Kryetari i ri zgjidhet më 22 Maj, miratohen ndryshimet statutore të PD-së

0
206

Zgjedhjet për kreun e PD-së do të mbahen me datë 22 Maj. Ky është vendimi i marrë sot në Kuvendin Kombëtar të PD-së. Procesi do të zhvillohet në të njëjtën kohë në të gjitha degët e PD-së.

Njoftimin e bëri deputeti Belind Këlliçi. Në përfundim të mbledhjes së sotme të Kuvendit do të dalë edhe lista e 150 anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Ndërkohë janë miratuar me shumicë votash në parim dhe nen për nen, të gjitha ndryshimet statutore që lidhen me organet drejtuese të Partisë Demokratike.

Më poshtë është lista e ndryshimeve statutore të prezantuara në Kuvendin Kombetar, ku majtas tregohet si ishte, ndërsa në kolonën djathtas si bëhet. HASHTAG.AL

Propozimet për Ndryshimet Statutore
Ishte Bëhet
NENI 32

Neni 32/a

Kryesia e Degës së Partisë

1- Kryesia e Degës është organi më i lartë për drejtimin e Degës së Partisë ndërmjet dy Kuvendeve. Ajo vendos për të gjitha çështjet që nuk janë kompetencë ekskluzive e Kuvendit të degës apo e organeve qendrore të PDSH.

a)      Kryesia e Degës përbëhet nga 17-23 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i Degës sipas përcaktimit që i bën këtij numri, për secilën degë, Kryesia e PDSH. Kryetari dhe Sekretari i Degës bëjnë pjesë në këtë numër.

Si anëtarë të Kryesisë së Degës me të drejta të plota mbi këtë numër përfshihen edhe kryetarët vendorë të LDG dhe FRPD, deputetët e PD-së të zgjedhur në territorin e Degës, Kryetarët e Bashkisë/Bashkive të Qarkut, kur i përkasin PD.

NENI 32

Neni 32/a

Kryesia e Degës së Partisë

1- Kryesia e Degës është organi më i lartë për drejtimin e Degës së Partisë ndërmjet dy Kuvendeve. Ajo vendos për të gjitha çështjet që nuk janë kompetencë ekskluzive e Kuvendit të degës apo e organeve qendrore të PDSH.

a)      Kryesia e Degës përbëhet nga 17-27 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i Degës sipas përcaktimit që i bën këtij numri, për secilën degë, Kryesia e PDSH. Kryetari dhe Sekretari i Degës bëjnë pjesë në këtë numër.

Si anëtarë të Kryesisë së Degës me të drejta të plota mbi këtë numër përfshihen edhe kryetarët vendorë të LDG dhe FRPD, deputetët e PD-së të zgjedhur në territorin e Degës, antarët e Këshillit Kombëtar me banim në degë, Kryetarët e Bashkisë/Bashkive të Qarkut, kur i përkasin PD.

NENI 42

Neni 42/1/dh
Kuvendi Kombëtar i Partisë

1. Kuvendi Kombëtar është organi më i lartë vendimmarrës i Partisë, që përbëhet nga 1100 (një mijë e njëqind) anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendet e degëve të PDSH sipas një numri të përcaktuar për çdo degë nga Kryesia e PDSH. Listën e kandidaturave për delegatë në Kuvendin Kombëtar e paraqitet në Kuvendin e Degës nga Kryesia e saj. Janë delegatë të Kuvendit Kombëtar:

a) Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike;

b) Anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike;

c) Deputetët e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë;

ç) Antarët e qeverisë që janë antarë të PDSH-së;

d) Kryetarët e Bashkive, Prefekti, Kryetari i Qarkut, antarë të PDSH-së;

dh) Një numër përfaqësuesish të organizatave partnere në numër të barabartë, jo më shumë se 10 për qind e numrit të anëtarëve të tjerë të Kuvendit Kombëtar.

