PERG. NDUE BACAJ
HYRJE :
37 Vite më parë (me 11 prill 1985) , do të vdiste Enver Hoxha , do të vdiste ai që gati pati vdekur Shqiperinë . Me emrin dhe “vepren” e Enver Hoxhës lidhet pazgjedhësisht “ndertimi” i Shqiperisë komunisto-socialiste-enveriste . Lidhet “ndertimi” i atij eksperimenti antinjerzor , që komunizmi bolshevikë-stalianian e quante “njeriu ynë i ri vepra më e shkelqyer e partisë”, ose e thënë shqip “krijimi” i një njeriu që e kishte të ndaluar edhe të mendonte , (pa lëne të guxonte të fliste apo vepronte) ndryshe nga çfarë i thoshte dhe e mesonte partia. Gjithë kjo “krijesë” e përçudnueme e homo sapiensit bëhej nën “masken” e ideologjisë sunduese të diktaturës së proletariatit , që të paret tanë , proletarët (pa asgjë mbas shpiriti) i quante hora , ndersa diktaturen e identifikonte “thjeshtë” me hurin … Pra hori me hu në dorë duhej të bënte ligjin në atë shoqeri që Enveri dhe enveristet e quanin demokraci proletare (kupto demokraci horash). Se çfar i solli Shqiperisë së shkretë per 46 vite komunizmi enverian që ndertonte socializmin nga horat me hu në dorë , kjo besoj se nuk ka nevojë per spjegime të mëtejshme , pasi shoqëria shqiptare shkoi në zgrip të mbijetesës , në uri totale , në mjerim e rrënim njerzorë dhe shoqëror , aq sa thenia e filozofit francez Deni Dideroi ,se : “Një shoqëri vdes kur në të ja vlenë më shumë të jetosh i poshtër e maskara , se sa i ndershem dhe i drejtë.”, ishte prezente në Shqiperinë e viteve 1944-1991 . (Mos e thashtë zoti se besa aty afër është edhe sot 37 vite pasi ka vdekë Enveri). Sot i “mirëkuptoj” rilindasit që nuk e kujtojnë ditën për diell 37 vjetorin e vdekjes të babit tyre të perjetshëm shpirteror Enver Hoxhës , ndonse gjithë naten ata e qajnë këtë ditë “fatkeqe”… Unë duke pasur qellimin e mirë t’i ngushlloi sado pak enveristet , qofshin socialist, rilindas apo me emra të tjer maskë-partie , mendova tju a “thajë” pak lotët e mallëngjillit , që shpesh ju a mjegullojnë “pamjen” edhe ditën per diell , duke u ribotua të plotë , shkrimin me kujtime të paharruara për “shokun” Enver Hoxha të Kristaq Rames , babait (biologjik) të kryerilindasit dhe kryeministrit të Shqiperisë z. Edvin Kristaq Rama…
KUJTIME TË PAHARRUARA PËR UDHËHEQËSIN E PAVDEKSHËM , “SHOKUN” ENVER HOXHA.
NGA KRISTAQ RAMA:
Per herë të parë e kam takuar shokun Enver kur isha nxënës i liceut artistik ”Jordan Misja” . Ishte viti 1949 . Ne nxenësit e parë të asaje shkolle të porsakrijuar , jepnim herë pas here koncerte per punonjësit e Tiranës. Merret me mend se ç’gëzim patme kur na thanë se në një koncert festiv , që do të jepnim në teatrin popullor do të vinte komandanti. Me këtë rast mua më ngarkuan që ta shoqeroja shokun Enver në lozhen që ishte caktuar per të. Kur u ndodha ballë per ballë atij burri të madh e të pashëm u trubullova aq shumë sa nga emocioni fjalet më ngaterroheshin. Ai e kuptoi , më perqafoi dhe duke më mbajtur doren me duart e tija me të qeshur më tha: “ Ti qenke goxha djalë . Me ketë dorë të madhe me siguri do të bësh skulptura të mira. Pastaj më pyeti se nga jam dhe çfarë pune më bënë babai. -Shofer i thashë disi me druajtje. Ja sa bukur ti bir shoferi ke ardhur nga Durrësi që të studiosh në shkollen e parë artistike që është krijuar në vendin tonë. Më kanë thënë që ka edhe disa të rinjë që kanë qënë partizanë. Pushteti popullor prandaj e ka hapur këtë shkollë , që ju fëmijët e popullit , të ardhur nga të katër anet e Shqipërisë të bëheni artistë dhe me siguri do të bëheni , se populli ynë gjithmonë e ka dashur artin dhe në gjirin e vet ka pasur gjithmonë artistë të shquar , por regjimet antipopullore nuk e kanë krijuar kurrë mundësi që të shkollohen, sepse kultura dhe arti kanë qënë privilegj i një pakice të pasurish. Sot ne kemi vetem liceun artistik të Tiranës , por më vonë do të krijojmë shkollat tona të larta , prandaj ju duhet të mesoni mirë , merruani zanatin mjeshtrave që ju mësojnë , O. Paskalit e J. Paços ,që të beheni artistë të zotë , ashtu siç ju duan populli e partia.”