshta trysnia mbi do të ketë qenë më e madhe. Ai e shqyrtoi seriozisht ftesen e Papës Eugjeni IV  , i cili i kishte mposhtur anti-papët  dhe tani aspironte të ndreqte perçarjen e vjetër. Sulltani nga frika e një ribashkimi , i ofroi Paleologut  garanci sigurimi , madje ecdhe para , nëse ai hillte poshtë orvajtjet e Papës . Perandori i ri si shkak per vonesen , i nxorri papës thesarin e tij të shterruar. Menjëherë papa ia  mbuloi të gjitha shpenzimet me një ndihmë prej 10.000 dukatesh. Më në fund , perandori u dorzua , dhe së bashku me patriarkun  dhe me një shpurë të madhe , lundroi per në Këshillin e Ferrerës në Firence , me 1438. Aty , pas debatesh të pafundme doktrinore , grekët nëshkruan një lëshim të hartuar me fjalë të dykuptimshme  dhe si shperblim për ribashkimin , moren një ndihmë të vogël ushtarake. Megjithatë , kur u kthyen në Kostandinopojë , perfaqësuesit u akuzuan për apostazi , marrëveshja u denoncua publikisht  , kurse këta trafikantë të besimit moren faljen popullore , vetëm duke pranuar me perulësi gabimin e tyre dhe duke mohuar bashkimin. Pas shpartallimit të kryeqëztës në varna (1444)  dhe pergatitjeve të Mehmetit II per rrethimin e Kostandinopojës  , Kostandin  Paleologu i bëri një thirrje të fundit të dëshpëruar Perendimit  per ndihmë të madhe me çdo kusht .  Ndonse pak kohë më parë , me 1450 , një Këshillë  në Kostandinopojë , kishte renditë gabimet e latinëve…4. Që nga vendosja e turqëve mbi Dardanele  , marrja e Kostandinopojës  kishte qënë pjesë e politikës së shtetit aziatik dhe si pasojë ishin zhvilluar disa rrethime  të qytetit , por pa sukses… Pasi Mehmeti II u ngjitë në fronin e sulltanit (1451-1481)… dhe vendosi të merrte Kostandinopojen . Sulltani kerkoi të perdoret çdo mjet i disponueshëm.  Hapi i parë ishte ndertimi i një fortese në pjesën europiane të Bosforit, mbi qytetin e Kostandinopojës (1452).  Në sajë të një fortese tjetër  në skajin aziatik të Bosforit dhe me kontrollin e ngushticës  së Dardaneleve , sulltani e kishte shternguar si në morsë  të fortë kryeqytetin bizantin.  Po ashtu duke krijuar një flotë prej katëqindë anijesh  dhe një ushtri prej njëqind e pesëdhjetë mijë vetash , ndër këta dymbëdhjetë mijë jeniçer , Mehmeti filloi atë që historia e ka quajtur  rrethimi më i madh.  Mbrojtjen e Kostandinopojes do  udhëhiqte  perandori  Kostandini XI Paleologu. Ai kishte hipur në fron si pasardhës i të vëllait në vitin 1449 dhe ishte një nga sundimtarët  më të mirë të një dinastie të dobët e të turpshme.5. Në keto rrethana me 1452 , Kostandini  nënshkroi  bashkimin  , e shpalli atë në Katedralen e Shën  Sofisë  dhe për herë të parë  që nga shek.II  emri i Papës zuri  të shqiptohet  gjatë lutjeve. Megjithatë grekët , hollen poshtë çdo aleancë me latinët.  Admirali i tyre i madh , Notares , kryeminister dhe i dyti pas perandorit  , delaroi se preferonte më mirë të shihte në kostandinopojë  çallmen e turqëve , se sa kapelen e kardinalit…6. Me 22 maj 1453 kishte ndodhur eklipsi i hënës , shenjë të cilin mbrojtësit e qytetit  e kishin interpertuar si të kobshme…7. Thirrja e peraandorit për mbrojtjen e Kostadinopojës , arriti të grumbulloi një ushtri prej pesë mijë vetash , gjë që tregon per zvoglimin e popullsisë së qytetit dhe dobësinë e popullsisë  që akoma banonte  në Kostandinopojë. Disa mijëra  vullnetarë  gjenovez dhe venedikas rroken armët . Si perfundim një ushtri  që numronte jo më  tepër se tetë mijë vetë , vendosi të mbronte  qytetin.  