 

 

NENI 42

Neni 42/1/dh
Kuvendi Kombëtar i Partisë

1. Kuvendi Kombëtar është organi më i lartë vendimmarrës i Partisë, që përbëhet nga 1100 (një mijë e njëqind) anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendet e degëve të PDSH sipas një numri të përcaktuar për çdo degë nga Kryesia e PDSH. Listën e kandidaturave për delegatë në Kuvendin Kombëtar e paraqitet në Kuvendin e Degës nga Kryesia e saj.Janë delegatë të Kuvendit Kombëtar :

a) Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike;

b) Anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike;

c) Deputetët e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë;

ç) Antarët e qeverisë që janë antarë të PDSH-së;

d) Kryetarët e Bashkive, Prefekti, Kryetari i Qarkut, antarë të PDSH-së;

dh) Një numër përfaqësuesish të organizatave partnere të LDG  dhe FRPD ku përfaqësimi do të jetë, 10 për qind të numrit të përgjithshëm për LDG dhe 10 për qind të numrit të përgjithshëm për  FRPD, të anëtarëve të tjerë të Kuvendit Kombëtar.

 

 

NENI 44

Neni 44/2/b/c/6

Këshilli Kombëtar

2. Këshilli Kombëtar përbëhet nga Kryetari i PDSH-së dhe 150 anëtarë të zgjedhur me votim të fshehtë nga Kuvendi Kombëtar. Brënda këtij numri, janë anëtarë të Këshillit Kombëtar pa iu nënshtruar procesit të votimit, ish-Presidentët, ish-Kryeministrat, ish-Kryetarët e Kuvendit dhe ish-Kryetarët e PDSH-së, që janë anëtarë të PDSH-së në momentin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

2. Janë automatikisht kandidatë:

a) anëtarët në detyrë të Kryesisë së Partisë;
b) kryetarët e degëve të PDSH-së;
c) deputetët dhe ministrat në detyrë, anëtarë të PDSH-së;
ç) kryetarët e Bashkive dhe Kryetarët e Këshillave të Bashkive dhe të Qarkut, që i përkasin Partisë Demokratike;

6. Të drejtën për t’i propozuar vendime Këshillit Kombëtar e kanë Kryetari i Partisë, Kryesia e Partisë, Kryetari i Këshillit Kombëtar, si dhe të paktën ¼  e anëtarëve të tij. Jo më pak se 15% e anëtarëve të Këshillit Kombëtar kanë të drejtën që, në çdo kohë, të propozojnë kandidatë alternativë për çdo funksion politik që zgjidhet nga Këshilli Kombëtar. Vendimet e Këshillit Kombëtar merren me shumicë të thjeshtë. Në rastin e masave disiplinore, vendimet e Këshillit Kombëtar merren me 2/3 e votave. Mbledhjet e Këshillit Kombëtar nuk mund të zhvillohen pa praninë e më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve.

NENI 44

Neni 44/2/b/c/6

Këshilli Kombëtar

2. Këshilli Kombëtar përbëhet nga Kryetari i PDSH-së dhe 150 anëtarë të zgjedhur me votim të fshehtë nga Kuvendi Kombëtar. Jashtë këtij numri, janë anëtarë të Këshillit Kombëtar pa iu nënshtruar procesit të votimit, Deputetët e PDSH në detyrëKryetarët e Degëve të PDSH, kryetarët e Bashkive që i përkasin Partisë Demokratike, ish- Presidentët, ish-Kryeministrat, ish-Kryetarët e Kuvendit dhe ish-Kryetarët e PDSH-së, që janë anëtarë të PDSH-së në momentin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar, si dhe një numër i barabartë me 10 % të anëtarëve të zgjedhur, të cilët vijnë si propozime nga diaspora dhe emigracioni. Lista emërore e  tyre miratohet me vendim të Kryesisë së PDSH.

2. Janë automatikisht kandidatë:

a) anëtarët në detyrë të Kryesisë së Partisë;
b) ministrat në detyrë, anëtarë të PDSH-së;

6. Të drejtën për t’i propozuar vendime Këshillit Kombëtar e kanë Kryetari i Partisë, Kryesia e Partisë, Kryetari i Këshillit Kombëtar, si dhe të paktën ¼  e anëtarëve të tij. Jo më pak se 5% e anëtarëve të Këshillit Kombëtar kanë të drejtën që, në çdo kohë, të propozojnë kandidatë alternativë për çdo funksion politik që zgjidhet nga Këshilli Kombëtar. Vendimet e Këshillit Kombëtar merren me shumicë të thjeshtë. Në rastin e masave disiplinore, vendimet e Këshillit Kombëtar merren me 2/3 e votave. Mbledhjet e Këshillit Kombëtar nuk mund të zhvillohen pa praninë e më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve.