. Masi mbarova liceun u largova nga Tirana fillimisht per punë , pastaj per studime jashtë atdheut , keshtu që per një kohë të gjatë nuk pata rastin ta takoja. Në rrethin tonë të artistëve ne mbaninm prof. Paskalin si një njeri me kujtesë të fortë , spese mbante mend shumë ngajrje e hollësi që nga viti 1908. Mirpo edhe profesori ynë mbeti keq një ditë kur u takuam me shokun Enver . Nga fundi i një takimi në galerinë e arteve , në vitin 1962 , shoku Enver pyeti : “More Odhise , a ke dëgjuar më ç’u bë me filanin ?” – (dhe tha një emër krejtësisht të panjohur per mua ) , Paskali hapi sytë i çuditur dhe mblodhi supet se nuk i kujtohej fare ai emër. Shoku Enver vazhdoi : “Kam lexuar në vitin 1936 , kur isha në Francë një vjershë të tij , që e kishte botuar në gazeten tuaj të studentëve shqiptarë në Itali “ , dhe recitoi një strofë të asajë vjershe . Merreni me mend habinë e dyfishtë të profesorit , që nuk mbante mend as vjershen e bukur dhe as emrin e djaloshit që e kishte njohur në Itali.! Kur u largua shoku Enver , Paskali më thotë : “Eh , Rama kot u mburrkam unë me kujtesen time të mirë !”. Në një takim tjeter shoku Enver mori vesh se me M. Dhramin po punonim per monumentin e Kostandin Kristoforidhit. “Partia – na tha atëherë , – gjithmonë i ka vlersuar figurat e shquara historike të popullit , jo vetem të luftës , por edhe të kulturës kombëtare. Kristoforidhi ka qënë një studiues i shquar i gjuhës shqipe. Me sa dashuri e passion i mblidhte fjalët nga populli . E keni degjuar atë punen e vezëve me fshatarët ? Se si u a thyente ato në pazar per të degjuar se ç’fjalë perdornin kur grindeshin ? Ai ishte i lidhur me popullin dhe nga populli mësoi shumë per pasurimin dhe pastrimin e gjuhës nga barbarizmat . Fjalori i tij i gjuhes shqipe është një veper e shquar shkencore. Ai ishte një patriot me ide perparimtare , prandaj ju të tillë duhet t’a bëni vepren tuaj “. Mbas disa ditësh më pa në një prej takimeve me shkrimtarë dhe artistë dhe më thirri. “Si po ju vete puna per monumentin ? Kur isha në Elbasan , kam parë edhe vendet ku mund të vendoset Kristoforidhi . Ku keni menduar ju t’a vini ? “ . “Ne kemi menduar – i thashë – në lulishten pranë komitetit ekzekutiv , ose në atë pranë murit të kalasë , sepse vende të tjera nuk ka.”. “Jo- kundershtoi shoku Enver. – Atje nuk është vend i mirë per monumentin. Më poshtë mbasi kalon porten e kalasë ka një vend me një lulishte të vogel , që është edhe në qender të shetitores dhe pika soditje ka më shumë.”. Unë menjëherë ngurova , mbase dija se në atë lulishte qe vendosur busti i shokut Enver , prandaj i thashë perseri se aty nuk kishte vend . “Ka vend ka . Ju rregullojeni mirë , beni ndonjë levizje dhe unë mendoj që aty ta vendosni . Punë të mbarë.”