Kostandini nuk ushqeu ndonjë iluzion për situatën . Detyra e tij ishte të vdiste si burrë… Së pari ai e  dinte se kishte grumbulluar një ushtri të vogël , e cila krijonte një pengesë të hollë në muret e qytetit. Së dyti , zbulimi i ri i barutit ishte një armë e mrekullueshme në anën e pushtuesve. Mehmeti zotronte  rreth gjashtëdhjetë topa të madhësive të ndryshme , të cilët mund të duken të vjetruar në ditët tona , por që  qenë  në gjendje të krijonin të çara kaq të mëdha në muret e Kostandinopojës , saqë mbrojtësit nuk arrinin t’i  riparonin ato. Rrethimi kishte vazhduar  pa sukses per disa muaj , deri kur sulltani mendoi se sulmit mbi mure  duhet  t’i  bashkëngjitet një sulm nga deti . Per ketë qellim , flota otomane duhet të arrinte në Bririn e Artë. Por bizantinët e kishin mbyllur  hyrjen e portit të Bririt të Artë nëpermejt një zinxhiri të gjatë që shtrihej nga njeri breg te tjetri. Aksidenti më i madh  i rrethimit qe deportimi i anijeve otomane në port pa këputur zinxhirin. Kjo ndodhi per meritë  të sulltan Mehmetit i cili kishte me vehte inxhinierët më të aftë të botës.  Kishte edhe të krishterë në këtë grup. Por Mehmeti nuk donte të humbiste luftën per shkak të paragjykimeve  të tij fetare. Inxhinierët perpiluan një plan shumë të zgjuar. Ata ndertuan një plan të perkulur prej dërrase  të vajosur. Këtë plan ata e vendosen në cepin që ndante  Bosforin nga Briri i  Artë .  Gjatë natës rreth shtatëdhjetë anije otomane deportuan në ujrat e qytetit. Per të parandaluar kercenimin e ri , grekëve iu desh që një pjesë e trupave të tyre  t’i largonin nga muri toksor per tek ai detar. Pas një bombardimi të gjatë , sulltani urdhëroi një sulm perfundimtar  mbi muret e qytetit . Dita  e vendosur për të sulmuar ishte 29 maji i vitit 1453… Rrallet e gjëra të muslimanëve u hollen mbi muret e qytetit . Në këtë orë tragjike perandori dhe mbrojtësit e tij besnikë  bënë të pamunduren  për të larguar  dobësinë  që karakterizonte perandorinë  bizantine.  Vetë Kostandini  XI  dha shembullin  personal  duke mos u larguar  , por duke qëndruar me ushtarët e tij deri sa u dogj nga hordhia e armiqëve.  Në ketë mënyrë vija e vjetër e perandorëve romak  perendoi.  Më në fund,  muret e qytetit u çanë dhe nderkohë ushtarët oroman u perhapen në të gjitha drejtimet , Mehmeti II  u drejtua me kal  per në Katedralen e Shën  Sofisë per të falnderuar Allahun. Kjo ndertesë  e mrekullueshme , simbol i botës lindjes u shëndërrua në xhami. Per disa ditë në Kostandinopojë  mbretëroi tmerri , pasi banorët dhe të mirat e tyre u perkisnin ushtarëve turq si mall lufte. Kur orgjia mbaroi , doli në pah qyteti i vjetër plot me shtepi , pallate e kisha  bosh. Vetë Mehmeti mendoi se Kostandinopoja pa banorë ishte kotë. Keshtu  ai ripopulloi qytetin . Mehmeti urdhëroi  që të burgosurit mund të paguanin per lirinë  dhe mund të ktheheshin  nëpër shtepitë e tyre. Po ashtu nga vendet përreth  erdhi popullsi e re  dhe u vendosen në Kostandinopojë . Mehmeti ndoqi këtë politikë , pasi ai nuk donte që Kostandinopoja të humbiste vlerat e saj. Popullsia e re e krishter  që  erdhi  mund të zhvillonte veprimtarinë tregtare…. Për të zbutur grekët  , sulltan Mehmeti  shpalli tolerancë fetare . Per më tepër , sulltani krijoi  edhe klerin ortodoks  , zgjodhi një patriark  dhe i dha atij  gati të njejtat të drejta fetare  që ky kishte pasur  gjatë sundimit  bizantin. Po ashtu edhe kisha greke u mbajt  nën mbrojtjen e sulltanit…8. Vetëm  3  ditë pas rënies  së Konstantinopojës ,  Sulltan  Mehmet  Pushtuesi , i kishte blerë  rrobat fetare Genadiusit  duke zhvilluar edhe  procesionin  e Patriarkut  të Kostandinopojës. Sulltan  Mehmet  (Fatihu) Pushtuesi , arriti të bëjë atë aleancë me ortodoksët që është aktuale edhe sot… Mehmet pushtuesi “pajtoi” Islamin me Krishterimin Ortodoks , gjë që thelloi më shumë ndarjen mes krishterimit Katolik dhe krishterimit Ortodoks…  Kostandinopoja u bë kryeqytet turk dhe u quajt me emrin Stambollë. Gjysmë-hëna zevendësoi kryqin , dhe katedralia e Shen Sofisë u kthye në Xhami. Armiqësia e pafund  midis latinëve dhe grekëve mbi çeshtjet teknike të doktrinës , pasqyrohet në pershkrimin  e historianit latin , Bernino , Ai zbuloi  një lidhje domethënëse  midis rënies të Kostandinopojës  atë ditë ogurzezë të majit  dhe faktit se pikrisht  ajo ditë ishte caktuar atë vit per kremtimin e Shpirtit të Shenjtë , i cili vinte nga Ati dhe nga Biri , gjë që mohohej nga grekët.9.  Dita e marte e 29 majit (1453) ,që nga ajo kohë e sot merr perfundimisht  “tagrin” e ditës së tersit…

