KUJTESË PËR 81 VJETORIN E VDEKJES TË AT GJERGJ FISHTËS.

0
665

(30 Dhjetor 1940- 30 dhjetor 2021).
Nga NDUE BACAJ
Me 30 dhjetor të vitit 1940, në Shkodër do të perhapej lajmi i zi i vdekjes së njerit prej koloseve më të medhenjë të fjales e vepres, At Gjergj Fishtes . “Yndyra” e intelektualizmit , nacionalizmit , por edhe i qytetarisë së thjeshtë të Shkodrës , Malesisë e Shqiptarisë do të “vishej” në zi , per humbjen e njëres nga mendjet më të ndritura të letersisë , artit , historisë , filozofisë , enciklopedisë , publicistikes , satires , diplomacies e mbi të gjitha të patriotizmit, patriotizmin e të cilit e gjejmë të memorizuar në çdo hap të jetës , në çdo varg të rreth 50.000 vargjeve të tij poetike dhe në mbi 700 faqe në prozë , në mediat e shkruara , në parlament , në poltiken shqiptare të kohes , në konfernca e perfaqësime dinjitoze zyrtare e jozyrtare , kombetare e nderkombëtare të Shqiperisë… Vlen të shënohet se arkivoli i përmotshëm i At Fishtës ishte mbuluar me Flamurin autentik të Dedë Gjon Lulit të pa shenja robnie, në një kohë kur flamurit tonë kombëtar (pas pushtimit fashist Italian) i ishin shtuar dhunshëm simbolet e fashizmit. Pranë arkivolit do t’i rrinin shumë nga Franceskanët e mëdhenj që bënë epokë…Ndersa fjala e fundit në këtë cermoni mortore u mbajt nga Prof. Aleksander Xhuvani (31 dhjetor 1940). Megjithë këtë unë zgjodha të shoqëroj këtë kujtesë të 81 vjetorit të vdekjes të At Gjergj Fishtës, fjalën e shkëlqyer e domethënëse që mbajti miku i Fishtës, kleriku i nderuem, publicisti e patrioti HAFIZ ALI KRAJA, fjalë nga e cila citoj:
“POET KOMBËTAR, O PATËR GJERGJ.! Një orator, tue dashtë me folë mbi veprat Tueja, rrin shtang e hutohet, sepse ata janë shumë, janë aq të mëdhaja e të madhnueshme, sa asht vështirë me caktue se mbi cilën aso veprash duhet me folë. Vepra Yte o Poet, ka për të formue nji faqe të shkëlqyeshme në historinë politike të kombit shqiptar, pse, në aktivitetin që ke zhvillue ndër konferencat politike ndërkombëtare, nuk kje tjetër veçse me i sigurue kombit tonë të drejtat, qi ai i ka jetike e si ma i vjetri komb në Ballkan. Shkrimtarët e ardhshëm të historisë shqiptare jetën tande politike do ta gjykojnë në bazë të “Lahutës së Malcis” kryevepra jote monumentale. Të jesh i bindun o Poet i Madh, se shqiptari me “Lahutën e Malcis” ka për të qenë gjithmonë kryenaltë, siç janë helenët me Iliadën e persianët me Shahnamenë, mbasi, ti, me atë vepër të naltë i ke njoftue botës së qytetnueme psiqikën e karakteristikat ma të ndjeshme të popullit shqiptar. Sot djelmnia intelektuale me “Lahutën…” Tande në dorë të nep besën shqiptare tue t`u betue se idealin Tand të naltë që shprehe për kombësinë shqiptare, do ta ruejnë e do ta mbajnë si gja të shenjtë morale. Gjithashtu edhe populli mbarë, i fushave dhe i maleve, anë e kand në Shqipni sot nep besën, se “Lahuta…” e jote në shpirtin e tyne do të sundojë sa të jenë stinë e mote. Trima e gra, djelm e vajza, me fjalën shqiptare të napin besën, se vllaznimi kombëtar, që ti çfaqe në “Lahutë…”, do ta mbajnë me forcë të madhe… Me Ty, patër Gjergj, kombi shqiptar mburret, naltësohet dhe madhnohet para popujve të tjerë, prandaj sot krejt populli shqiptar të përulet; djelmnia intelektuale vajton humbjen Tande e me lot në faqe të përcjellim me mallnjim e dhimbje në jetën e pasosun”. (https://telegraf.al/hafiz-ali-kraja-nderi-i-fesë-dhe-krenaria-e-kombit-shqiptar).