. Per ketë njoftova menjeherë në Elbasan , mirpo atje nuk pranuan, madje atëherë pata pershtypjen se do të kenë dyshuar mos ishte ndonjë trillim i autorëve per të gjetur vendin më të mirë per monumentin. Gjatë kohes që po perfundonim punen tonë , në studio erdhi shoqja Nexhmije . Pasi pa punen na pyeti per bazamentin . Kur i thamë se po e ngrinim në lulishten pranë komitetit ekzekutiv , ajo u shqetsua dhe më tha me një ton qortues : “Po a e degjove porosinë e shokut Enver ? “ Të nesermen më thirren ngutësisht në Elbasan , dhe atje me sa kuptova shoku Enver u kishte dhanë një “dush” të mirë shokëve të Elbasanit , dhe Brenda 24 orëve u bë zhvendosja e bazamentit. Në vitin 1966 , në një vizitë që bëmë në shtepinë e tij , në një çast kur holla veshtrimin në biblioteken e pasur dhe pikrisht në atë vend ku kishe librat e artit , shoku Enver më tha : “Janë libra të mirë dhe burime speciale per artin. Unë i studioj nganjëherë ato . Biblioteka sidomos ajo e institutit të arteve duhet t’i kenë patjeter , sepse janë pasqyrë e kulturës botërore , dhe këtë kulturë , ketë thesar të madh të njerzimit artistet duhet ta pervetsojnë. Sigurisht në të perfshihen të tëra rrymat , shkollat dhe drejtimet artistike. Duke u zberthyer permbajtjen ideore , astetike dhe filozofike , sidomos të artit të shekullit XX , ju pedagogët duhet tju a spjegoni studentëve dhe t’u bëni të qartë edhe thelbin reaksionar të artit borgjez , në mënyrë që ata të mos i çorodisë ndonjë efekt i tyre i jashtem “. “Edhe arti ynë shqiptar – vazhdoi – ka tradita të vjetra po ecë dhe zhvillohet i shendetshëm. Ne kemi piktor dhe skulptor shumë të mirë , që bëjnë vepra të bukura dhe mjaftë prej tyre janë më të mira ndofta edhe se keto që kam ketu (me gisht na tregoi dy portrete në vaj të Marksit dhe Leninit , të punuara nga piktorët sovjetik) , por i mbajë dhe i ruaj se m’i ka dhuruar Stalini , kur isha në Moskë , kurse pikturen e Guri Madhit per Skenderbeun e kam në zyrë “. E paharruar per mua dhe shoket M. Dhrami e Sh. Haderi është edhe vizita që shoku Enver bëri në studion tonë per të parë projektin e monumentit të pavaresisë. Kur u fut brenda , holli veshtrimin në sallen e gjërë , dhe pasi vuri re që s’kishim ndihmës , na pyeti : – Ku i keni “çirakët” – , ku i keni nxënësit? Ju që tani jeni mjeshter , kur keni vepra të tilla të mëdha duhet të merrni djemë të ri të talentuar , që edhe tju ndihmojnë , por edhe të mësojnë , sepse kjo është një shkollë e madhe per ta . Ju e dini mirë se mjeshtrit e mëdhenjë të rilindjes , apo edhe të hershmit nuk bënin shkollë arti , sepse të tilla as që kishin , por mësonin në punishtet që drejtoheshin nga artistë të shquar. Keshtu kanë mësuar edhe Mikelanxheloja me Rafaelin , apo jo ? Pa thënë pastaj se po t’i zgjidhni të zotë dhe të talentuar dhe t’i nxitni qe t’u punojnë edhe atyre fantazia e pasioni , do të shihni se mund të merrni dhe ju ndonjë gjë prej tyre .“. Ai kishte një besim të madh te forca dhe talenti i të rinjëve . Pasi pa me vrejtje maketin , filloi të më fliste me qetësi e frymëzim se ç’duhej të paraqiste si moment , si e donte populli , si duhej të trajtohej tema historike që të tingëllojë aktuale dhe si duhet të frymëzohemi nga folklori. “Ju me siguri e keni studiuar mirë historinë e Shqiperisë , por frymëzimin tuaj duhet ta pasuroni në mënyrë të veçantë me anë të folklorit tonë shumë të pasur . Populli historinë e tij e ka shkruar gjithmonë gjatë shekujve në këngë dhe kjo histori nuk është e thatë , vetem me skemen e fakteve , por pershkohet nga një figuracion madhështor. Ja per shembull sa dramacitet , force , ngjyrë e levizje ka në ketë portret:
Iljaz Kabo Perihani ,
Pesëqind kinda fustani ,
Të vetëtinë jatagani ,
Në Stambollë të vate nami.
Iljaz kabo armë bisha ,
Flakë të merr ty këmisha ,
Flake të merr ty fustani ,
Gjak të kullon jatagani.
Apo tabloja tjeter:
Pleqtë me feste të kuqe ,
Me silahë e me çibuqe ,
Mustaqet supë me supe ,
Kaptuan tutje në lugje …,
Luftojnë në pesë puse ,
Topi bam e ata tutje.