NENI 47

Kryesia e Partisë

1. Kryesia e Partisë drejtohet nga Kryetari i Partisë dhe përbëhet nga:

a)      Kryetari i Partisë;

b)      Dy nënkryetarët e Partisë,

c)      Sekretari i Përgjithshëm;

d)     Kryetari i Këshillit Kombëtar;.

e)      Njëzet anëtarë të zgjedhur me votim të fshehtë nga Këshilli Kombëtar, sipas një liste të miratuar në Kryesinë e partisë me propozim të Kryetarit të Partisë ose kandidaturave të mbështetura nga jo më pak se 15% e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Jo më pak se 30% e antarëve të zgjedhur të Kryesisë duhet të jenë nga gjinia më pak e përfaqësuar.

2. Anëtari i Kryesisë nuk mund të mbajë mandat tjetër përveç atyre të parashikuar në gërmat a), b), c) dhe d) të pikës 1 të këtij neni.

NENI 47

Kryesia e Partisë

1. Kryesia e Partisë drejtohet nga Kryetari i Partisë dhe përbëhet nga:

a)      Kryetari i Partisë;

b)      Dy nënkryetarët e Partisë,

c)      Sekretari i Përgjithshëm;

d)     Kryetari i Këshillit Kombëtar;.

e)      Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike;

f)       Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë;

g)      Njëzet anëtarë të zgjedhur me votim të fshehtë nga Këshilli Kombëtar, sipas një liste të miratuar në Kryesinë e partisë me propozim të Kryetarit të Partisë ose kandidaturave të mbështetura nga jo më pak se 15% e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Jo më pak se 30% e antarëve të zgjedhur të Kryesisë duhet të jenë nga gjinia më pak e përfaqësuar.

2. Anëtari i Kryesisë nuk mund të mbajë më shumë se një mandat tjetër përveç atij të fituar sipas këtij neni.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pas nenit 55 shtohet neni

 

Neni 55/1

Aparati qendror administrativ i partisë

Në përputhje me mundësitë e saj financiare, Partia Demokratike ndërton aparatin e saj  qendror administrativ i cili funksionon sipas një rregulloreje të brendshme. Aparati qendror administrativ drejtohet nga Administratori i Përgjithshëm i Partisë, i cili emëron dhe shkarkon personelin e kësaj administrate. Struktura e  aparatit qendror administrativ përcaktohet me vendim të Kryesisë së Partisë. Administratori i Përgjithshëm  emërohet dhe shkarkohet me vendim të Kryesisë së Partisë.

 

DISPOZITA TRANZITORE

NENI 64

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit

1. Menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij Statuti dhe deri në përfundim të konstituimit të organeve të reja sipas tij, por jo më shumë se për katër muaj, drejtimi ekzekutiv i partisë bëhet nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit.

2. Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit përbëhet nga 29 anëtarë të cilët zgjidhen nga Kuvendi Kombëtar, mes personaliteteve me kontribute dhe autoritet të padiskutueshëm në PDSH. Ky Komision ushtron të gjitha kompetencat të cilat sipas këtij statuti i takojnë organeve qendrore të Partisë, me përjashtim të atyre që i takojnë Kuvendit Kombëtar.

3. Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit vetëmblidhet pas miratimit të këtij statuti dhe zgjedhjes së anëtarëve të tij nga Kuvendi Kombëtar. Ai përfundon ushtrimin e kompetencave të një organi qendror, sapo konstituohet rregullisht organi përkatës sipas parashikimeve të këtij Statuti.

4. Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, përgjatë periudhës së funksionimit të tij, është përgjegjës veçanërisht për organizimin dhe mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore apo referendare në cilindo nivel të organizimit të PDSH.