 PAS RËNIE TË KOSTANDINOPOJËS…

Rënia e Kostandinopojës ishte “Turpi i Krishterimit…!” paska thirrur  papa Nikolla V  me të marrë vesh lajmin , duke ulur kryet e duke u shkrehur në lot. Në vepren klasike  të baronit  Ludwig von Pastor , Histori e papëve , 1453 , lexohet  i pershkruar si vit tronditje të madhe per perendimin , posaçërisht per Romën: “Tmerrit  që lajmi hapi në Romë  iu shtua menjëherë  frika e madhe , mbasi lajme të mëtejshme  bënin me dije se të pafetë kishin futur  në dorë anijet papnore  dhe se turqit po  paiseshin me një flotë prej 300 anijesh per t’i gatitur edhe Romës vjetër fatin që kishte pësuar Roma e re. Të gjitha lajmet  perputheshin  me faktin se pershtypja  që bëri mbi papen  dhe mbi kardinalët lajmi i rënies të Kostandinopojës ishte përnjimend dërrmuese.  U ndie në mënyren më të thellë që humbja e bastionit të fundit të krishterimit në lindje ishte një ngjarje  botërore , e cila do sillte  rrjelloja shumë të rënda… me renien e Kostandinopojës… ishte  një ndryshim me shumë peshë -dhe po aq kundërpeshë – në historinë e qytetrimit europian . Një humbje  që kontinenti i vjetër  , megjithë perpjekjet  ushtarake e politike, nuk do ta rikuperonte më… Enea Silvo … ende pa u zgjedhur papë (Papa piu II) , që kur mbante  titullin e peshkopit të Sienës dhe vijonte të jetonte në oborrin  e perandorit  Frederik III  si këshilltar e sekretar i tij . vetë Frederiku III , me të marrë lajmin  e rënies të Kostandinopojës në duart e turqëve  , zuri të qarët  , u terhoq në dhomat e tij  dhe kaloi disa ditë  në zi , duke u lutur e duke shkruar… Për Enea Silvon marrja e Kostandinopojës  nga turqit përbënte një hop “cilësor”. Jo vetëm kishte rënë në duar të armikut  njëri nga “sytë” ose njëra nga “duart” e Krishterimit , në vajtimin e tij  per rënien e Kostandinopojës  ai e quante Kostandinopojen “monument  të lashtë të dijes” , falë të cilës  kishte kaluar në Perendim trashigimia  humaniste e grekëve të vjetër  : nga kjo kishte marrë Europa  tekstet e Platonit , Arstotelit , Demostenit , Ksenofonit , Tukididit , Vasilit të Madh , Dionisit , Origjenit dhe shumë të tjerëve…. Enea Silvo në njëren nga letrat  e tij  të asaj ndërkohë reagonte kështu për rënien e Kostandinopojës në duart e “barbarëve”: “Ja ajo çfar e kisha frikë , njëra nga dy dritat e Krishterimit  u fikë , shohim që selia e perandorisë Lindjes u rrëzua , që gjithë lavdia greke u asgjesua”. Turqit osman  që perfaqësonin  në atë kohë  një qytetrim lloji të ndryshem ndaj atij të Europës , e kishin sulmuar tani Krishterimin  pikrisht në sanktuarin e tij . sikurse Enea Silvo  e kujton në libërthin  kushtuar  marrjes  prej turqëve  të Kostandinopojës : “Në të kaluarën u patëm goditur  në Azi dhe në Afrikë , pra në token e tjeterkujt, ndërsa tani  jemi goditur  dhe mundur  në Europë , pra në vetë atdheun tonë”.10.