Shoku Enver na foli gjatë në mënyrë që ne ta pasuronim figuracionin artistik. Në fund duke qeshur shtoi : “Ja , ju keni bërë atë luftëtarin që rri me një pushkë të vogël pranë këmbës , pa degjoni si e ka skalitur populli atë lutëtar :
Ç’është ajo që shkon tutje ,
Pallë e larë e Lesko Duke !
E ngre Sadiku mbi supe.
Sadiku ecën në këmbë ,
I pretë plumbat nëpër dhëmbë.”.
Me shokun Enver biseda rridhte gjithmonë aq e shtruar dhe e perzemert sa e ndjeje se kishe pranë një vëlla , një mik , një mësues që të do , të vlerson dhe komunikon me ty si shoku që prokupohet per të njejtat halle e problem të punës sate , duke shtuar në çdo bisedë me atë buzqeshjen e tij të ëmbël : “Unë keshtu mendoj , apo mos gaboj se ju jeni specialist dhe i dini mirë keto punë.”. Në kongresin e 8-të të PPSH , në seancen që qendroja pranë shokut Enver, mbasi më pyeti per monumentin e lirisë , më tha : “Kur të bëni monumentin na rregulloni edhe qendren e Tiranës , prisheni atë çiban që na kanë bërë para muzeut , se është shumë i shemtuar. Duke e rregulluar atë , edhe monumenti nuk do të jetë aneks i muzeut , do të rrijë më i pavarur , por sigurisht ta realizoni dhe ta vendosni në mënyrë të atillë që të harmonizohet me tërë objektet që ka përreth dhe që njerëzit të qarkullojnë më lirshëm në këtë shesh të madh.”.
(Marrë nga “Revista” Nentori , nr.10 , viti 1986 , fq.25-31 , botuar me rastin e 78 vjetorit të lindjes të Enver Hoxhës).
Keto kujtime të paharruara të skulptorit komunist Kristaq Rama , të shkruara rreth një vitë e gjysem pasi Enver Hoxha kishte vdekur flasin qartë me shumë se çdo koment tjeter , per dashurinë e madhe që kishte ai per komandantin , udhëheqësin e PKSH apo PPSH , dhe “ndertuesin” e Shqiperisë së “re” socialiste… Kjo dashuri e Kristaqit per Enverin e enverizmin nuk ka qenë thjeshtë “personale” , por edhe familjare , e pse jo edhe e trashiguar edhe sot e mot… Me ketë rast unë nuk mbajë pergjigjësi per ato gojë të “liga” që kujtojnë “sentecën” popullore “bëmë baba se të ngjajë…”.
Një kartolinë e zbuluar në dhjetor 2017 tregon jo pak se edhe bijët e komunistit enverist Kristaq Rama , Edi dhe Olsi Rama e dashuronin me shpirt Enverin e enverizmin. Kartolina është e datës 29 dhjetor 1982 dhe i drejtohej (dajës) Spiro Koleka nga nipat , dy vëllezërit Rama (Edi dhe Olsi ) si urim për Vitin e ri 1983.
Në kartolinë shkruhej (me dorë e shpirtë):
I dashur Barba Pilo
Ju urojmë gëzuar vitin e ri 1983. Shëndet dhe lumturi në familje.
Të rrojë Partia dhe xhaxhi Enver ! -Edi e Olsi
Adresa e dërgimit ishte ‘Blloku i Udhëheqjes’, ku edhe jetonte ‘Barba Pilo’, Spiro Koleka – babai i Anetës , nënës të Edi dhe Olsi Ramës. Spiro Koleka siç dihet ka qenë një ndër antarët e “palëvizëshëm” të Byrosë Politike, si dhe njëri nga më besniket e Enver Hoxhës. Spiro Koleka ka kryer edhe detyra të tejra të rëndësishme partie, si ajo e kryetarit të komisionit të internim dëbimit të armiqëve të partisë e Enverit e tj… (Kartolina është publikuar në rrjetet sociale nga ish-drejtori i Muzeut Historik-Kombëtar, Melsi Labi).
VOO:Me ketë rast, se desh harrova , ngushllimet, por një socialisto-rilindas-patronazhist që si për dreq e vuni re çfar unë po shkruaja , më tha, jo ngushllime , por urime , se tashma i biri i Kristaqit e nipi i Spiros, Edvini, jo vetëm po na e shkon mallin e sh.Enver, por edhe të skenderpallës të spiropallës e zeusit të bilales…
Shqipëri 11 prill 2022