SIÇ ËSHTË BËRË TRADITË NË KËSO KUJTESASH , MENDOVA TË CITOJ PAK NGA CURRICULUMI I AT GJERGJ FISHTËS :
At Gjergj Fishta lindi me 23 tetor te vitin 1871 në Fishtë të Zadrimes , ose në Sapen e Shenjt historike , në shtepinë plot atdhedashuri e filiza të njomë (femijë) të Ndokë Simon Ndocit dhe bashkeshortes së tij Prenda Lazri. Femijrinë e parë Zefi i vogel (apo famulltari i ardheshem At Gjergji) e kaloi në katundin e vetë Fishtë , në mes tufave të bagetive dhe luleshqerrave ,në mes tregimeve , prrallave ,por edhe në mes ninullave dhe kengeve të trimerisë ,që në pergjithsi mesoheshin pranë votrës ,shkollës epike të trashigimisë historike nga njeri brez në tjetrin… Fishten e vogel e futen në seminarin e Shkodres, e pastaj në atë të Troshanit ,që u hap nga austrohungarezet…Kuvendi Françeskan e dergoi Fishtën në vitin 1886 për studime teologjike e filozofike, të cilat i perfundoi në Manastirin e Livnos e të Sutiskes në Bosnje. Me 25 shkurt 1894 celebron meshen e parë ,dhe njëkohësisht fillon rrugën e bukur, por të veshtirë e me privime të meshtarisë në vendin e tij…Shqipëri. At Gjergj Fishta sa ishte gjallë botoi mbi 20 vepra origjinale, si dhe ka lënë në dorëshkrime dhjetra të tjera (që do të botoheshin më vonë). Por një kontribut të çmuar Fishta ka dhënë edhe në publicistikë, ku kjo është e pasqyruar në mbi 50 organe shtypi të kohës, madje disa prej tyre të themeluar e të drejtuar po nga ai vetë me në krye Hyllin e Dritës. Vepra madhore e Fishtës kishte marrë vlerësime të rëndësishme të kohës, ku u përfshin në “fondin e Artë” të leteraturës Botërore, duke vënë epitete “superlative” si për: “Lahutën e Malësisë” – Iliada e shqiptarëve, dhe ungjilli i shqiptarizmës, për “Mrizin i Zanave” e “Vallen e Parrizit” – Gëtja Shqiptar, për “Judën Makabe” e “Jorinën” si Shileri shqiptar, për “Anzat e Pernasit” e “Gomarin e Babatasit” u mbiquajt Juventali… “Lahuta e Malësisë” u përkthye në Italisht, Gjermanisht, Anglisht e tjerë duke u bërë kështu pjesë e pandarë e artit, kulturës e qytetërimit Europian e më gjerë. Duke e konsideruar si të tillë këtë vepër shqiptarie e më gjerë, Fishta nderohet nga institucionet shqiptare e të huaja me një sërë dekoratash, çmimesh e titujsh, kombëtar e ndërkombëtar… At Gjergj Fishta është shqiptari i Parë i propozuar për çmimin Nobel. Në vitin 1939 e bënë anëtar të Akademisë Italiane e tjerë… At Fishta ka qënë kryetari i kongresit të Manastirit 1908, ka perfaqësuar Shhipërinë në konferenca ndërkombëare , ka “ndërmjetësuar” vendosjen e mardhenieve diplomatike (me 1922) të Shqipërisë me SHBA-n, ka qënë deputet dhe njëri ndër zërat më të fuqishëm të parlamentit, dhe më kritik të qeverisë , ministrave të asaj kohe, dhe çdo fenemoni apo çfaqje autokratike e kundër interesave të shqiptarëve… Por për “çudi” kur vepra e Fishtës ndalohej në atdheun e tij që e kishin marrë në dorë dreqnit e kuq (komunistët) 1944-1991, nëpër universitetet e Europës ajo studiohet përkrah veprave të Homerit, Dantes, Gëtes e tjerë, duke u realizuar kështu edhe fjalët e Gjonit, Apostull e Ungjilltarë që thotë: Vetë Jezusi tha se asnjë Profet nuk Nderohet në Vendin e Vet”… Ndërkohë më e keqja do të ndodhte nga komunistet shqiptar kur perveç ndalimit të vepres (per tu bërë qjefin Moskës e Beogradit), në vitin 1967 do ti tretnin edhe eshtrat e tij ,(thonë në lumin Drin…) së bashku me eshtrat e trimit të urtë Dedë Gjon Lulit e tjerë.. Në vitet e demokracisë disa pushtete vendore, duke perfshirë ( edhe Bashkinë e Malësisë së Madhe , me rastin e 150 vjetorit të Lindjes të At Gjergjit) e kanë nderuar (pas vdekjes) me titullin më të lartë vendor “Qytetar Nderi”. Ndersa (ish) presidenti i Republikës së Shqipërisë (Alfred Moisiu) me 28 nëntor 2002 i ka akorduar At Gjergj Fishtës , dekoratën më të lartë “NDERI I KOMBIT”…
(VOO: Me rastin e 150 vjetorit të lindjes të At’Gjergj Fishtës unë autori i kësaj kujtese , kam publikuar monografinë me 232 faqe me titull: At’Gjergj Fishta, Patrioti i madh pendartë i kombit shqiptar – Në vend të një monumenti nga një malësor. Botimi i kësaj monografia është bërë i mundur nga sponsorizimi i Shoqatës Atdhetare “Malësia e Madhe”, Michigan-SHBA).