NË VEND TË EPILOGUT: GJERGJ KASTRIOTI–SKENDËBEU DHE RËNIA E KOSTANDINOPOJËS.  

Në kohen kur turko-osmanët , kishin rrethuar Kostandinopojen , Mehmedi II kishte nisur  kundër Arbënorve që udhëhiqeshin me mjaft sukses nga Gjergj Kastrioti Skenderbeu ,  një ushtri prej 14.000 vetash.  Ketë ushtri e komandonte  Ibrahim Beu , që dikur kishte qënë “shok” me Skenderbeun. Mehmeti II e kishte nisur ushtrinë me mendimin se arbënorët do ti zinte në befasi , (pasi tërë vemendja ishte perqendruar në rrethimin e Kostandinopojës). Ushtria do të hynte në Shqiperi nga ana e Tetovës dhe t’u  merrte gjakun Talipit edhe Hamzës. Por Skenderbeu  nuk ishte nga ata burra që zihej lehtë në befasi. Skenderbeu priste në kufi  , se kishte mësuar  që turqit po pergatisnin një ushtri të madhe  , e cila nuk dihej per ku do të nisej. Si u duk më vonë , ushtria e madhe u drejtua kundër Kostandinopojës . Me të mësuar këtë lajm Skenderbeu pa humbur kohë , i doli para ushtrisë të komanduar nga Ibrahim  Beu dhe e goditi befas ushtrinë turke  në fushen e Pollogut  afër Tetovës ku ishte kampuar me 22 prill 1453 , dhe  e shkatërroi , pasi e vrau me dorën e vet komandantin e saj… Afër 3000  të vrarë  mbuluan fushën . Shqiptarët të ngarkuar me plaçka u kthyen në Dibër. 11.  Edhe sipas Barletit  ushtria që komandohej nga Ibrahim Beu u thye keqas në një betejë të pergjakshme.12.  Një muaj e  një javë më pastaj , me 29 maj 1453 ra  Kostandinopoja. Mehmeti II  , i fryrë nga suksesi i madh u deklaroi luftë të gjithë fqinjëve…13.  Pas rënies të Kostandinopojës në duar të turqëve , disa ranë në fatalitet , por Skenderbeu  si njeri i aftë të zbulonte shpresen  në rrethana që duken të pashpresa , u angazhua më fort me grupimet politike europiane , që nuk e konsideruan rënien e Kostandinopojës  si fund të objektivit të kryqëzatës , por si një sfidë të re…14.

REFERENCAT:

1.Edwin  Jacques , Shqiptarët –historia e popullit shqiptar nga lashtesia deri në ditët e sotme. Fq.153 .

2.Ferdinand  Schevill , Ballkani ,historia dhe qytetërimi , fq.165, sh.p.b.”Eugen” , Tiranë 2002.

3.Eduard  Gibon , The histori of the decline  and fall of the Roman Empire . Ed . Milman ,6 vëll. New York : Harper and Brothers 1860 , f.306-307.

4.Edwin Jacques , po aty fq.208-209.

5.Ferdinand  Schevill , Ballkani , po aty, fq.164-165.

6.Edwin Jacques , po aty, fq.209.

7.Virgjil  Kule , Gjergj Kastrioti Skenderbeu –kryqtari i fundit , fq.203 , botim nga Fast Track Albania 2012.

8.Ferdinand Schevill , po aty , fq.165-167. 

9.Edwin Jacques , vepër e cituar , fq.209. 

10.Aurel  Plasari ,Shqipëria dhe Shqiptarët  në Europën e Piut II ,fq.68-71 ,Tiranë 2014. 

11.Fan S. Noli , Historia e Skenderbeut , fq.76 ,Tiranë 2015. 

12.Virgjil  Kule , po aty ,fq.203. 

13.Fan S. Noli,po aty ,fq.76. 

14.Virgjil  Kule , po aty ,fq.203-204.

 

SHQIPËRI 29 MAJ 2022